Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Helidon Bendo u komandua në krye të SHISH që në 30 tetor të vitit 2017, ndërsa 12 muaj më vonë, u zytarizuar nga Presidenti Ilir Meta, i cili e dekretoi
Bendo erdhi në krye të SHISH, pas shkarkimit të Visho Ajazit. Ishte Kryeministrit Edi Rama, që e propozoi për të udhëhequr SHISH, ndërkohë që ai ishte pjesë e tij.
Bendo rezulton me një eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si, Inspektor terreni, kryetar dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.
Zyrtarisht kreu i SHISH njiihet me emrin Helidon Bendo, por emri i tij i dytë është Johan Bendo. Të paktën sipas asaj që vetë Bendo ka deklaruar në formularët e dekriminalizimit.
Në formular ai shkruan se këtë emër e ka përdorur gjatë qëndrimit të tij në Greqi nga korriku i 1991 deri në nëntor 1993 si emigrant. Kjo ishte sa i përket anës profesionale, por dhe në aspektin ekonommik, rezulton se Bendo ndjek nga pas gjyqtarët, prokurorët dhe politikanët.
CNA.al, ka bërë një vëzhgim të pasurisë së kreut të SHISH, nga viti 2003 deri në vitin 2017, sipas të dhënave të Open Spending Albania.
Në deklaratën fillestare të vitit 2006 ai thotë se posedon një shtëpi dykatëshe me sipërfaqe ndërtimi 130 m2 dhe të truallit me sipërfaqe 514 m2. Shtëpia ka vlerën 4 200 000 lekë, është ndërtuar në vitin 2003. gjithashtu ai deklaron se ka edhe një kredi 1 200 000 lekë për përfundim punimesh të ndërtimit të një banese në Korçë.
Në vitin 2007 ai deklaron pagat dhe blerjen e bhë bono thesari në vlerë 500 000 lekë me afat maturimi 12- mujor nga bashkëshortja.
Ndërsa në vitin 2008 e ka shtuar pasurinë me një apartament banimi me sipërfaqe 105.9 m2 në Tiranë, me vlerë 8 500 000 lekë.
Në, vitin 2010, ka përfituar 5 500 000 lekë nga shitja me kontratë noteriale e datës 31.03.10 e banesës në Turan rrethi Korçë. Gjithashtu rezulton se ka një detyrim prej 1 400 euro si tarifë për studime Master të Nivelit të Dytq në ? Studime mbi Sigurinë? pranë Universitetit UFO, tarifë e cila do të shlyhet brenda vitit 2011.
Në vitin 2011, nuk ka shtuar pasuri, ndërsa në vitin 2012, zonja Bendo ka marrë një kredi me principal 400 000 lekë, me qëllim mobilim shtëpie.
Në vitet 2013, 2014 dhe 2015 nuk ka shtim të pasurisë së paluajtshme, ndërsa në vitin 2016 ka përfituar në formë trashëgimie, jë të tretën pjesë të pasurisë prej 10 141 m2 tokë arë në rrethin Korçë e ndarë në katër ngastra si dhe (një e treta) e një shtëpie dy katëshe në Korçë (fshat) me sipërfaqe kati prej 110 m2 , sipërfaqe totale me oborr 265 m2 e hipotekuar.
Në të njëjtin vit, bashkëshortët Bendo kanë paguar 10 000 euro ndaj një shoqërie ndërtuese, sipas Kontratës së Porosisë së datës 23.05.2016 për apartament tip garsionere me sipërfaqe 32.9 m2, sipërfaqe e përbashkët 6.1 m2, sipërfaqe totale 39 m2 në Ishullin Shëngjin, Lezhë.
Të ardhurat, sipas Bendos, janë formuar nga kursime familjare, nga kthimi i huasë prej 1 500 euro dhe nga dhënia e një sipërfaqeje toke kompanisë së ndërtimit të Gazsjellësit TAP.
Ndërsa në vitin 2017 ka deklaruar të ardhurat e tij nga puna dhe të të ardhurat e bashkëshortes me vlerë 357 000 Lekë nga paga dhe shpërblime si asistente drejtuese operacionesh në BKT, periudha Janar-Prill 2017, të ardhura neto me vlerë 1 020 000 Lekë nga paga dhe shpërblime si përgjegjëse operacionale pranë FED Invest Sh.p.k, periudha Janar-Maj 2017, të ardhura neto me vlerë 38 093 Lekë nga interesat e Bonove të Thesarit me maturim 1 vjeçar, me vlerë 2 000 000 Lekë dhe datë emetimi 11.05.2017.
Deklarata e pasurisë në vite
Subjekti deklaron zotërimin e 50% të një shtëpie dykatëshe me sipërfaqe ndërtimi 130 m2 dhe të truallit me sipërfaqe 514 m2. Shtëpia ka vlerën 4 200 000 lekë, është ndërtuar në vitin 2003, i papërfunduar kati i dytë dhe e paregjistruar në regjistrat publikë.
Subjekti deklaron pagën në vlerën 550 000 lekë në pozicionin e Kryetarit të Degës KKO në Drejtorinë e Shërbimit Informativ të Shtetit Korçë.
Paga e bashkëshortes në vlerën 1 000 000 si drejtuese operacionesh në Bankën Kombëtare Tregtare, Dega Korçë ( nga kjo shumë duhet zbritur pagesa e këstit të kredisë).
Bashkëshortja ka marrë 1 200 000 lekë kredi për përfundim punimesh të ndërtimit të një banese pranë BKT-së dega Korçë. Kredia është marrë për një afat 5 vjeçar(data e fillimit 14.07.2003, datë mbarimi 14.07.2008.), me këst mujor 24 000 lekë.
Ka përfituar 780 000 lekë të ardhura nga paga si Drejtor i Drejtorisë SHISH Elbasan (paga mujore si Drejtor i Drejtorisë SHISH Elbasan është për 10 muaj në vlerën 60 000 lekë, në total 600 000 lekë; 2 paga mujore dhe shpërblim në vlerën 135 000 lekë; 45 000 lekë për pagesën e veshmbathjes.)
Të ardhura prej 1 029 170 lekë të pagës së bashkëshortes (79 167 lekë për 10 muaj plus 3 paga shpërblim në vlerën 237 500 lekë.).
Bashkëshortja zotëron bono thesari në vlerën 900 000 lekë (pjesa takuese e saj është 50%), me datë emetimi 18.01.2007. Data e maturimit është data 17.01.2008.
Bashkëshortët kanë paguar 241 670 lekë për shlyerje të kredisë së marrë në 2003 për përpunim punimesh të ndërtimit të banesës. Detyrimi i mbetur për t’u shlyer në datë 31.12.2006 është 390 185 lekë.
Të ardhura në vlerën 713 225 lekë nga paga, 26 250 lekë pagesë ushqim, 88 000 lekë veshmbathje, 88 000 lekë shpërblim, 104 160 lekë për lejen e pakryer të vitit 2006. Në total 1 019 635 lekë të ardhura.
Të ardhura te bashkëshortes prej 892 110 lekë nga paga, 315 000 lekë nga shpërblimet. Në total bashkëshortja përfiton 1 207 110 lekë të ardhura.
Zonja Bendo ble në datën e emetimit 17.01.2008 bono thesari në vlerë 500 000 lekë me afat maturimi 12- mujor. Pjesa takuese 50%.
Bashkëshortët kanë paguar 243 560 lekë për shlyerje të kredisë së marrë në 2003 për përpunim punimesh të ndërtimit të banesës. Detyrimi i mbetur për tu shlyer në datë 31.12.2007 është 146 625 lekë.
Të ardhura nga paga neto në vlerën 864 780 lekë të deklaruesit; të ardhura nga kuota e ushqimit mujor në vlerën 28 875 lekë, kuota e veshmbathjes vjetore në vlerën 89 300 lekë; shpërblimi në fund të vitit në vlerën 89 300 lekë. Në total deklaruesi përfiton 1 072 255 lekë.
Të ardhura prej 1 409 220 lekë nga paga e bashkëshortes (ku 1 071 120 lekë nga paga dhe 338 100 lekë shpërblim.).
Bashkëshortët kanë shpenzuar për blerjen e një apartamenti banimi me sipërfaqe 105.9 m2 në Tiranë. Për këtë apartament është lidhur Kontratë Porosie në datë 02.12.2008 me një shoqëri ndërtimi. Vlera totale e apartamentit është 8 500 000 lekë, nga ku është shlyer 40% të shumës ose 3 400 000 lekë. Pjesa tjetër e mbetur do të paguhet me kredi bankare (që do të merret nga bashkëshortja si punonjëse e BKT-së.). 40%-shi i paguar u formua nga : 1 400 000 lekë bonot e thesarit te bashkëshortes që në datë 07.11.2008 u shitën pranë BKT-së në vlerën 1 372 926 lekë; 1 100 000 lekë dhuratë nga babai i deklaruesit; 350 000 lekë të marra hua nga vjehrra; 577 074 lekë nga kursime familjare gjatë vitit 2008.
Bashkëshortët kanë paguar 146 625 lekë për shlyerje të kredisë së marrë gjatë vitit 2003 për përfundimin e punimeve të ndërtimit të banesës, duke shlyer totalisht detyrimi. Kësti i fundit u pagua në muajin qershor 2008.
Të ardhura nga paga e deklaruesit në vlerën 1 087 000 lekë; pagesa e veshmbathjes në vlerën 97 000 lekë. Në total 1 184 000 lekë të përfituara.
Të ardhura prej 1 239 269 lekë nga paga e bashkëshortes si drejtuese operacionesh në Degën e BKT Laprakë.
Bashkëshortja ka marrë në datë 17.04.2009 një kredi për blerje shtëpie në vlerën 5 160 000 lekë. Kredia ka një afat 15 vjeçar ( deri në datë 17.04.2024.) me interes 9.09 %. Detyrimi total i kredisë është 9 507 876 lekë ( ku 5 160 000 principal dhe 4 347 876 interes.). Kësti mujor është 52 850 lekë.
Zonja Miranda ka paguar 422 801 lekë për shlyerje të kredisë së marrë gjatë këtij viti për blerje shtëpie. Detyrimi i mbetur pa u paguar në datë 31.12.2009 është vlera 9 085 075.16 lekë.
Deklaruesi ka përfituar 1 275 242 lekë ku: 1 030 417 lekë nga paga; 31 500 lekë pagesë ushqimi; 107 800 lekë pagesë veshmbathje; 105 525 lekë shpërblim.
Bashkëshortja ka përfituar 1 416 896 lekë ku: 1 181 717 lekë nga paga; 235 179 lekë nga shpërblimi.
Janë përfituar 5 500 000 lekë nga shitja me kontratë noteriale e datës 31.03.10 e banesës në Turan rrethi Korçë, banesë e zotëruar dhe deklaruar më parë (pronar në pjesë). nga shuma totale 500 000 lekë i janë lënë blerësit me qëllim përballimin e shpenzimeve të legalizimit dhe taksat e shitjes.
Detyrim prej 1 578 Euro i mbetur pa shlyer nga çmimi i blerjes për apartamentin e përshkruar në deklarimin e vitit 2009 .
Subjekti deklaron një detyrim prej 1 400 euro si tarifë për studime Master të Nivelit të Dyte në ? Studime mbi Sigurinë? pranë Universitetit UFO, tarifë e cila do të shlyhet brenda vitit 2011.
Në datë 01.04.2010 është shlyer vlera 4 972 492.44 lekë duke shlyer totalisht kredinë e marrë nga bashkëshortja për blerje shtëpie pranë BKT-së. Të ardhurat u siguruan nga shitja e banesës në Korçë dhe një huaje të marrë ndaj babait të deklaruesit( zoti Bashkim Bendo).
Të ardhura prej 1 169 558 lekë nga paga e deklaruesit.
Të ardhura prej 1 310 676 lekë nga paga e bashkëshortes.
Zonja Miranda Bendo ka paguar vlerën 700 000 lekë për shlyer të huasë së marrë ndaj vjehrrit të saj në vitin 2010. Detyrimi i mbetur pa paguar në datë 31.12.2011 është 800 000 lekë.
Deklaruesi ka shlyer detyrimin financiar prej 1000 euro pranë Albanian University ( ish UFO). Shuma 400 euro u bë zbritje nga kontrata fillestare.
Të ardhura neto prej 1 190 252 lekë të deklaruesit nga paga për 2012.
Të ardhura neto prej 1 296 847 lekë të bashkëshortes nga paga për vitin 2012 në pozicioni Drejtuese Operacionesh BKT Dega, Dajt.
Gjatë vitit 2012, zonja Bendo ka marrë një kredi me principal 400 000 lekë, pranë BKT, me qëllim mobilim shtëpie. Kredia ka interes 6.69 % dhe afat 1 vit me datë fillimi detyrimi 03.09.2012 dhe mbarimi 26.09.2013. Kësti mujor është 29 971.19 lekë.
Zonja Miranda Bendo ka paguar për 2012 shumën 119 981.34 lekë për shlyerje të kredisë së marrë pranë BKT gjatë këtij viti. Detyrimi i mbetur pa paguar në datë 31.12.2012 është 280 018.66 lekë.
Të ardhura neto nga paga në vlerën 1 190 551 lekë të deklaruesit.
Të ardhura nga bashkëshortja në vlerën 1 513 363 lekë ku: të ardhura nga paga neto për 2013 prej 1 264 541 lekë; shpërblim nga BKT-ja në vlerën 116 677 lekë .
Zonja Bendo ka përfituar 132 145 lekë në datë 31 mars 2013 nga plani i Investimit në BKT, në formën e bonove me maturim 2 vjeçar( 1 prill 2011 deri ne 31 mars 2013.), me norma e interesit është bono thesari plus 5%. Shumës së përfituar i është zbritur tatimi mbi fitimin.
Zonja Miranda Bendo ka paguar për 2013 shumën 302 040 lekë duke shlyer kredinë e marrë në vitin 2012 pranë BKT-së për mobilim shtëpie.
Zonja Miranda Bendo deklaron gjendjet në llogaritë rrjedhëse në BKT krijuar nga kursimet familjare: 5 165 lekë llogaria në lekë; 1 000.31 euro llogaria në euro; 4 700.59 dollarë llogaria në dollarë.
Të ardhura neto prej 1 523 614 lekë të deklaruesit për vitin 2014, ku: 1 202 383 lekë nga paga në pozicionin e Drejtorit në Drejtorinë në Aparatin Qendror të Shërbimit Informativ të Shtetit; 115 000 lekë si pagesë veshmbathjeje; 321 231 lekë dieta për pjesëmarrje në një trajnim në SHBA.
Të ardhura neto prej 1 761 567 lekë të bashkëshortes për vitin 2014, ku: 1 554 891 lekë nga paga dhe shpërblime si drejtuese operacionesh pranë BKT-së.
Bashkëshortja ka përfituar 206 676 lekë nga maturimi me afat dy vjeçar i bonove të thesarit (prill 2012 ? prill 2014.) pranë BKT, ku norma norma e interesit është bono thesari plus 5%.(në shumën e përftuar përfshihet norma e interesit dhe është zbritur tatimi mbi fitimin.).
Gjendjet në llogaritë rrjedhëse të bashkëshortes , të krijuara nga kursimet familjare ( paga e saj, shpërblime të marra nga BKT, dhe paga e bashkëshortit) në datë 31.12.2014 pranë BKT-së, janë: 1 468 518 lekë në llogarinë në lekë; 0 euro në llogarinë në euro; 1 dollar në llogarinë në dollarë.
Të ardhura neto nga paga e deklaruesit në vlerën 1 191 778 lekë për vitin 2015 nga pozicioni Drejtor Drejtorie në Aparatin Qendror në Shërbimin Informativ të Shtetit.
Të ardhura neto prej 1 532 443 lekë të bashkëshortes ku: 1 296 945 lekë nga paga dhe shpërblime si asistente drejtuese operacionesh në BKT, dega Liqeni.
Bashkëshortja ka përfituar 203 305 lekë nga plani i Investimit nga BKT, në formën e bonove të thesarit me maturim 2 vjeçar ( prill 2013 – prill 2015.), me normë interesi bono thesari plus 5% (në shumën e përftuar përfshihet norma e interesit dhe është zbritur tatimi mbi fitimin.)
Zonja Bendo ka përfituar 32 193 lekë interesa të obligacioneve me maturim 2-vjeçar.
Bashkëshortët gjatë 2015 kanë kursime cash prej 600 000 lekë, formuar nga pagat.
Gjendja në llogarinë rrjedhëse të Zotit Bendo pranë BKT-së në datë 31.12.2015 është 56 000 lekë.
Bashkëshortët i kanë dhënë hua shumën 300 000 lekë vëllait të zotit Bendo. Huaja e dhënë u formua nga kursimet e pagave të tyre.
Bashkëshortët i kanë dhënë hua shumën 1 500 euro një kolegu pune të deklaruesit. Huaja u formua nga kursime të pagës.
Gjendja në llogaritë rrjedhëse të zonjës Miranda Bendo pranë BKT-së në datë 31.12.2015, janë: 40 000 lekë në llogarinë në lekë; 0 euro në llogarinë në euro; 2 051 dollarë në llogarinë në dollarë. (Nga viti i kaluar janë pakësuar 1 468 518 lekë, të cilat janë kthyer në obligacione.). Të ardhurat janë formuar nga kursime familjare përkatësisht paga dhe shpërblime të bashkëshortes të marra pranë BKT-së si dhe nga paga e deklaruesit.
Zonja Miranda Bendo ka shpenzuar 1 500 000 lekë ( kursime gjatë viteve nga pagat e dy bashkëshortëve) për blerjen e një Obligacioni me maturim 2-vjeçar me datë emetimi 23.02.2015 dhe datë maturimi 23.02.2017, me interes 5.05%.
Të ardhura neto të deklaruesit për vitin 2016: 1 215 976 lekë të përfituara nga paga si drejtor Drejtorie në Aparatin Qendror të SHISH, për periudhën janar – prill 2016, dhe paga si Zëvendës Drejtor i SHISH, për periudhën maj – dhjetor 2016; 31 500 lekë trajtim ushqimor, 140 000 lekë veshmbathje.
Pas vdekjes së babait zotit Bashkim Bendo, subjekti deklarues njihet si trashëgimtar i ligjshëm i një të tretës pjesë të pasurisë prej 10 141 m2 tokë arë në rrethin Korçë e ndarë në katër ngastra. Nga çelja e trashëgimisë përfiton zoti Helidon Bendo, nëna dhe vëllai i tij.
Pas vdekjes së babait zoti Bashkim bendo subjekti deklarues njihet si trashëgimtarë në pjesë (një e treta) e një shtëpie dy katëshe në Korçë (fshat) me sipërfaqe kati prej 110 m2 , sipërfaqe totale me oborr 265 m2 e hipotekuar. Ndërsa në tërësi prona e hipotekuar dhe pjesa e zotëruar prej brezash është 400m2. më herët kjo shtëpi është e ndërtuar nga gjyshi në vitin 1928. Pjesëtarë në trashëgimi edhe për këtë pronë janë zoti Helidon Bendo, nëna dhe vëllai i tij.
Të ardhura neto të bashkëshortes prej 1 286 539 lekë nga paga si asistente drejtuese operacionesh pranë BKT .
Të ardhura neto të bashkëshortes prej 171 750 lekë nga plani i Investimit pranë BKT, në formën e bonove të thesarit me maturim 2 vjeçar , prill 2014 ? prill 2016 ( përshkruhet shuma e përfituar ku përfshihet interesi dhe është bërë zbritja e tatimit mbi fitimin)
Zonja Bendo ka përfituar 32 193 lekë interesa nga Obligacionet me maturim 2-vjeçar.
Deklaruesi së bashku me nënën dhe të vëllanë kanë përfituar të ardhura përmes 3 transfertave të kaluara në llogaritë bankare pranë Intesa SanPaolo Bank nga TAP Kompani vlerën totale 1 793 602 Lekë. Kalimet janë bërë për shkak të përdorimit të tokës bujqësore me sipërfaqe totale prej 4136 m2 e ndodhur në një fshat të Korçës. Detajet e përfitimit janë parashikuar në kontratat e mëposhtme: a. Kontratë Noteriale Servituti lidhur në datën 27. 04. 2016 për sipërfaqen e tokës arë prej 258 m2 (prona rrethi Korçë). Me pagesë servituti për datën 30.06.2016 në vlerën 204 699 Lekë. ; b. Deklaratë noteriale për kompensim të mbjellash lidhur në datën 27. 04. 2016 dhe shoqëruar me transaksionin bankar të datës 10. 06. 2016 në vlerë 121 330 Lekë; c. Kontratë Noteriale për Qira e datës 27. 04. 2016 me afat qiradhënie dy vjeçare, shoqëruar nga transaksioni i datës 10. 06. 2016 me vlerë 486 372 lekë.
Gjendja Cash nuk ka ndryshime nga viti i kaluar.( 600 000 lekë).
Gjendja në llogarinë rrjedhëse të deklaruesit në datë 31.12.2016 pranë BKT-së është 56 000 lekë.
Gjendjet e llogarive rrjedhëse pranë BKT në datë 31.12.2016 të Zonjës Miranda Bendo janë: 81 470 lekë llogaria në lekë; 0 dollarë llogaria në dollarë ( pakësuar me 2 051 dollarë); 5 839 Euro Logaria në Euro ( shtuar vlera 5 839 euro nga kursimet familjare).
Bashkëshortët kanë paguar 10 000 euro ndaj një shoqërie ndërtuese, sipas Kontratës së Porosisë së datës 23.05.2016 për apartament tip garsionere me sipërfaqe 32.9 m2, sipërfaqe e përbashkët 6.1 m2, sipërfaqe totale 39 m2 në Ishullin Shëngjin, Lezhë. Të ardhurat u formuan nga kursime familjare, nga kthimi i huasë prej 1 500 euro dhe nga dhënia e një sipërfaqeje toke kompanisë së ndërtimit të Gazsjellësit TAP. Mbetur pa shlyer 6 000 euro të cilat do të shlyhen me këste: 4 000 euro( kësti i parë) do shlyhet në përfundimin e objektit; 2 000 euro(kësti i dytë) me marrjen e hipotekës.
Të ardhura vjetore neto nga paga, 1 378 987 Lekë.
Të ardhura për trajtim ushqimor, 28 750 Lekë.
Të ardhura cash dhe për veshmbathje, 153 300 Lekë.
Bashkëshortja, të ardhura neto me vlerë 357 000 Lekë nga paga dhe shpërblime si asistente drejtuese operacionesh në BKT, periudha Janar-Prill 2017.
Bashkëshortja, të ardhura neto me vlerë 1 020 000 Lekë nga paga dhe shpërblime si përgjegjëse operacionale pranë FED Invest Sh.p.k, periudha Janar-Maj 2017.
Bashkëshortja, të ardhura neto me vlerë 38 093 Lekë nga interesat e Bonove të Thesarit me maturim 1 vjeçar, me vlerë 2 000 000 Lekë dhe datë emetimi 11.05.2017.
Pakësim i gjendjes cash me 100 000 Lekë.
Gjendje në llogarinë rrjedhëse pranë BKT, 62 767 Lekë.
Gjendje në llogarinë e kursimit pranë BKT, 410 469 Lekë.
Bashkëshortja, pakësim me 81 470 Lekë në llogarinë rrjedhëse pranë BKT. Gjendja e llogarisë është 0 Euro.
Bashkëshortja, gjendje me vlerë 0 Euro e llogarisë në USD, në një bankë të nivelit të dytë.
Bashkëshortja, pakësim me 5 839 Euro e llogarisë në Euro, në një bankë të nivelit të dytë.
Bashkëshortja, shtesë me 5 839 Euro nga llogaria e mësipërme dhe shtesë me 2 063 Euro nga kursimet, në llogarinë e një banke të nivelit të dytë gjendja e të cilës në 31 Dhjetor 2017 është 8 902 Euro.
Bashkëshortja, gjendje me vlerë 4 383 Lekë në llogarinë pranë Raiffeisen Bank.
Bashkëshortja, shtesë me vlerë 1 500 000 Lekë nga maturimi dhe shlyerja e obligacionit me afat 2 vjeçar dhe interes 5,05%, emetuar në datë 23.02.2015 dhe maturuar në datë 23.02.2017.
Bashkëshortja, blerë Bono Thesai me vlerë 2 000 00 Lekë, me interes 1,947% datë emetimi 11.05.2017 dhe datë maturimi 10.05.2018. Si burim të ardhurash u përdor vlera prej 1 500 000 Lekë nga maturimi i obligacionit me afat 2 vjeçar dhe 500 000 Lekë kursime familjare.
I biri Z.Kleition Bendo, kontratë depozite Fëmija Im pranë BKT me vlerë 10 000 Lekë dhe interes 6,23%, çelur në datë 26.09.2012 nga Znj. Miranda Bendo dhe datë maturimi 26.09.2016. Depozita nuk është tërhqur ende.
Shlyer shuma prej 4 000 Euro për kredinë me vlerë 16 000 Euro për blerjen e apartamentit tip garsonierë, sipas Kontratës të Porosisë me noteren, në datë 23.05.2016. Shuma e shlyer në vitin 2016 ishte 10 000 Euro dhe gjendja e detyrimit të mbetur është 2 000 Euro, për tu shlyer me marrjen e hipotekës./CNA.al
Gjykata për Krime të Rënda hapi shqyrtimin gjyqësor të çësht...
Më 4-5 Prill zhvillohet Samiti i Dytë Dixhital për Ballkanin...
Katër javë pas rrëzimit të avionit Boeing 737 Max të shoqëri...
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon të gjithë drejtuesit e m...
Çljeta dhe Alban Hoxha janë në një lidhje dashurie mes tyre ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, zv.kryeministri Erj...
Komisioni i Ligjeve është përfshirë sot nga debatet, teksa ë...
Gjatë një bashkëbisedimi që zhvilloi dje me studentë dhe ped...
Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka deklaron se kryemini...
Ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili k...
Gjatë fjalës së tij në takimin e përjavshëm te “Bashkëqeveri...
Çuni i Fahriu Balliut, ish-deputeti Klevis Balliu, i cili çd...
Vajza e Azem Hajdarit, deputetja Rudina Hajdari iu është për...
Dashuria e çifteve të showbizit, lidhjet e tyre të fshehta o...
Një ditë pas protestës së opozitës, kryetarja e LSI-së, Moni...
Qeveritarët që kërcasin dhëmbët për varfërinë e qytetarëve j...
Nga aksesorët te veshjet, gjatë muajit prill duhet të shtojm...
I shoqëruar nga forca të shumta sigurie Asmer Bilali, ka mbë...
– Qendra për të Drejtat e Fëmijëve– CRCA/ECPAT Shqipëri, pre...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...