Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Gjyqtarët dhe prokurorët e kanë nisur me një pagë dhe ndër vite kanë arritur të shumëfishojnë burimet e të ardhurave, por edhe pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme.
Verifikimi veçmas i pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve ka nisur në Nëntor 2016, pas mbylljes së procesit të deklarimit nga ana e tyre, në kuadër të Vettingut.
Ka qenë pikërisht pasuria që ka nxjerrë nga gjykatat dhe prokuroritë disa prej tyre, ndërkaq dhe shumë të tjerë pritet të kenë të njëjtin fat.
Thënë ndryshe, Vettingu është bërë makthi i prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Më të pasur rezultojnë gjyqtarët që kanë punuar në Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese, për të vijuar më tej me gjyqtarët e Apelit. Por, edhe gjyqtarët e shkallës së parë nuk mbeten pas, a thua se kanë qenë në konkurencë me njëri tjetrin se kush bën më shumë pasuri.
CNA.al ka bërë një vëzhgim mbi pasurinë e gjyqtares së Gjykatës Administrative, Elda Vrioni, sipas të dhënave të Open Spending Albania. Në deklaratën fillestare të vitit 2003, gjyqtarja Vrioni, si burim të ardhurash, ka deklaruar pagën, pensionin e babait dhe një aktivitet privat të ushtruar nga nëna si dhe një depozitë në shumën e 100 000 lekëve.
Në vitin 2004 ajo deklaron se ka marrë një kredi prej 10 000 euro për një aktivitet familjar, ndërsa në vitin 2005 ka deklaruar dhe një punë të dytë si pedagoge në një universitet privat. Në vitet 2006, 2007 dhe 2008 nuk ka ndryshim të pasurisë, përveçse shtimit të të ardhurave nga trajnimet ku ka marrë pjesë.
Në vitin 2009, ka blerë 300 000 Lekë një automjejeti tip Ford Fiesta, për të shtuar më tej të ardhurat në vitin 2010, ku ka përfituar 344 411 lekë nga paga si Inspektore pranë Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 632 332 lekë nga paga si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, 23 040 lekë si eksperte pranë Shkollës së Magjistraturës, të ardhura nga mësimdhënia si pedagoge e jashtme gjatë dy semestrave shkollorë pranë universiteteve jopublike: 99 000 lekë nga Universiteti ?UFO?; 102 000 lekë nga Universiteti ?Ëisdom?; 74 250 lekë nga Universiteti Amerikan i Tiranës. Gjithashtu ajo deklaron se ka përfituar 3 000 Euro nga projekti spanjoll AECID në bashkëpunim me Qendrën Europiane për punimin përmbledhjesh vendimesh gjyqësore.
Në vitet 2011 dhe 2012, nuk ka ndryshim të pasurisë, ndërsa në vitin 2013, ka deklaruar edhe të ardhurat e bashkëshortit, gjyqtar, Markelian Koça.
Të ardhurat e tij janë 1 426 188 lekë bruto nga paga si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, bashkë me shpërblimin si anëtar i Komisionit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve. Për të vijuar më tej me shpërblimin prej 479 Euro, përfituar si gjyqtar ad hoc pranë GJEDNJ, si dhe shpenzime udhëtimi dhe hotelerie në vlerën 1 312.7 Euro të parapaguara. Gjthashtu Koça rezulton edhe ekspert që ka përfituar nga Shkolla e Magjistraturës 40 000 lekë bruto
Në viti 2014 çifti i gjyqtarëve, kanë lidhur një Kontratë Sipërmarrjeje me një shoqëri ndërtuese, për ndërtim apartamenti. Fillimisht i janë kaluar subjektit sipërmarrës në datë 23.05.2014 shuma 21 000 euro.
Ndërsa në vitin 2015 ata kanë marrë mbrapsh paratë e e dhëna për apartamentint. Nuk dihet se për çfarë arsye janë penduar por gjyqtarit Koça i janë kthyer 14 000 Euro, ndërsa gjyqtares Vrioni i janë kthyer pas 21 000 euro.
Në vitin 2016, gjyqtarja e Administratives, Elda Vrioni, deklaron se sëbashku me bashkëshortin kanë blerë një apartament 75 000 euro në Durrës dhe 750 448 lekë mobilje, ku si burim deklarojnë 21 mijë euro të ardhurat nga paga ndër vite dhe nga angazhimet e tjera akademike profesionale, 14 000 euro nga bashkëshorti dhe 40 000 euro kredi.
Pagë vjetore si gjyqtare në vlerën 775 000 milion lekë bruto, 635 000 lekë neto.
Të ardhura nga pensioni i babait në vlerën 74 000 lekë.
Të ardhura nga Nëna në vlerën 1 450 000 lekë bruto, 1 300 000 lekë neto, aktivitet privat.
Deklaruesja ka një depozitë bankare në vlerën 100 000 lekë pranë Procredit Bank në Durrës me të ardhura të formuara nga kursimet e familjes.
Të ardhura prej 816 701 lekë neto nga paga si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
Subjekti deklaron marrjen e një kredie prej 10 000 euro në datën 09.12.2004 pranë Bankës Kombëtare Greke për investim familjar,dorëzanës prindërit. Kredia ka afat 7 vjeçar dhe interes 8.9%. Totali i detyrimit në datë 31.12.2004 është 13 524 euro.
Të ardhura prej 809 128 lekë nga paga si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
Të ardhura prej 31 000 lekë nga paga si pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Drejtësisë ? Luarasi?, lënda e drejtë familjare.
Ka paguar shumën prej 1 932.24 Euro bashkë me interesat për kredinë e marrë në Bankën Kombëtare Greke, për shtëpi. Mbetur pa paguar në datë 31.12.2005 vlera 11 593.44 Euro.
Të ardhura prej 817 560 lekësh nga paga si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
Të ardhura prej 119 700 lekë nga mësimdhënia pranë Universiteti jopublik ?Luarasi?.
Ka paguar shumën prej 1932.24 Eurosh për kredinë e marrë në Bankën Kombëtare Greke, për shtëpi. Mbetur pa paguar vlera 9 661.20 Euro.
Të ardhura prej 894 024 lekësh nga paga si gjyqtare në gjykatën e Rrethit Fier nga data 01.01.2007-16.12.2007 dhe si Inpektore në Këshilli i Lartë i Drejtësisë nga data 17.12.2007.
Të ardhura 18 000 lekë si trajnuese, organizator ITAP.
Të ardhura prej 182 610 lekësh nga angazhimi në mësimdhënie pranë Universitetit Jopublik ?Luarasi? si pedagoge e jashtme, lënda E Drejtës Familjare.
Ka paguar shumën prej 1 932.24 Eurosh për kredinë e marrë në Bankën Kombëtare Greke, për shtëpi. Mbetur pa paguar në datë 31.12.2007 vlera 6 466 Euro.
Të ardhura prej 1 159 275 lekë nga paga si Inspektore në Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Të ardhura prej 18 000 lekë si trajnuese me ITAP, mbi temën ?Kontratat?.
Të ardhura prej 128 250 lekë si pedagoge e jashtme pranë Universitetit Jopublik ?Luarasi?.
Të ardhura prej 208 980 lekë nga angazhimi si eksperte në Shkollën e Magjistraturës.
Ka paguar shumën prej 1 403.84 Euro për kredinë e marrë në Bankën Kombëtare Greke, e deklaruar më parë. Mbetur pa paguar në datë 31.12.2008 vlera 5 062.16 Euro.
Të ardhura prej 1 204 612 lekë nga paga, dietat dhe shpërblimet si Inspektore pranë Inpektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Të ardhura prej 16 200 lekë si trajnuese me ITAP, mbi temën ?Kontratat Administrative?.
Të ardhura prej 39 690 lekë si pedagoge e jashtme pranë Universitetit Jopublik ?Luarasi?.
Të ardhura prej 34 560 lekë nga angazhimi si eksperte në Shkollën e Magjistraturës.
Ka shpenzuar 300 000 Lekë për blerjen e një automjejeti lloj Ford Fiesta, blerje e realizuar përmes Kontratës së Shitblerjes të lidhur në datë 09.11.2009.
Ka paguar shumën prej 1 967.88 Euro për kredinë e marrë në Bankën Kombëtare Greke, kredi e deklaruar më parë. Mbetur pa paguar në datë 31.12.2009 vlera 3 130.5 Euro.
Të ardhura prej 344 411 lekë nga paga si Inspektore pranë Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për periudhën Janar-Mars 2010.
Të ardhura prej 632 332 lekë nga paga si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për periudhën Prill-Dhjetor 2010.
Të ardhura prej 23 040 lekë si eksperte pranë Shkollës së Magjistraturës Tiranë.
Të ardhura nga mësimdhënia si pedagoge e jashtme gjatë dy semestrave shkollorë pranë universiteteve jopublike: 99 000 lekë nga Universiteti ?UFO?; 102 000 lekë nga Universiteti ?Ëisdom?; 74 250 lekë nga Universiteti Amerikan i Tiranës.
Ka përfituar 3 000 Euro nga projekti spanjoll AECID në bashkëpunim me Qendrën Europiane për punimin përmbledhjesh vendimesh gjyqësore, në datë 16.03.2010.
Ka paguar shumën prej 1 967.88 Euro për kredinë e marrë në Bankën Kombëtare Greke, kredi e deklaruar më parë. Mbetur pa paguar në datë 31.12.2010 vlera 1 862.76 Euro.
Të ardhura prej 841 833 lekë nga paga si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Të ardhura neto prej 21 600 lekë si eksperte pranë Shkollës së Magjistraturës Tiranë.
Të ardhura nga mësimdhënia si pedagoge e jashtme gjatë dy semestrave shkollorë pranë universiteteve jopublike: 42 250 lekë nga Universiteti ?Ëisdom?; 52 450 lekë nga Universiteti Amerikan i Tiranës.
Ka shlyer shumën prej 1 955 Euro për kredinë e marrë në Bankën Kombëtare Greke, kredi e deklaruar më parë. Detyrimi është shlyer totalisht.
Të ardhura prej 797 181 lekë nga paga neto si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Të ardhura neto 21 600 lekë si eksperte pranë Shkollës së Magjistraturës Tiranë dhe 36 000 lekë nga trajnimi mbi birësimin po pranë kësaj shkolle.
Të ardhura prej 21 000 lekësh nga mësimdhënia pranë Universitetit Ylliria për vitin mësimor 2010-2011 (paguar për to në 2012.).
Të ardhura bruto prej 822 806 lekë ( neto 705 124 lekë) nga paga si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për periudhën 01.01.2013- 04.11.2013.
Të ardhura bruto prej 191 071 lekë ( neto 147 049 lekë) nga paga si gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të shkallës së Parë Tiranë, për periudhën 04.11.2013- 31.12.2013.
Subjekti ka përfituar shumën 58 000 lekë nga interesat e ardhura nga Kontrata e Depozitës pranë Credins Bank. Kjo depozitë u formua nga llogaria e pagës nga gjykata, të deklaruar gjatë vitit 2012 e më parë, me afat 1 vit për shumën 1 000 500 lekë dhe interes vjetor 6.4%..
Të ardhurat e bashkëjetuesit zotit Markelian Koça prej 1 426 188 lekë bruto ( 1 132 163 lekë neto) nga paga si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, bashkë me shpërblimin si anëtar i Komisionit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve( deri në muajin qershor 2013.).
Shpërblimi prej 479 Euro i bashkëjetuesit, përfituar si gjyqtar ad hoc pranë GJEDNJ, në çështjen Haxhia kundër Shqipërisë dhe Mulosmani kundër Shqipërisë, nga të cilat shpenzime udhëtimi dhe hotelerie në vlerën 1 312.7 Euro të parapaguara.
Të ardhura e bashkëjetuesit prej 40 000 lekësh bruto ( 36 000 lekë neto) si ekspert në Shkollën e Magjistraturës.
Subjekti deklarues ka hapur një depozitë të re pranë Credins Bank, përmes Kontratës së Depozitës me afat 1 vit me interes 4.3%. Kontrata u lidh në datë 17.10.2013 dhe me afat maturimi në datë 17.10.2014 . Vlera e depozitës është 2 000 000 lekë, formuar nga të ardhurat totale e krijuara nga pagat mujore pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gjendje e llogarisë pranë bankës Credins në datë 31.12.2013 është 826 436.7 lekë.
Gjendja e mbetur në llogarinë pranë bankës BKT ( nga pagesat e përfituara si pedagoge e jashtme pranë Universitetit jopublik ?Ëisdom?) në datën 31.12.2013 është 31 523.57 lekë.
Gjendja e mbetur në llogarinë pranë bankës Raiffeisen (nga pagat e punës pranë KLD dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë?) në datën 31.12.2013 është 9 542.99 lekë.
Gjendja e mbetur në llogarinë pranë Procredit Bank (nga pagat nga mësimdhënia pranë UFO University) në datën 31.12.2013 është 14 680 lekë.
Të ardhurat në shifrën 1 071 428 lekë nga puna si gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Të ardhurat e bashkëjetuesit Zotit Markelian Koça në vlerën 1 276 964 lekë nga paga si gjyqtar ne Rrethin Gjyqësor Durrës.
Në datë 21.05.2014 është lidhur një Kontratë Sipërmarrjeje me një shoqëri ndërtuese, për ndërtim apartamenti. Fillimisht i janë kaluar subjektit sipërmarrës në datë 23.05.2014 shuma 21 000 euro përmes Alpha Bank. Shumë kjo për pagim të pjesshëm të vlerës së kontraktuar. Shuma prej 21 000 euro u formua nga prishja e depozitës prej 2 000 000 lekë mbi llogarinë e pagës në Credins Bank, si dhe diferenca prej 940 000 lekë e tërhequr nga llogaria e pagës, po pranë kësaj banke.
Tërheqje të ardhurash nga gjendja e llogarisë së mbetur pranë Procredit Bank në shifrën prej 14 680 lekë.
Tërheqje të ardhurash nga gjendja e llogarisë së mbetur pranë BKT-së në shifrën prej 31 523.57 lekë.
Deklaruesja jep gjendjen e llogarisë së mbetur pranë Procredit Bank në shifrën 14 680 lekë.
Paga prej 1 104 069 lekë nga të ardhurat nga puna pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Të ardhura prej 1 500 Euro nga kontrata e bashkëpunimit pranë OSBE si eksperte në aktivitet trajnuese për gjykimin administrativ, paguar përmes Raiffeisen Bank (çekun në datë 06.01.2015 prej 1000 Euro dhe çeqet në datë 04.12.2015 nga 250 Euro secili).
Të ardhura prej 36 000 lekësh nga honorari si eksperte e Shkollës së Magjistraturës në trajnimin vazhdues të gjyqtarëve në datë 26.06.2014, mbi prokurorimin publik.
Të ardhura prej 1 280 284 lekë nga puna e Zotit Markelian Koça, bashkëjetuesi i deklarueses si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Bashkëjetuesit i janë kthyer 14 000 Euro pas zgjidhjes së Kontratës së Sipërmarrjes të lidhur më 21.05.2014 për ndërtim apartamenti. Kthimi është bërë nga subjekti sipërmarrës dhe zgjidhja e kontratës është bërë me deklaratë noteriale mes palëve.
Zonjës Vrioni I janë kthyer 21 000 euro, pagesë e realizuar më parë për një kontratë sipërmarrje ndërtim apartamenti. Kontrata është zgjidhur mes palëve 2. 10. 2015.
Tërheqje nga llogaria pranë Raiffeisen Bank 45 500 lekë.
Gjendje llogarie në datë 31.12.2015 pranë Raiffeisen Bank është 398.42 lekë.
Ka kursyer vlerën 50 000 lekë me hedhje në kartë ( general porpose) në datë 03.03.2015 nga të ardhurat nga puna .
Kursime në gjendje Cash në vlerën 450 000 lekë nga paga vjetore.
Gjendja e mbetur zotit Koça në datë 31.12.2015 pranë bankës Credins nga llogaria e pagës është 11 450 lekë.
Bashkëjetuesi deklaron 1 288 925 lekë shpenzime nga të ardhurat vjetore nga paga.
Gjendja e llogarisë së mbetur së bashkëjetuesit në datë 31.12.2015 pranë Alpha Bank (nga të ardhurat si gjyqtar Ad Hoc pranë GJEDNj si dhe vlera e kthyer së shumës së paguar nga zgjidhja e Kontratës së Sipërmarrjes e datës 21.05.2014 për apartament) është 17 002.52 Euro.
Gjendje llogarie në datë 31.12.2015 pranë Alpha Bank nga të ardhurat e patërhequra të krijuara në vite nga paga si gjyqtar dhe honorare si anëtar i Komisionit te Mbrojtjes së Dëshmitarëve është 957 680.70 lekë.
Shpenzime vjetore 312 000, pakësuar llogaria pranë Bankës Credins.
Të ardhura neto nga paga e deklarueses prej 1 141 021 lekë si gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Të ardhura prej 1 750 Euro nga kontrata e bashkëpunimit pranë OSBE si eksperte në aktivitetet trajnuese për gjykimin administrative datë 09.11.2016, dhe si bashkautore për botimin me temë ?Aktet procedurale në gjykimin administrativ?, financuar nga OSBE.
Të ardhura prej 493 Eurosh neto të bashkëshortit Zotit Koça nga pjesëmarrja si Gjyqtar Ad Hoc në GJEDNJ.
Të ardhura nga dieta ditore dhe për shpenzimet e udhëtimit të paguara nga Këshilli i Europes në vlerën 1 058.88 Euro.
Paga e bashkëshortit nga puna si gjyqtar në vlerën 1 315 363 lekë neto pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës.
Bashkëshortët kanë marrë në datë 20.10.2016 një Kredi Bankare pranë Alpha Bank me vlerë 5 560 000 lekë. Afati i kredisë deri në 24.10.2031, me normë interesi bono thesari plus 1.9% dhe këst mujor 40 856.32 lekë. Kanë shlyer gjatë vitit 2016 vlerën 91 372.58 lekë (nga të cilat 42 770.44 lekë principal dhe 47 602.14 lekë interes). Detyrimi i pashlyer në datë 31.12.2016 është 5 516 229.56 lekë.
Pakësim i llogarisë së të ardhurave të deklarueses pranë Alpha Bank me 21 000 Euro për blerjen e apartamentit.
Gjendja në llogaritë personale nga paga dhe shpërblimet e deklaruara nga Zonja Vrioni në datë 31.12.2016 janë: 88 354.46 lekë pranë Alpha Bank sh.a.(llogaria në lekë); 1 730.14 Euro pranë Alpha Bank sh.a.(llogaria në euro); 130 725.70 lekë pranë Bankës Credins.
Gjendje në llogarinë e përbashkët të kredisë me bashkëshortin pranë Alpha Bank sh.a. 9 887.42 lekë.
Pakësim i të ardhurave të bashkëshortit me 14 000 Euro, nga blerja e apartamentit. Paratë u tërhoqën nga: llogari pranë Alpha Bank me të ardhura të krijuara nga pjesëmarrja si gjyqtar Ad Hoc pranë GJEDNJ; llogaria pranë Credins Bank, krijuar me të ardhura nga mësimdhënia pranë Universitetit UFO; llogaria pranë Banka Raiffeisen krijuar nga të ardhura paga dhe cilësia ekspert pranë shkollës së Magjistraturës.
Bashkëshorti i subjektit deklarues ka shpenzuar 1 561 000 lekë për pasuri të luajtshme ( arredim apartamenti), burimi i të ardhurave nga paga ndër vite, angazhimet e tjera akademike dhe profesionale, pjesëmarrja si gjyqtar Ad Hoc në GJEDNJ.
Gjendje në llogaritë personale nga paga dhe shpërblimet e deklaruara në datë 31.12.2016 nga Zoti Koça pranë Alpha Bank janë: llogaria e mbetur në lekë 14 221.16 lekë; llogaria e mbetur në euro 244.18 Euro.
Zoti Koça në datë 31.12.2016 nuk ka detyrime për Kartën e Kreditit Visa Clasic dhe Kartë Krediti Amerikan Express sipas limiteve të kartës.
Deklaruesja dhe bashkëshorti kanë shpenzuar për një apartament me sipërfaqe 130 m2. Apartamenti ka vlerën 75 000 Euro dhe ndodhet në Durrës. Blerja është kryer sipas Kontratës së Shitjes me kusht, në datë 19.09.2016.
Deklaruesja ka paguar vlerën prej 21 000 Eurosh të formuara nga të ardhurat nga paga ndër vite dhe nga angazhimet e tjera akademike profesionale. 14 000 Euro janë paguar nga bashkëshorti. Ndërsa 40 000 Euro u paguan përmes kredisë të përbashkët pranë Alpha Bank sh.a.
Bashkëshortët kanë shpenzuar 750 448 lekë për pasuri të luajtshme ( pajisje elektroshtëpiake dhe mobilje), burimi i të ardhurave nga paga ndër vite, angazhimet e tjera akademike dhe profesionale./CNA.al
Presidenca ka zbardhur takimin e sotëm që kreu i shtetit ka ...
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Berlin, ka zhvilluar ...
Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra ...
Dy nga autorët e dyshuar, për vrasjen e ndodhur dy ditë më p...
Alkiviades David sipërmarrësi miliarder grek biznesi i të ci...
I lindur në Los Angeles, John Singleton u konsiderua ndër re...
Kryeministri Edi Rama, zhvilloi ditën e sotme, takim me krye...
Nga Jeta DedjaNjë status Facebook-u i javës së kaluar u bë s...
Pak ditë më parë ne rrjetet sociale u lajmërua se filmi “Dy ...
Kryetarët e pesë partive aleate të Partisë Demokratike, kanë...
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama e ka nisur duke publiku...
Për herë të parë një shtet i Shengenit dhe BE ka kërkuar ven...
Stabiliteti në Ballkan është në interes të Europës – me këtë...
Mbrëmjen e djeshme, Sekretari i Përgjithshëm i Lulzim Bashës...
Kryetarët e pesë partive aleate të Partisë Demokratike, PR, ...
Disa ditë më parë krerët e partive opozitare aleate të Bashë...
Vdekja e 53 vjeçares Antoneta Hoxha është ende e paqartë.Ngj...
Policia e Shtetit ka ndaluar ne flagërancë dy persona në Gj...
Gjate këtij muaji duhet t’i kushtoni me shume vëmendje pers...
Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona në Lezhë.Në pranga...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...