web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hapja e negociatave/ Mustafaj tre “shuplaka” Ramës

3 Prill 2019, 15:34, Aktualitet CNA

Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka folur rreth integrimit të Shqipërisë në BE dhe më konkretisht për çeljen e negociatave.

Sipas Mustafajit qeveria shqiptare ka bërë hapa pas në aspektin e integrimit europian pasi ka dështuar në tre pika.

?Ne nuk shohim në Shqipëri përparim në luftën e Korrupsionit, në bërjen e reformave dhe në luftën ndaj krimit të organizuar që janë tre detyra kryesore të qeverisë, pra Rama ka dështuar në tre pika. Për hapjen e negociateve vendet e Europës nuk shohin mardhënien e qeverisë me opozitën por qeverisjen e keqe në Shqipëri e cila në këndvështrimin tim ka bërë hapa pas?,-tha Mustafaj në rubrikën ?Opinion? në News 24./CNA.al





Lajmet e fundit nga