Cilat do të jenë shenjat më me pak fat në dashuri këtë fundjavë?
1. GaforrjaMosmarrëveshja familjare do të shkaktojë një argu...
Gjykata Administrative ka pranuar padinë e Bujar Sheshit ndaj Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit
Gjyqtari Emiljano Ruli, ka vendosur të pranojë padinë e ngritur nga prokurori dhe njëherësh anëtari i KLP -së, Bujar Sheshi ndaj Autoritetit të për Informimin mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, AIDSSH, për shfuqizimin e aktit administrativ ku ai cilësohet si ?bashkëpunëtor? dhe ?anëtar? të ish-Sigurimit të Shtetit.
Vendimi i administrative ka çuar në reagimin e AIDSSH -së, e cila nuk do të ndalet këtu.
CNA.al ka siguruar ekskluzivisht pjesë nga dosja, me të cilat AIDSSH vërteton se Sheshi, anëtar i KLP ka qenë bashkëpunëtor i ish sigurimit të shtetit.
Provat e dokumentuara
Në dosjen AIDSSH, thuhet se emrin Bujar e gjejmë të të gjitha dokumentet autentik të krijuara nga struktura të ish-Sigurimit të Shtetit dhe ato të administruara nga Autoriteti, si dhe te vetë Formulari i Aplikimit të plotësuar nga z. Sheshi, dhe ky emër është i pakontesueshëm dhe nga vetë pala e paditëse.
“Mbiemrin Shesha e gjejmë te dokumenti autentik i krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit si, Kartela Model 2, nr.8023, me këto të dhëna, “Bujar Rasim Shesha”, në Fletën e Regjistrit me të dhënat 14.12.1974, Shesha Bujar Rasim, si mbiemër tjetër i mëparshëm i përdorur nga familja Sheshi të deklaruar nga z. Sheshi në kolonën me mbiemra të tjerë, në pikën 4 të Formularit Tip të Aplikimit për kërkesat institucionale, në Çertifikatën Familjare të paditësit, ku i referohet Regjistrit Themelatar të Shtetasve të vitit 1974, ku mbemri figuron Shesha për paditësin dhe familjarët e tij, certifikatë kjo e lëshuar me datë 24.04.1979, dokument ky i gjendur në Listën regjistruese të dokumenteve që ndodhen në D.P. te z. Sheshi (Shesha) etj”, thuhet në dokument.
Për më tepër datëlindjen e z. Sheshi (Shesha) e vitit 1957, AIDSSH e gjen te të gjitha dokumentet autentik të administruar nga autoriteti të krijuara nga struktura të ish-Sigurimit të Shtetit, te vetë formulari i Aplikimit të plotësuar nga z. Sheshi, si dhe në dokumentacionin që ndodhet në Listën regjistruese të dokumenteve që ndodhen në D.P. të z. Sheshi (Shesha) etj.
Ndërsa vendlindjen Tiranë e gjen tek dokumenti Kartela Model 2, nr.8023, e krijuar nga ish-sigurimi i shtetit, te vetë formulari i Aplikimit të plotësuar nga z. Sheshi, si dhe në Listën regjistruese të dokumenteve që ndodhen në D.P. të z. Sheshi (Shesha) etj.
“Për më tepë nga kqyrja e dokumentacionit të administruar nga Autoriteti njëherazi vërejmë se: Adresa e banimit të paditësit, nga krahasimi midis propozimit për pranimin e Bujar Sheshit Student në Shkollën e Lartë të MPB (dokument ky i gjendur në DP të z. Sheshi) ku rezulton, banues në Lagje 8, Rruga “4 Shkurti””, thuhet më tej në dokument.
Dosja me numër arkivor A9299
Sipas AIDSSH pretendimi që paraqet paditësi, Bujar Sheshi nuk qëndron.
“Kjo është e lidhur direkt me vërtetësinë e dokumentacionit që disponon Autoriteti, si Dosja me numër arkivor A9299 Fondi 2 “Regjistri i kuadrit oficer të ish MPB”, ku gjenden dokumentet e poshtëshënuara dhe paditësi rezulton se:
Është diplomuar në Shkollën e MPB dega/profili Sigurim dhe në datën 12.07.1979 është dërguar në dispozicion të DPB Fier në sektorin e hetuesisë.
Në datën 01.08.1979 deri në dt 30.09.1983 është emëruar si hetues po pranë kësaj dege.
Në kollonën Përgjegjësitë si Oficer Rezervist shënohet, titullohet Oficer me vjetërsi nga data 16.7.1979. 4.
Në kolonën Përgjegjësitë që ke pasur dhe ke në Parti, Pushtet, Organizatat e Masave (fiksione të zgjedhura) rezulton paditësi, Anëtar i BRPSH, në Organizatën e Kuadrit të Sigurimit të Shtetit në MPB data e fillimit 10.11.1978″, fakton AIDSSH.
Pra, thuhet në tej në dokumenta, kemi një proces zinxhir të detyrave të mbajtura nga paditësi të lidhura ngushtësisht me struktura të ish-Sigurimit të Shtetit dhe në këtë këndvështrim duke marrë në konsideratë profilin e sigurimit në shkollën e lartë të MPB, titullin oficer mbas mbarimit të kesaj shkolle, detyrë kjo që i përket funksioneve stnikturore të përfshira në ish-Sigurimin e Shtetit, investuan Autoritetin për te bërë klasifikimin e paditësit si anëtar, i ish Sigurimit të Shtetit, e lidhur kjo dhe më kërkesën e ligjit 115/116 ” Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtesisë”.
“Arsimi sipas Kartelës Model nr. 2, nr.8023 (dokument ky i krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit) rezulton të jetë nxënës në Shkollën e Mesme “P.N.Luarasi” Tiranë, dhe po njësoj rezulton në Listën regjistruese të dokumenteve që ndodhen ne DP në kolonën, “Ku ke studiuar dhe punuar” gjendet rrjeshti i parë Shkolla e Mesme “P.N.Luarasi” Tiranë.
Pasaktësitë e konstatuara përsa i përket vetëm emrit të Babait të padiësit (Bujar Sheshit), ku tek kartela Kartela Model 2, nr.8023, me këto të dhëna, Bujar Rasim Shesha, tek Fleta e Regjistrit me të dhënat 14.12.1974, Shesha Bujar Rasim, tek seti i dokumenteve që gjenden tek D.P. e kuadrit të z. Sheshi ku emri i babait figuron Ramis, të cilat ndryshojnë nga Formulari Tip i Aplikimit i plotësuar nga z. Sheshi, ku emri i babait na rezulton Ramiz.
Për këtë arsye, mbështetur ne Nenin 5 pika 1 të ligjit 45/2015, “Per të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Autoriteti mbledh, ruan, administron dhe përdor dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, sipas këtij ligji, sipas nevojës, edhe informacionet nga regjistri qëndror i gjendjes civile”, thuhet më tej në dokumentin e siguruar nga CNA.al.
Në këto rrethana Autoriteti i është drejtuar Drejtorisë së Pergjithshme te Gjendjes Civile, për një informacion më të plotë për të saktësuar nëse ka persona të tjerë me këtë identitet apo gjeneralitete të përaferta me të, si Bujar Ramis Sheshi ose Shesha apo Bujar Rasim Shesha.
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, me shkresën nr.S-13/1 protokolluar me datë 16.01.2019, drejtuar Autoritetit, na bën me dije se, pas verifikimeve të kryera në Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile të vitit 2010, rezulton se, me të dhënat e paraqitura (emër, emri i babait, mbiemër) Bujar Ramis Sheshi ose Shesha, nuk figuron të jetë i regjistruar asnjë shtetas, me të dhënat e paraqitura (emër, emri i babait, mbiemër) Bujar Rasim Shesha, nuk figuron të jetë i regjistruar asnjë shtetas.
Procesverbali që nxjerr zbuluar Sheshin
Për më tepër Autoriteti i Dosjeve disponon dhe një procesverbal, ku është marrë në pyetje nga organet hetuese, i pandehuri Petraq Xhaçka.
Gjatë marrjes në pyetje, rezulton se ka qenë i pranishëm dhe Bujar Sheshi, pasi ka hedhur firmën në fund.
CNA.al po sjell një pjesë nga procesverbali.
“…..Unë nuk e di se kush i mban në lidhje këta të dy, ndoshta i mban ristaqi. Gjithashtu në këtë aktivitet armiqësor si agjent zbulimi sovjetik edhe Ilmi Halimi i cili punon prej kohësh në ministri. Por, këtë mua ma ka thënë Filip Nashi, por unë vetë nuk i jam shfaqur atij ndonjëherë. Po Lipja më ka thënë se ne edhe Vllas Janopulli, është agjent i zbulimit sovjetik, por unë vetë as këtë nuk e kam takuar. Tjetër gjë tani për tani nuk kam për të thënë. Procesverbalin e lexova dhe pashë që thëniet e mia, janë shkruar drejt e nënshkruaj|, thuhet në procesverbalin e nënshkruar, nga i pandehuri Petraq Xhaçka, nga hetusit Reshat Leskaj dhe dhe Bujar Sheshi dhe Qemal Lame, kryetar i hetuesisë së përgjithshme./CNA.al
1. GaforrjaMosmarrëveshja familjare do të shkaktojë një argu...
Prej disa ditësh Jonida Maliqi ndodhet në Izrael ku Shqipëri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e djeshme...
Një shtetas shqiptar i dënuar nga Gjykata e Durrësit me 15 v...
Ish-kryeministri Sali Berisha ndërsa ka komentuar protestën ...
Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë, LDE si parti e djathtë...
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor gjatë muajit mars ka kry...
Ngjarja e 9 prillit në Rinas, ku 10 milion euro u grabitën n...
Një person ka rënë në prangat e policisë kufitare të Kakavij...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaron se...
Një incident ka ndodhur rreth orës 09:35 të paradites së sot...
Ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili k...
Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës si dhe ës...
Pedagogu i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Jamarbër Mallt...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish sot në lidhj...
Një 35-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla vlerës...
Ky njeri është shumë më errët nga ç’mund të mendojë dikush. ...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e r...
Prej rreth dy muajsh, opozita bashkuar ka vendosur djegien ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...