web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tronditëse/ Si i vidhnin sekretarët e partive fëmijët në maternitet

15 Prill 2019, 17:35, Aktualitet CNA

Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, jo pak nëna kanë vajtuar fëmijët e tyre të gjallë. Në maternitet u thuhej se kanë vdekur, por në fakt bebet ndërroheshin. Njerëzit me pushtet që u vdisnin fëmijët gjatë lindjes, i ndërronin ata me fëmijë të shëndetshëm.

?Kemi shumë raste në Shqipëri kur ju kanë thënë në maternitet se ju ka vdekur fëmija. Sekretari i partisë apo njerëz të tjerë me pushtet në atë kohë pasi ju kishte vdekur fëmija i tyre donin me çdo kusht t?i thoshin gruas se e kishte fëmijën gjallë. Prisnin në maternitet 2-3 ditë që të vinte dikush, t?i linin fëmijën e vdekur tjetrit dhe të merrnin fëmijën e tij. Këto histori kanë ndodhur në kohën e komunizimit, janë shumë të vështira, por ne kemi mekanizma të tjerë për t?i gjetur??, ka deklaruar Pjetra./GSH.al





Lajmet e fundit nga