web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përfundon mbledhja e PD-së/ Njihuni me vendimet

26 Prill 2019, 16:55, Aktualitet CNA

Është mbyllur mbledhja e zhvilluar nga Lulzim Basha me ish deputetët dhe kryetarët e degëve të PD-së në rrethe.

Mësohet se Basha ka kërkuar përkushtim maksimal të kryetarëve të degëve për pjesëmarrje sa më të lartë në protestë.

?Rama do të pritet me protestë në çdo qytet ku shkon. Njëjtë me ditën e sotme në Shkodër të bllokohen rrugët kur vjen Rama. Të shkohet derë më derë për të përcjellë mesazhin për sa më shumë pjesëmarrës?,-mësohet të ketë thënë Basha.

Në mbledhje u vendos që çdo të Enjte të ketë një përshkallëzim proteste me bllokim rrugësh, si protesta që u zhvillua ditën e djeshme.

Nesër pritet që opozita të protestojë në qytetin e Elbasanit, ku pritet të shkojë kryeministri Edi Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga