Rama i nxjerr “simpatizantes” së Iranit foton me kryeshërbëtorin famkeq të Ajatollahëve
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Në një vrojtim mbi pasurinë e familjeve shqiptare, Banka e Shqipërisë gjeti se, 95% e tyre kanë 1-2 prona, por 43% e tyre deklarojnë se nuk zotërojnë asnjë lloj kursimi apo pasurie financiare.
Shqipëria i ka të ardhurat për frymë në nivelet më të ulëta europiane, por zotërimet në pasuri ta paluajtshme janë befasuese. 95% e familjeve shqiptare zotërojnë më shumë se 1-2 prona të patundshme, kryesisht shtëpi banimi. Banka e Shqipërisë anketoi në lidhje me gjendjen e pasurisë 1118 familje dhe gjeti se sipas deklarimeve të tyre, ata zotërojnë1645 prona të patundshme të llojeve të ndryshme. Rezultatet kanë treguar se 95% prej tyre ose 1064 familje zotërojnë 1-2 prona të patundshme, kryesishtshtëpi banimi ose kombinim i një banese dhe një prone tjetër si ?tokë?, ?dyqan?, ?godinë?, etj.
Përafërsisht 3% e familjeve deklaruan se zotërojnëmë shumë se 2 prona të patundshme dhe 2% e të përgjigjurve kanë deklaruar se ?nuk zotërojnë? asnjë pronë të patundshme.
Pasuri të patundshme në nivele të kënaqshme kanë edhe familjet huamarrëse. 94% e tyre zotërojnë 1-2 prona të patundshme në momentin eintervistimit dhe kjo peshë është rritur në gjysmën e dytë të vitit 2018. Në shumicën e rasteve, këto prona janë një shtëpi banimi ose kombinimi i një shtëpie dhe një sipërfaqe toke. 4% e familjeve e tyre deklarojnë se zotërojnë ?më shumë se dy prona? dhe 2% deklarojnë se ?nuk kanë asnjë pronë të patundshme?.
Gjysma e familjeve nuk zotërojnë kursime
Teksa zotërimi i pasurive është në nivele tëadmirueshme, pothuajse nga të gjitha familjet, gati gjysma e tyre nuk zotëron asnjë pasuri financiare si llogari bankare apo depozita.
Nga përgjigjet e dhëna, rezulton se 43% e totalit të familjeve të kampionit të vrojtuar deklaruan se nuk zotërojnë asnjë lloj pasurie financiare dhe kjo ështërritur me 14 pikë përqindje krahasuar me vrojtimin e kaluar.
Duke analizuar vetëm pjesën e familjeve që kanë deklaruar pasuri financiare të formave të ndryshme (duke përjashtuar rastet që ?nuk kanë asnjë llojpasurie financiare?), rezulton se ?depozitat dheose llogaritë bankare? vijojnë të mbeten lloji kryesor i investimit financiar, si në rastin e totalit të kampionit të familjeve,64% e rasteve të raportuara.
Nga ana tjetër, duket se familjetu janë drejtuar formave të tjera të investimit të pasurisë financiare brenda sistemit (në total), pasi pesha totale e tyre ka shënuar rritje krahasuar me 6-mujorin e kaluar, përkatësisht me 5 pikë përqindje të totalit të familjeve. Kontributin kryesor në këtë rritje e ka pasur rritja e rasteve të investimit në fonde private tëpensionit.
Në përgjithësi, pesha e rasteve të mbajtjes së pasurisë financiare brenda sistemit depozita/llogari bankare, investime të tjera), ka shënuar rënie si për grupin e familjeve huamarrësve dhe për totalin e familjeve, e ardhur kryesisht nga rënia e peshës së depozitave/llogarive bankare në strukturën e pasurisë financiare të familjeve.
Të ardhurat nga vijnëdhe shpenzimet ku shkojnë
Gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2018, struktura e shpërndarjes së familjeve sipas nivelit të të ardhurave, duket se është zhvendosur pak drejt niveleve mesatare të të ardhurave krahasuar me 6-mujorin e kaluar.
Kështu, pjesa më e madhe e familjeve (rreth 53% e tyre) vijojnë të mbeten në nivelin ?17-50 mijë lekë?, ndërsa rreth 28% e tyre i përkasin nivelit të të ardhurave mujore ?50-100 mijë lekë?. Krahasuar me vrojtimin e kaluar, të dyja këto pesha janë rritur respektivisht me 1 pikë përqindje.
Në shpërndarjen e familjeve, sipas nivelit të shpenzimeve të domosdoshme të jetesës, pjesa më e madhe (rreth 52% e të përgjigjurve) vijojnë të deklarojnë shpenzime mujore në nivelin ?20-50 mijë lekë?, dhe kjo peshë është rritur me 2 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar, dhe me 1.6 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Nga ana tjetër, pesha e familjeve që deklarojnë shpenzime në nivele të larta (?mbi 50 mijë lekë në muaj?) ka shënuar rënie të lehtë në terma 6-mujorë, por është rritur në terma vjetorë.
Prirja e kundërt vihet re në rastin e dy grupeve me nivelet më të ulëta të shpenzimeve. Si rezultat, struktura e shpërndarjes së familjeve sipas nivelit të shpenzimeve, duket disi e zhvendosur drejt një niveli më të lartë shpenzimesh mujore.
Indeksi i të ardhurave dhe indeksi i shpenzimeve kanë shënuar rritje gjatë periudhës së vrojtuar, duke rezultuar në vlera të përafërta. Gjithsesi, rritja e indeksit të të ardhurave ka qenë pak më e lartë se ajo e indeksit të shpenzimeve, duke rezultuar në një përmirësim të lehtë të balancës midis të ardhurave dhe shpenzime të familjeve.
Euroizimi i të ardhurave të familjeve shqiptare vijon të mbetet i ulët, ku vetëm 14% e të përgjigjurve deklarojnë se kanë të ardhura në valutë (kryesisht në euro) në raporte të ndryshme ndaj totalit të ardhurave mujore. Kjo peshë ka mbetur e pandryshuar në dy vitet e fundit.
Burimet e të ardhurave
Numri total i anëtarëve të familjeve që sigurojnë të ardhura nga punësimi apo vetëpunësimi në sektorët shtetërorë, privatë ose burime të tjera, ka shënuar rritje në terma 6-mujorë (me 2.2%) dhe në terma vjetorë (me 1.8%).
Në vitin gjashtëmujorine dytë 2018, rritja në terma vjetorë ka ardhur nga rritja e të punësuarve në sektorin privat (me 3.9%) dhe rritja e numrit të tëvetëpunësuarve (me 7.6%), ndërkohë që numri i të punësuarve në sektorin shtetëror ka rezultuar në rënie me 11.7% gjatë vitit.
Numri i familjeve që kanë deklaruar dhe burime të tjera të qëndrueshme të ardhurash (si qira, interesa bankare etj.) është rritur lehtësisht, duke arritur në 11% të tëpërgjigjurve ose gjithsej 118 familje. Në këtë grup familjesh, rreth 59% e tyre deklarojnë si burime alternative të ardhurash ?interesat nga kursimet (depozita, bono thesari etj.)?, 25% deklarojnë të ardhura nga ?qiradhënia e pronave? dhe 4% nga ?interesa të fituara nga para të dhëna hua të tretëve?. Pjesa tjetër e familjeve deklarojnë kombinim burimesh, kryesisht nga qiradhënia dhe interesat nga kursimet.
Niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve në tërësi, është rritur gjatë periudhës së vrojtuar. Rritja e të ardhurave ka qenë disi më e lartë në krahasim me shpenzimet, gjë që ka sjellë një përmirësim të lehtë të balancës financiare (të ardhura ? shpenzime) të familjeve.
26% e familjeve me borxhe
Rreth 26% e familjeve deklaruan se 6-mujorin e dytë të vitit 2018 kanë hua për të paguarpavarësisht llojit, burimit apo vlerës së kësaj huaje. Kjo peshë ka rënë me 2 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë, duke mbetur nën mesataren historike të vrojtuar. Te këto familje, indekset e të ardhurave dhe të shpenzimeve kanë shënuar rënie gjatë periudhës.
Rreth 70% e vlerës së huasë është siguruar nga burime formale dhe 30% nga burime joformale. Kjo strukturë reflekton rënien e ndjeshme të huamarrjes formale krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe krahasuar me një vit më parë. Në përbërjen e tepricës sëhuasësipas monedhës, rezulton se rreth 86% e saj deklarohet në lekë, ndërsa 14% në euro.
Sipas qëllimit të përdorimit, rreth 27% e tepricës së huasë deklarohet për blerjen/riparimin e një prone, 44% për zhvillimin e një biznesi dhe vetëm 9% për konsum. Gjatë periudhës së vrojtuar, pesha e huamarrjes për ?blerje/riparim prone? ka shënuar rënie, ndërkohë që pesha e huamarrjes për ?zhvillim biznesi? dhe për ?konsum? është rritur.
Sa është i përballueshëm borxhi
Shumica e familjeve huamarrëse (82%) deklarojnë që kësti ihuasë nuk ka ndryshuar gjatë 6-mujorit të dytë 2018. Balanca neto e pjesës tjetër të përgjigjeve tregon për një rënie të këstit të kredisë gjatëperiudhës, por me një ritëm më të ulët krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar. Rreth 59% e familjevehuamarrëse deklarojnë se aftësia e tyre paguese nuk ka ndryshuar, ndërsa balanca neto e pjesës tjetër të përgjigjeve rezulton në përmirësim të aftësisë së tyre paguese, krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë. Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, rreth 80% e familjeve nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese, ndërsa balanca neto e pjesës tjetër të tëpërgjigjurve tregon për pritje më të dobëta. Mundësia për të marrë hua gjatë pjesës së parë të vitit 2019, vlerësohet disi në rënie krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe krahasuar me një vit më parë, gjë që dëshmon për një kërkesë ende të paqëndrueshme të familjeve për huamarrje.
Në rreth 31% të rasteve të raportuara, huamarrja e familjeve rezulton në formën e
kredisë nga institucione financiare, ku 27% e rasteve janë në trajtë kredie dhe 4% janë në trajtë kartash krediti dhe overdraft. Kjo peshë ka shënuar rënie me rreth 7 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe me 4 pikëpërqindje krahasuar me një vit më parë. Në rreth 44% të rasteve, huamarrja deklarohet në formën e prasë në dorë, duke shënuar rritje me 6 pikëpërqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe rritje me 3 pikë %. Peshë të konsiderueshme vijon të ketë zëri ?mall i papaguar? (22% e rasteve të huamarrjes), por në rënie gjatë periudhës së vrojtuar./ Monitor
Paraditja do të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare...
DASHI 21. mars – 20. prill Nëse jeni ne një lidhje, ambient...
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Kryeqytet edhe një...
Poicia ende vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarj...
Një përplasje me armë zjarri ndodhi, pak më parë, në qendër ...
BinjakëtKëtë muaj shenja e binjakëve do të jete e fokusuar t...
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur vetëm pak minuta më ...
Në zgjedhjet parlamentare në Spanjë, partia e kryeministrit,...
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Para...
Roza Lati njihet si një prej personazheve e cila ka dashuri ...
Prej 4 vitesh këngëtarja shqiptare Ronela Hajati, është në q...
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 23-vjeçari...
Debati i ashpër mes Kastro Zizos dhe artistes Inida Gjata, e...
Çlirim Shahini, i cili drejtonte Prokurorinë e Lushnjës u sh...
Në kuadër të takimeve, “Për Bashkinë që duam”, kryeministri ...
Këngëtarja shpjegoi se komente të tilla e motivojnë për të p...
Një aksident me pasojë plagosjen e një të riu ka ndodhur pas...
Banorët e zonës së Astirit në Tiranë, vijojnë të protestojnë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me ftesë të In...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një vizit...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...