Fjalimet para Kryeministrisë/ Protestuesi: Pushtetarët janë tmerruar, nuk gjejnë vend ku të futen
Pas grumbullimit në qendër të Tiranës dhe vendosjes para g...
Pas grumbullimit në qendër të Tiranës dhe vendosjes para g...
Nga Arian Galdini
– Po sikur atë “u prehshin në paqe” Gramoz Ruçi ta ketë nxjerrë nga thellësia paradoksit të tij, njëlloj si Makbethi kur pyeste: A është gjak ky në lepitkat e mia…?
Po sikur Rudina Hajdari të ketë detyruar me thjeshtësinë dhe pafajësinë e saj Makbeth Ruçin që të dalldiset nga fantazmat e viktimave të tij e të mos dijë nga tu shpëtojë dot?
Pse e paskërka legjitimuar?
Sipas meje e ka lebetitur, e ka tërhequr zvarrë në një “skenë” shekspiriane, ku askush dhe asnjëherë më parë nuk ia ka bërë në 3 dekada që ai zotëri është në atë Kuvend.
Nga foltorja, ku babai i saj ka folur i plagosur ,ajo vajzë e re, nënë e re, politikane e re, ia plasi krejt beftas dhe dlirësisht turinjve të mrrolur që vijnë aq shëmtimisht nga një kohë që duhet harruar për të mbajtur peng një kohë që nuk ia takon, fantazmat e 4 viktimave të 2 Prillit, të cilat, do apo nuk do ai, i qëndrojnë mbi shpinë pikërisht atij, Ministrit të fundit të Brendshëm të Diktaturës Komuniste.
Gramoz Ruçin nuk e futi në Kuvend Rudina Hajdari. Gramoz Ruçin nuk e bëri kryetar Kuvendi, Rudina Hajdari. Gramoz Ruçin deri në dt 16 Shkurt, nuk e ka legjitimuar e nderuar si kryetar Kuvendi, Rudina Hajdari. Pse papritmas u asgjësuaka kujtesa, e Gramoz Ruçi na lindka sot, e na u legjitimuaka nga Rudina Hajdari. Jo or jo. Gramoz Ruçin madje e kanë votuar 4 apo 6 deputetë nga ata që janë tani ish – deputetë të PD.
Gramoz Ruçin e ka legjitimuar e gjithë hierarkia drejtuese e PD në këto 3 dekada që e ka pranuar në çdo Seancë Plenare e çdo negociatë e tryezë dialogu dy apo tre palëshe. Mjaft më me hipokrizi e me gënjeshtra të trasha e sulme të pakuptimta, ndaj një vajze që nuk po bën asnjë krim. Përkundrazi ajo po bën detyrën e saj për të cilën e kanë përfshirë në atë listë ata që e kanë thirrur. Braktisja e detyrës nga Opozita Parlamentare, nuk mund të jetë as kriter vërtetësie e as kriter vlere rezistence apo beteje opozitare.
Opozita zyrtare dhe opozitarizmi janë dy gjëra krejt të ndryshme. Opozita Zyrtare e vendos vetë sesi e kryen apo braktis detyrën e saj. Opozitarizmi nuk është “ndërtim pa leje” që o legalizohet nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, o prishet me ruspa nga Edi Rama dhe Gramoz Ruçi.
Opozitarizmi është mision. Secili ka lirinë e tij/saj dhe detyrimin për ta kryer këtë detyrë në mënyrën më të mirë të mundshme, si e mendon dhe gjykon vetë.
Edhe njëherë, miq dhe vëllezër e motra opozitarë zyrtarë, me strategjinë e rreshtimit shkojmë në luftë por jo në fitore. Nuk mund të luftojmë më shumë njëri – tjetrin, e të mjaftohemi duke i hedhur pak bojë e vezë Edi Ramës. Edi Rama me bojë e vezë mbush tepsinë e tij dhe vetëm i shton gastorizmin natyrës së tij politike si Arlekin.
Thirrja ime është që të gjejmë mënyrën të bashkohemi në vlera, parime e properëndimorizëm. Bashkimi nuk vjen nën tupanë lufte. Bashkimi vjen kur hapen qiejt dhe mendjet për Aleancën e më të mirëve dhe të merituarve.
Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në një takim me ...
Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, në një postim në rrj...
Njihet ndryshe si “buldozeri i ndryshimeve”. Nuk është as ng...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e krye...
Më herët u njoftua për një takim blic të ministrit të Brends...
Gazetari Ylli Dylgjeri, në një postim në rrjetet sociale, ka...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ish kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në nj...
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, pritet të kurorëzojë në m...
Edhe mua më pelqeu fjala e Ditmir Bushatit sot në parlament,...
Ngjarjet e fundit kriminale në qytetin e Shkodrës dhe ndrysh...
Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka folur rreth inte...
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko,pothuajse i ...
Shpeshherë në mbyllje të protestave të opozitës kreu i FRPD-...
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka folur rreth protestës së ...
Kur jemi gati tre muaj nga zgjedhjet lokale dhe pritet zyrta...
Skema e fajdeve në qytetin e Shkodrës për të cilën pati 12 t...
Aktori i “Portokallisë” Rezart Veleshnja, sërish është marrë...
Drejtori i hetimit tatimor dhe krerët e tatimit janë shkarku...
Qeveria shqiptare ka emëruar Mina Kustën, drejtorin e ri të ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...