web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama ikën jashtë vendit/ Salianji: Ka frikë nga qytetarët

13 Prill 2019, 15:23, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet jashtë vendit. Ndërkohë nga ana tjetër opozita ka zhvilluar protestën e rradhës përpara Kryeministrisë.

Përmes një prononcimi për mediat ish-deputeti Ervin Salianji tha se fakti që Rama largohet sa herë që ka protesta, do të thotë që ka frikë nga qytetarët.

?Mesazhi është i qartë. Kryeministri ka frikë nga populli i vet. Këtu krijohet një hendek i madh mes popullit dhe Kryeministrit. Fakti që sa herë ka protesta ai largohet do të thotë që ka frikë nga qytetarët?,- tha Salianji. /CNA.al





Lajmet e fundit nga