web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Partia Socialiste me kandidat për Kryeprokuror/ I kundërpërgjigjet Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit

29 Prill 2019, 09:18, Aktualitet CNA

Shqipëria zyrtarisht është pa Prokuror të Përgjithshëm. KLP ka hapur garën e e cila përfundon me 30 Prill 2019.

I pari që ka kandiduar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, është Olsian Çela, prokurori i Krimeve të Rënda. Pas tij u shfaqën dhe dy kandidatë të tjerë, si Fatjona Memçaj nga Prokuroria e Apelit dhe Lulzim Alushaj avokat.

Sot, është njoftuar edhe kandidatura e Arta Markut, megjithëse KLP zyrtarisht tha se nuk kanë pranuar ende aplikimin e saj.

Përplasja duket se do të jetë e fortë, jo për shkak të kandidatëve, po për shkak të atyre që qëndrojnë pas kandidatëve. Po fillojmë nga kandidatja që u lakua sot si garuese për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Arta Marku, ndryshe njihet si prokurorja e Rilindjes apo e Partisë Socialiste. Pas katapultimit nga deputeti socialist Ulsi Manja, ajo u zgjodh me mandat të përkohshëm mes tymit dhe flakadanëve po nga socialistët.

Marku dyshohet se ka bllokuar edhe dosje hetimore, ku janë objekt eksponentë të Partisë Socialiste.

Ndaj kandidimi i saj në  ditët e fundit, të garës, madje në ditën kur KLP është pushim ashtu si të gjitha institucionet shtetërore, duket se është i provokuar nga PS.

Duket se socialistët i kanë garantuar asaj fitoren dhe kanë shtyrë të kandidojë.

Kujtojmë se Arta Marku, së fundmi është kritikuar ashpër dhe nga Komiteti i Helsinkit, për lëvizjet e paligjshme që ka kryer në prokurori.

Pjesa me e madhe e prokurorive në vend, drejtohen nga prokurorë të komanduar. Gjithashtu, Marku do të mbahet mend si kryeprokurorja që ka më shumti padi në gjykata dhe për tepër të humbura.

Gjithashtu, në media është dhënë alarmi, se pas avokatit, Lulzim Alushaj, qëndrojnë Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi. Alushaj  rezulton të jetë avokati i Top Channel, pasi i mbron interesat e Top Story, të strukturuar nga ish-kreu i LIBRA-s apo drejtori i Përgjithshëm i TCH, Ben Blushi.

Kandidatja tjetër, Fatjona Memçaj, është lakuar në media si e preferura e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Duket, se ky i fundit, po tenton që të kapë organin e akuzës nëpërmjet Memçajt.

Lidhja e Llallës me Memçaj arrin deri tek bashkëshorti i kësaj të fundit. Bashkëshorti i saj, Dashamir Alsula rezulton se ka qenë ndihmës ligjor i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, gjatë periudhës prill-dhjetor të vitit 2016

Ndërsa për më pak se një vit, vetë Memçaj ka qenë shefe e kabinetit e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla deri në vitin 2012.

Risjellim në vëmendje se në Janar të vitit 2017, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i ka dërguar Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit Albana Shtylla, listën emërore të prokurorëve që plotësojnë kushtet ligjore për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sipas nenit 220 dhe 221 të ligjit nr. 115/2016. Një ndër emrat ishte edhe prokurorja Fatjona Memçaj.

I vetmi, i cili duket se nuk ka një grup interesi mbrapa, është prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela. Të paktën deri më tani emri i tij nuk është lakuar për prapaskena të tilla./ CNA.al





Lajmet e fundit nga