Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Albana Boksi do të përballet të enjten në orën 10:30 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Trupa gjyqësore që po kryen hetimin administrativ të Znj.Boksi, përbëhet nga komisioneret Pamela Qirko, Etleda Çiftja dhe Firdes Shuli.
Albana Boksi e ka filluar karrierën në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit. Me datë 1 mars 2006, ajo është emëruar gjyqtarë në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda në Tiranë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Albana Boksi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Në vitin e partë të deklarimit Znj. Boksi nuk ka regjistruar pasuri. Ndërkohë në vitin 2017, pasuria e saj e deklaruar kap vlerën 11.1 milionë lekë, me një rritjeve vjetore mesatare prej 796 mijë lekë.
Kjo pasuri përbëhet nga asete të paluajtshme me vlerë 9 milionë lekë, likuiditete në bankë me vlerë 209 mijë lekë, likuiditet ?cash? me vlerë 350 mijë lekë dhe pasuri të luajtshme në vlerë 1.5 milionë lekë.
Pasuria e paluajtshme e gjyqtares përbëhet nga një apartament i blerë në Tiranë në vitin 2015-të dhe një tokë me sipërfaqe 1000 m2 me vlerë 2 milionë lekë në fhatin Pulë të Shkodrës, e blerë në vitin 2005 dhe ku gjyqtarja është ¼ pronare.
Gjatë karrierës se saj, gjyqtarja Albana Boksi ka pasur të ardhura në shumën 22.4 milionë lekë. Pjesa më e madhe e këtyre të ardhurave, ne vlerë 14.7 milionë lekë ose 65.7 % e totalit, vjen nga paga dhe shpërblimet për shkak të funksionit, 5 milion lekë ose 22.6 % vijnë nga mësimdhënia dhe 2.6 milionë lekë ose 11.8 % përbëhen nga të ardhura të tjera.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe ?flamujt e kuq? që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, 1 vit rezultoi me probleme.
Gjithashtu, nga kontrolli cilësor i deklarimeve periodike, subjekti rezulton me disa probleme. Në vitin 2005 subjekti ka mosjustifikim të pasurisë në shumën 1,215,542 lekë (pa llogaritur shpenzimet e konsumit familjar) ? vit në të cilin deklaron blerjen e pasurisë tokë me sipërfaqe 1000 m2 në fshatin Pulaj ? Plazh, Shkodër me çmim 2 milion lekë, në bashkëpronësi 1/4 . Ky mosjustifikim vjen pasi subjekti nuk saktëson shumën e kontribuar për blerjen e kësaj prone dhe burimin.
Gjithashtu me datë 08.12.2015, subjekti ka porositur një apartament banimi, me sipërfaqe 77.3 m2 dhe çmim 7,034,300 lekë, ndodhur në Tiranë, për të cilin ka paguar këstin e parë prej 3 milionë lekë, me burim nga kursimet personale, mbyllja e depozitës bankare të përbashkët me babain (në vitet e mëparshme nuk ka deklaruar asnjë llogari të përbashkët me babain) dhe marrje hua në shumën 10,000 euro; ndërsa vlera prej 4 milionë lekë paguar me kredi bankare, të cilën e ka marrë një vit më vonë. Deri në fund të vitit 2017, subjekti nuk ka kryer asnjë pagesë për shlyerjen e huasë. Këto transaksione përbëjnë një tjetër flamur të kuq, për të cilin KPK duhet të thellohet gjatë hetimit administrativ.
Gjithashtu, në deklarimin e likuiditeteve cash ka mospërputhje të dhënash ndërmjet shumave që deklaron vit pas viti dhe totalit të gjendjes cash në fund të vitit 2017.
Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
Deklarata e pasurisë për vitin 2003
Deklarata e pasurisë për vitin 2004
Deklarata e pasurisë për vitin 2005
Deklarata e pasurisë për vitin 2006
Deklarata e pasurisë për vitin 2007
Deklarata e pasurisë për vitin 2008
Deklarata e pasurisë për vitin 2009
Deklarata e pasurisë për vitin 2010
Deklarata e pasurisë për vitin 2011
Deklarata e pasurisë për vitin 2012
Deklarata e pasurisë për vitin 2013
Deklarata e pasurisë për vitin 2014
Deklarata e pasurisë për vitin 2015
Deklarata e pasurisë për vitin 2016
Deklarata e pasurisë për vitin 2017
Nga Arian Galdini – Po sikur atë “u prehshin në paqe” Gramoz...
Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në një takim me ...
Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, në një postim në rrj...
Njihet ndryshe si “buldozeri i ndryshimeve”. Nuk është as ng...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e krye...
Më herët u njoftua për një takim blic të ministrit të Brends...
Gazetari Ylli Dylgjeri, në një postim në rrjetet sociale, ka...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ish kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në nj...
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, pritet të kurorëzojë në m...
Edhe mua më pelqeu fjala e Ditmir Bushatit sot në parlament,...
Ngjarjet e fundit kriminale në qytetin e Shkodrës dhe ndrysh...
Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka folur rreth inte...
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko,pothuajse i ...
Shpeshherë në mbyllje të protestave të opozitës kreu i FRPD-...
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka folur rreth protestës së ...
Kur jemi gati tre muaj nga zgjedhjet lokale dhe pritet zyrta...
Skema e fajdeve në qytetin e Shkodrës për të cilën pati 12 t...
Aktori i “Portokallisë” Rezart Veleshnja, sërish është marrë...
Drejtori i hetimit tatimor dhe krerët e tatimit janë shkarku...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...