Mediu kundër Bashës/ Kërkon ndryshim të Sistemit Zgjedhor
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu i qenë prezent në studion e emisi...
Ministria e Shëndetësisë në një reagim të shpërndarë për mediat i është përgjigjur deklaratave dhe premtimeve të kreut të PD-së, Lulzim Basha për sektorin e shëndetësisë.
Ministria i quan premtimet e Bashës boshe dhe gënjeshtra për të ardhur në pushtet.
Në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë janë bërë disa krahasime me kohën kur PD ishte në pushtet dhe Basha mbante poste të rëndësishme.
Reagimi i plotë:
Një pasqyrë ku shqiptarët të shohin gënjeshtrat e Lulzim Bashës për shëndetësinë
Premtim bosh apo mea culpa ishte ky i Kryetarit të PD për shëndetësinë?
Premtim i zbrazët për të ardhur në pushtet përmes artit të gënjeshtrës, që pak kush e njeh si ai, apo mea culpa për trajtimin që qeveritë e njëpasnjëshme ku ai ka qenë pjesë e rëndësishme, u kanë bërë profesionistëve të shëndetit?
Zotohet me shpresën që do u hedhë hi syve punonjësve të sektorit të shëndetësisë, apo bën mea culpa për një kohë kur, denigrimi i mjekëve dhe infermierëve nuk shprehej vetëm me një trajtim financiar qesharak, por edhe me kushte pune të mjera, ku minjtë proverbialë ishin po aq të kudogjendur, sa edhe gënjeshtrat në fjalimet e Kryetarit të PD për shëndetësinë.
Një kohë që ka ikur, për të mos u kthyer kurrë më!
Kur flet për shëndetësinë në gjendje kome, ka parasysh gërmadhat që la pas qeveria e tij, apo 80 qendrat shëndetësore ku qytetarët shqiptarë kanë filluar tashmë të marrin shërbime cilësore dhe me standarte. Të cilat deri në fund të mandatit, do të bëhen 300.
Kur flet për keqmenaxhim të burimeve njerëzore, e ka fjalën për fenomenin e punësimeve me pagesë nën dorë të infermierëve, në kohën e qeverisë ku Kryetari PD-së ishte pjesë, apo e ka fjalën për ndalimin absurd të specializimeve të mjekëve, që krijoi një boshllëk të rrezikshëm në plotësimin e spitaleve rajonale me profesionistë të shëndetit? Se me siguri nuk ka si të jetë duke folur për realitetin sot, ku infermierët punësohen vetëm falë MERITËS, nëpërmjet një procesi transparent, që është vite drite larg atyre që nxjerr nga goja kryetari i PD.
Kur flet për Buxhetin më të ulët, kthehet me mendjen e tij në kohën e Buxhetit mjeran që qeveria e tij i akordonte sektorit të shëndetësisë? Se me siguri, nuk e ka fjalën për Buxhetin që merr Shëndetësia sot, 43.3% më i lartë se në 2013-ën.
Kur flet për barnat, e ka fjalën për 40 milionë USD borxhe vetëm në sektorin e Shëndetësisë, që u trashëguan nga qeveria e tij, ku edhe serumi e barnat bazë, rrallëkund gjendeshin në spitale? Se me siguri, nuk ka si të jetë duke folur për realitetin e sotëm, ku tashmë ne kemi plotësuar Listën esenciale të barnave në çdo spital, kemi rritur 30 milion USD buxhetin e barnave të rimbursueshme, i kemi dhënë një herë e përgjithmonë zgjidhje furnizimit me herceptinë, një bar të cilin sot e merr falas çdo grua, e cila vuan nga kanceri i gjirit.
Kur flet për oligarkët në sistemin farmaceutik, ka në mendje çmimet abuzive, të cilët nuk njohën një herë ulje në kohën e qeverisë ku shërbeu devoshmërisht edhe kryetari i PD, e kur barnat bliheshin më shtrenjtë se sa në vendet e origjinës? Se nuk ka si të jetë duke folur për çmimet e barnave sot, ulja me 30% e të cilave, u ka kursyer shqiptarëve mbi 70 milionë dollarë.
Kur flet për rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët, e ka fjalën për pagat tallëse të një kohe që nuk vjen më? Se me siguri, nuk ka si të jetë duke folur për rritjen 35% që kjo qeveri u ka bërë pagave në 5 vite. Pagesa për mjekët në spitale bashkë me shërbimin roje që kemi dyfishuar është mesatarisht 920 euro në muaj, ndërkohë që përfitojnë 2.5 milion lekë mbi pagën në muaj, kur shërbejnë aty ku ka mungesa për mjekë specialistë, të shkaktuara prej politikës dritëshkurtër të atyre që sistemin shëndetësor e çuan në kolaps.
Kur lexon mundimshëm shifrat që i vënë para për treguesit shëndetësorë, flet për një kohë kur të sëmurët humbnin jetën në urgjenca kardiake, për shkak se u vihej dryni pas orës ?16:00, si dhe në fundjavë? Se me siguri që nuk e kanë informuar për më shumë se 3600 jetë të shpëtuara qysh prej fillimit të funksionimit të kësaj urgjence ?24/7, as për 28400 qytetarët që kanë përfituar FALAS paketat e kardiologjisë në spitalet publike dhe jo-publike. duke u kursyer qytetarëve më shumë se 60 milion euro.
Kur përmend renditjen ndër vendet e Evropës, ka parasysh përjashtimin që u bënte qeveria e tij qytetarëve të pasiguruar, të cilët duhej të shkundnin xhepat, edhe kur vizitoheshin nga Mjeku i Familjes? Se nuk ka si të jetë duke folur për 600 mijë të PASIGURUARIT, që sot përfitojnë nga skema e rimbursimit çdo shërbim shëndetësor FALAS, duke ndjekur sistemin e referimit.
Kur sulmon verbërisht partineritetet publik-privat, e ka fjalën për pagesën 8100 lekë nga xhepi që çdo qytetar paguante për kontrollin e përvitshëm, apo për veglat e ndryshkura, që e kishin kthyer bashkëjetesën me infeksionet në një normalitet të hapësirave tona spitalore? Sepse me siguri nuk e ka fjalën për analizat mjekësore, që sot shqiptarët i përfitojnë FALAS, pranë çdo qendre shëndetësore, kudo ku jetojnë, as për standartet evropiane me të cilat kryhen sot ndërhyrjet operatore, në çdo sallë operacioni në spitalet tona. Pa përmendur dializantët, që e mbajnë mirë mend kohën kur duhej të udhëtonin 4-5 orë për një seancë dhe sot e marrin shërbimin pranë vendbanimit, me standarte të larta.
Qytetarëve shqiptarë u vlejnë këto fakte dhe qindra të tjera, si një pasqyrë e mirë për t’ia vënë përballë kryetarit të arratisur opozitar, sa herë që zgjohet dhe hap thesin e të pavërtetave për sistemin e shëndetësisë.
Për sa na takon, do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë për ta përmirësuar sistemin, të vetëdijshëm se ka ende shumë gjëra që duhet të përmirësojmë, se ka ende premtime që duhet të përmbushim, se ende nuk kemi mbërritur atje ku duam të na shpjerë vizioni që ne kemi për shëndetësinë.
Duke folur me vepra në vend të fjalëve. Të bindur për aftësinë dhe mençurinë që kanë qytetarët shqiptarë, për të bërë dallimin mes kujt flet me punë dhe kujt me gënjeshtra./CNA.al
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu i qenë prezent në studion e emisi...
Një gomone me 1.5 ton Kamabis është kapur në brigjet italian...
Ish deputeti demokrat Agron Shehaj, ka reaguar në lidhje me ...
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar pas sk...
Një 47-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Pograde...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pasi e akuzuara El...
Ditën e sotme disa portale kanë raportuar se administrata do...
Ndërkohë që me datë 2 maj përfundon afati për dorëzimin e kë...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar sot detaje tron...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka përshëndetur sot operac...
Pronari miliarder i Asos Anders Holch Povlsen konfirmoi pak ...
Tracy Clark-Flory, gazetare eksperte në shkrimin e artikujve...
Selena Gomez ka folur për terapitë, të qenit vetëm dhe album...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar sërish sot në ...
Deputeti i Bundestag-ut, njëkohësisht Kryetar i Komisionit p...
Shumë prej nesh kanë filluar të mendojnë e të planifikojnë p...
Eneda Tarifa, Ajola Xoxa, Landi i “West Side Family” dhe Eri...
Agjencia e Shëndetësisë e Kombeve të Bashkuara rekomandoi që...
Met Gala gjithmonë zhvillohet të hënën e parë të muajit maj,...
Aktorja dhe modelja amerikane nga Florida u bë e famshme për...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...