web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Troja” në protestën e opozitës/ Reagon vokalisti i grupit: Po më vjedhin

13 Prill 2019, 17:47, Aktualitet CNA

Një nga pjesëtarët e grupit të mirënjohur ?Troja?, Bujar Berish, ka reaguar në lidhje me përdorimin e këngës së tyre në protestën e opozitës.

Përmës një postimi në rrjetet sociale, vokalisti shkruan se kur janë në opozitë përdorin këngët e grupit ?Troja?, ndërsa kur vijnë në pushtet festojnë me Çiljetën e Medën.

?Dy fjale per demagogjine e partive politike Shqipetare (Kosove Shqiperi)!

Kur jane ne opozite perdorin kenget e grupit Troja ne protesta kunder qeverise, e kur e marrin pushtetin, festojne me Qiljeten e me Meden…

Paramendone cfare reforma mund te beje dikush qe e perdore pronen e dikujt pa e pyete ( e vjedh djersen e tjetrit)ne te njejten kohe qe akuzon tjetrin per hajni??- shkruan vokalisti. /CNA.al





Lajmet e fundit nga