web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ushtronin aktivitetin e basteve sportive/ Procedohen penalisht dy persona

29 Prill 2019, 13:53, Aktualitet CNA

Policia e Pogradecit, ka proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit me iniciale G.L dhe K.C banues në Pogradec.

Mbi dy shtetasit e mësipërm rëndon akuza e ?organizimit të lotarive të palejuara?.

Policia gjatë një kontrolli në lokalet e dy shtetasve ka konstatuar ushtrimin e basteve sportive të cilët nga data 1 Janar me vendim qeverie janë të ndaluara në Shqipëri.

Njoftimi i plotë:

Pogradec

Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për vënien përballë përgjegjësisë ligjore të shtetasve të cilët organizojnë lotari të palejuara, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

G.L. dhe K.C., banues në Pogradec.

Gjatë kontrolleve që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në lokalet e këtyre shtetasve konkretisht në lagjet nr 1 dhe 2 në Pogradec, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre aparate celulare, të cilët dyshohet se përdoreshin nga shtetasit e mësipërm për vënien e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga