web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas shkarkimit të Çlirim Shahinit/  "Shpërblehet" prokurori i Shtëpisë së Verdhë

2 Prill 2019, 10:57, Aktualitet CNA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një ditë më parë komandoi në krye të Prokurorisë së Lushnjës, prokurorin Arben Dyla. Ky i fundit zëvendësoi në këtë detyrë, prokurorin Çlirim Shahini, i cili u shkarkua nga Vettingu.

Shahini u shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi rezultoi me probleme në të tre shtyllat e vlerësimit nga Vettingu.
Trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Xhensila Pine, pasi analizuan dojsen e tij, firmosën edhe shkarkimin.

Prokurori Shahini deklaroi një objekt dy katësh + papafingo në Bashkinë e Sarandës, në vlerën e 10.5 milionë lekëve. Ai kishte deklaruar të ardhurat nga pagat dhe një hua në vlerën e 35 mijë eurove të marrë në vitin 2014, me afat shlyerje 10 vjet. Nga analiza financiare, Komisioni ka konstatuar pamjaftueshmëri financiare të huadhënësit të 35 mijë eurove, që kishin shërbyer për shlyerjen e shpenzimeve për ndërtimin e banesës në Sarandë.

Gjithashtu Shahini dyshohej se kishte fshehur një krim të rëndë siç është fshehja e vrasjes së vajzës 15 vjeçare Kostandina Anagnosti e cila u përdhunua nga njerku i saj. Gjithashtu ndaj tij nuk kanë munguar dhe denoncime për korrupsion.

Tashmë  Shahini është nxjerrë jashtë sistemit të drejtëisë dhe vendin e tij e ka zënë që dje, prokurori Arben Dyla. Edhe ky i fundit si drejtues institucioni pritet t’i nënshtrohet me përparësi Vettingut.

CNA.al bëri një vëzhgim të pasurisë së tij, sipas të dhënave të Open Spending Albania dhe rezulton se prokurori Dyla ka burime të ardhurash vetëm nga pagat.

Kujtojmë se Dyla ka qenë më herët prokuror në Mat,  i cili ka shoqëruar në Rripë ekspertët e Gjykatës së Hagës.

Në punën e tij si prokuror i Matit, ai kishte hetuar edhe rastin e diskutuar të të ashtuquajturës ?Shtëpia e Verdhë?, duke hedhur poshtë pretendimet për trafik organesh në atë vend.

Deklarata e pasurisë ndër vite

Viti 2003

Paga si prokuror në Mat.

Viti 2004

Gjendje cash, 8 000 dollarë

Të ardhura nga paga si prokuror në Mat,1 311 050 lekë.

Viti 2005

Gjendje cash, 750 000

Të ardhura nga paga si prokuror, 1 211 901 lekë.

Viti 2006

Autoveture tip Mercdez Benz, prodhim i vitit 1994, 500 000 lekë.

Gjendje cash, 250 000 lekë.

Paga si prokuror në Mat, 1 218 070 lekë.

Viti 2007

Gjendje cash, 700 000 lekë.

Të ardhura, nga paga, shpërblime dhe dieta, 1 457 872 lekë.

Viti 2008

Gjendje cash, nga të ardhurat nga paga si prokuror në Mat dhe Lushnje.

Paga si prokuror në Mat 560 000 lekë.

Paga si prokuror në Lushnje, 514 752 lekë.

Viti 2009

Gjendje cash, 700 000 lekë.

Paga si prokuror në Lushnje, 915 034 lekë.

Paga e bashkëshortes si inspektore në Zyrën Arsimore Lushnje, 153 509 lekë.

Dhurata nga lindja e djalit, 200 000 lekë.

Viti 2010

Shtuar gjendje cash, 700 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror, 1 171 272 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 529 049 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, si përfaqësuese e zyrës arsimore Lushnje në provimet e lirimit dhe mësuese part-time në universitetin “Kristal”.

Viti 2011

Blerje autoveture, Mercede-benz, 8 000 euro.

Gjendja cash, 700 000 lekë.

Viti 2012

Gjendje cash, 600 000 lekë.

Të ardhura nga puna si prokuror në Lushnjë,106 17 92 lekë.

Paga e bashkëshortes si mësuese, 491 521 lekë.

Viti 2013

Gjendje cash, 600 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Lushnjë, 1 019 249 leke.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese 499 363 lekë.

Viti 2014

Gjendje cash, 700 000 lekë.

Depozitë kursimi në emër të bashkëshortes, 110 000 lekë.

Të ardhurat nga paga, 1 172 317 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 553 117 lekë.

Viti 2015

Gjendje cash, 200 000 lekë.

Gjendje në llogarinë e pagës së deklaruesit, 600 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Lushnjë, 1 331 018 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese, 560 812 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga pagat, 300 000 lekë.

Gjendje në llogarinë e pagës, 100 000 lekë.

Apartament banimi me sipërfaqe 150 metër katror, e lënë si garanci për shlyerjen e kontratës së huasë .

Të ardhura nga paga si prokuror në Lushnjë 1 331 332 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 415 798 lekë./CNA.al

Fshehu vrasjen e 15 vjeçares?/ Si ka ndryshuar pasuria e “prokurorit të Llallës”

Ngec në ?rrjetë?/ Vettingu i ?pret? kokën prokurorit të Llallës





Lajmet e fundit nga