Çështja e Zvërnecit/ Rama: Nuk ka projekt të miratuar
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat para samitit BE-...
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat para samitit BE-...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kanë miratuar rregulloret për vlerësimin e kandidatëve dhe renditjen e tyre sipas një sistemi pikëzimi, që ka në thelbin e vet shtylla të ngjashme me ato të procesit të vetingut, të tilla si vlerësimi pasuror, integriteti i figurës apo vlerësimi profesional. Megjithatë, jo të gjithë kandidatët që garojnë për timonin e institucioneve të drejtësisë do të kalojnë nëpër filtrat e institucioneve të vetingut.
Ata do të vlerësohen nga KLP dhe KED bazuar në raportet e institucioneve mbështetëse mbi shtyllat e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.
Nga Aleksandra Bogdani
Pas përballjes së parë me vetingun në qershor 2018, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja e përshkroi procesin me një shprehje popullore që të kujton vuajtjen ekstreme.
?Është njëlloj sikur të kapërcesh varrin për së gjalli,? tha Dedja para se të humbiste betejën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Kryetar i Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2012, Dedja u shkarkua nga detyra për pasuri të pajustifikuar. Paradoksalisht, pasuesi i tij në njërin prej posteve më të larta të shtetit shqiptar mund të kursehet nga një përvojë e ngjashme.
Sipas ligjit vetëm kandidatët që vijnë nga magjistratura dhe kandidojnë për pozicione të larta si Prokurori i Përgjithshëm, anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektor i Lartë i Drejtësisë, do t?i nënshtrohen hetimit administrativ të thelluar nga Komisioni i Pavarur in Kualifikimit.
Për kandidatët e tjerë juristë, të cilët nuk gëzojnë statusin magjistrat, procesi i filtrimit do të udhëhiqet Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ? dy institucione krerët e të cilëve e pranojnë që nuk i kanë mjetet dhe përvojën për një hetim të thelluar administrativ të pasurisë, profesionalizmit dhe figurës.
Ndryshe nga KPK që ndërmerr një hetim të thelluar dhe të pavarur, vlerësimi i kandidatëve nga KED dhe KLP do të mbështetet gjerësisht në raportet e prodhuara për subjektet nga institucionet mbështetëse, si ILDKPKI dhe DSIK.
Por fakti që përvoja e deritanishme e hetimeve të KPK-së ka treguar se raportet e këtyre institucioneve kanë qenë shpesh të pasakta, ngre shqetësimin se filtrimi kandidatëve për postet më të larta të ?drejtësisë së re? do të bëhet me dy standarde ? një të ashpër për magjistratët dhe një standard më të dobët dhe të pabesueshëm për të gjithë juristët e tjerë.
Gara për drejtuesit e rinj
Dy vjet e gjysmë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, reforma në drejtësi ndodhet përballë testit vendimtar të saj me zgjedhjen e drejtuesve të rinj të sistemit. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë hapur paralelisht garën për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm, ndërkohë që dhjetra kandidatë presin radhën për t?u vlerësuar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi. Edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë zgjidhet me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë 9-vjeçare, nga radhët e juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion, me integritet të lartë moral dhe profesional.
Për zgjedhjen e tre pozicioneve kyçe, Kushtetuta e Shqipërisë i ngarkon peshën kryesore dy institucioneve të ngritura rishtazhi në kuadër të reformës në drejtësi, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kushtetuta i jep gjithashtu një shans politikës për votimin me 84 vota të kandidaturave konsensuale; një ekuacion ky i vështirë në kushtet e krizës së fundit politike.
Thirrja për Prokurorin e Përgjithshëm është shpallur dhe do të qëndrojë e hapur për 30 ditë, ndërkohë që KLP ka 45 ditë afat për të kryer verifikimet si dhe për t?i dërguar Kuvendit listën me 3 kandidatët me pikët më të larta. Ndërkohë, për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë i janë përgjigjur thirrjes 13 kandidatë, pjesa dërrmuese e të cilëve vijnë nga radhët e juristëve.
Nuk do të ketë veting
Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kanë miratuar tashmë rregulloret për vlerësimin e kandidatëve dhe renditjen e tyre sipas një sistemi pikëzimi, që ka në thelbin e vet shtylla të ngjashme me ato të procesit të vetingut, të tilla si vlerësimi pasuror, integriteti i figurës apo vlerësimi profesional. Megjithatë, jo të gjithë kandidatët që garojnë për timonin e institucioneve të drejtësisë do të kalojnë nëpër filtrat e institucioneve të vetingut.
Sipas rregulloreve të miratuara për vlerësimin -një përkthim i detajuar i legjislacionit në fuqi, vetëm kandidatët magjistratë do t?i nënshtrohen verifikimit të plotë të pasurisë dhe figurës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ndërkohë, barra e verifikimit pasuror dhe e pastërtisë së figurës për kandidatët nga radhët e juristëve bie mbi anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
?Nuk do të bëjmë veting,? tha Ardian Dvorani, kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për BIRN, pas pyetjes nëse kishin kapacitete dhe ekspertizë për kryer vlerësimin pasuror dhe verifikimin e figurës për kandidatët jo-magjistratë. ?Por nisur nga standardi i vendosur tashmë me vetingun, ne i kemi lënë vetes një dritare për të kërkuar më shumë të dhëna nga institucionet e ngarkuara nga ligji si dhe për të kryer kontroll të dyfishtë,? shtoi Dvorani.
Dvorani shpjegoi se detyra e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të verifikojë kushtet ligjore për promovimin në detyrë, ndërkohë që vlerësimi i pasurisë dhe i figurës do të bazohet mbi raportet e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Shërbimit Informativ Shtetëror apo institucionet e tjera financiare në vend.
?Kushtetuta dhe ligjet nuk janë hartuar për një periudhë kalimtare-siç është vetingu, por me predispozitën që institucionet janë funksionale dhe e bëjnë punën e tyre. Në rastin e vlerësimit të pasurisë dhe figurës, ne do të jemi të kujdesshëm dhe shpresoj që edhe institucionet e ngarkuara nga ligji të tregohen më të kujdesshme,? shtoi Dvorani.
Raportet ILKDPKI-së mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë përmbysur pjesërisht ose plotësisht për më shumë se një duzinë subjektesh, të cilat janë larguar nga detyra pas rivlerësimit kalimtar në KPK. Probleme janë regjistruar edhe për DSIK, që ka dërguar më shumë se një raport për subjekte të caktuara ? bazuar në objeksionet e komisionerëve të KPK-së, ose ka përcaktuar në mënyrë të gabuar si papërshtatshëm për të vazhduar detyrën subjekte të tjera.
Edhe kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i tha BIRN se do të bazohen te institucionet përkatëse për vlerësimin e pasurisë dhe figurës së kandidatëve nga radhët e juristëve për Prokuror të Përgjithshëm.
?Ne i kemi lënë vetes të drejtën për ta bërë vetë verifikimin, por kjo për raste përjashtimore. Pra, nëse përballemi me diçka flagrante, që është vërtet evidente,? tha Ibrahimi.
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë tha se ekzistojnë mundësitë ligjore për kryerjen e vetingut nga institucioni që ai drejton, ndërkohë që u ankua për mungesë totale të ekspertëve.
?Mundësitë ligjore për ta bërë vetë ekzistojnë. Sa dhe si do të arrijmë ta bëjmë, do të varet nga rrethanat,? tha Ibrahimi.
Ish-ministri i jashtëm Besnik Mustafaj ka komentuar situatën...
Diktatorët historikë Lenini, Stalini dhe Enver Hoxha në fill...
Bashkëshortja e presidentit amerikan Donald Trump, Melania T...
Ish deputeti i listës Basha, Klevis Balliu i qenë prezent në...
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Albana Bo...
Nga Arian Galdini – Po sikur atë “u prehshin në paqe” Gramoz...
Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në një takim me ...
Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, në një postim në rrj...
Njihet ndryshe si “buldozeri i ndryshimeve”. Nuk është as ng...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e krye...
Më herët u njoftua për një takim blic të ministrit të Brends...
Gazetari Ylli Dylgjeri, në një postim në rrjetet sociale, ka...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ish kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në nj...
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, pritet të kurorëzojë në m...
Edhe mua më pelqeu fjala e Ditmir Bushatit sot në parlament,...
Ngjarjet e fundit kriminale në qytetin e Shkodrës dhe ndrysh...
Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka folur rreth inte...
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko,pothuajse i ...
Shpeshherë në mbyllje të protestave të opozitës kreu i FRPD-...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...