Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Ditën e djeshme kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nga një studio televizive, akuzoi kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi se qëllim të vetëm kanë pengimin e Reformës në Drejtësi.
Ndërkohë, ka reaguar ashpër ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili në një postim të gjatë në rrjetet sociale, thekson se ?asnje reforme nuk mund te implementohet mbi nje ngrehine te tille te kalbur shteterore dhe asnje iluzion qofte ky edhe qellimmire nuk mund te ushqehet per kete.?
Sipas Vasilit, ringritja e Republikes Parlamentare duke luftuar pa asnje kompromis blerjen e votes permes krimit nga Rilindja eshte misioni i pare, i dyte, i trete pra kryemisioni i patjetersueshem i opozites.
Më tej, ish-deputeti shkruan se ?ky parlament i kalbur, qe qelbet era krim s’mund te pjelle vecse drejtesi te kapur dhe mundesi zero per nje reforme ne drejtesi te paanshme politikisht, por edhe per cdo reforme tjeter qofte kjo ekonomike e shoqerore.?.
?Pas bllokimit nga rilindja te cdo mekanizmi parlamentar per te futur serish reformen ne drejtesi ne dimensionin kushtetues te 21-22 korrikut 2016 dhe refuzimit arrogant ne parlament nga Rilindja te paketes se ndryshimeve per reformen ne drejtesi te paraqitur nga opozita, perfundimisht u asgjesua cdo mundesi institucionale e shpetimit te reformes ne drejtesi nga kapja.?-shkruan ish-deputeti i LSI-së.
Gjithashtu, ish-deputeti thekson se ?Kushdo, qe do te evokonte te kunderten e ketyre objektivave madhore te opozites duke i paraqitur thjesht si objektiva partiake apo te nje ndryshimi duarsh ne pushtet, do te bente thjesht nje avokati te trashe e te akaparuar te qeverise si dhe do te demostronte nje zbrazeti intelektuale te dhimbshme per ate vete.?.
Postimi i plotë:
Clirimi i shtetit nga kapja dhe kriminalizimi, permes votes se lire, kryekauze e qarte e opozites.
Shteti per shkak te puçit politik te kapjes nga rilindja eshte shperbere strukturalisht, juridikisht dhe moralisht.
Kryekauza e opozites eshte natyrshem vetem e vetem nje: clirimi i shtetit nga kapja dhe kriminalizimi permes votes se lire.
Ringritja e shtetit ne te gjithe nivelet e tij dhe rivendosja e standarteve bazike te zhbëra te demokracise vetem e vetem permes votes se lire, pa te cilat ky shtet s’mund te ekzistoje e funksionoje më asnje cast eshte imperativa e madhe te ciles opozita i eshte perkushtuar teresisht dhe pa kthim pas.
Asnje reforme nuk mund te implementohet mbi nje ngrehine te tille te kalbur shteterore dhe asnje iluzion qofte ky edhe qellimmire nuk mund te ushqehet per kete.
Themeli i gjithe ngrehines shteterore eshte Republika Parlamentare, e cila eshte rrenuar e kapur teresisht nga blerja e votes prej krimit te organizuar.
Ringritja e Republikes Parlamentare duke luftuar pa asnje kompromis blerjen e votes permes krimit nga Rilindja eshte misioni i pare, i dyte, i trete pra kryemisioni i patjetersueshem i opozites.
Djegia e mandateve ishte rruga e vetme, zgjidhja e vetme dhe reagim i vetem perballe nje demokracie, qe shkaterrohet e rrënohet dhe nje shteti, qe kapet e asgjesohet nga rilindja si produkt kriminal i provuar i zgjedhjeve te kriminalizuara.
Kjo republike dhe ky parlament i kalbur, qe qelbet era krim s’mund te pjelle vecse drejtesi te kapur dhe mundesi zero per nje reforme ne drejtesi te paanshme politikisht, por edhe per cdo reforme tjeter qofte kjo ekonomike e shoqerore.
Cdo iluzion per nje zbatim te drejte dhe te paanshem te reformes ne drejtesi apo edhe i cdo reforme tjeter eshte thjesht nje iluzion i rreme, i paqene dhe jashte realitetit ne rastin me te mire.
Pas bllokimit nga rilindja te cdo mekanizmi parlamentar per te futur serish reformen ne drejtesi ne dimensionin kushtetues te 21-22 korrikut 2016 dhe refuzimit arrogant ne parlament nga Rilindja te paketes se ndryshimeve per reformen ne drejtesi te paraqitur nga opozita, perfundimisht u asgjesua cdo mundesi institucionale e shpetimit te reformes ne drejtesi nga kapja.
Dhe denoncimet e perditshme te nje Vetingu ne drejtesi me dy standarte si dhe mbushja e KLP dhe KLGJ me njerez me rekorde te erreta te kontestuara edhe nga vete nderkombetaret e Operacionit Nderkombetar te Monitorimit te reformes ne drejtesi shuajne cdo iluzion te te ashtuquajtures “drejtesi te re” dhe provojne qarte se kapja nga rilindja eshte bere kanceri,qe po ha shtetin.
Nje maxhorance,qe shkaterron te gjitha mekanizmat e kontrollit demokratik dhe qytetar mund te perballet vetem me mekanizmat asimetrike shume te forta te qendreses politiko qytetare pa kthim.
Cdo sofizem i kujtdo, qe i largohet ketij realiteti tragjik per demokracine eshte pa asnje vlere.
Çdo sugjerim i llojit pseudo institucional,qe opozita duhet gjoja te luftoje per reforma gjithfaresh, pa zgjidhur zemren e problemit dhe nenen e te gjithe te keqiave, shitblerjen e votes do te ishte thjesht nje alibi per regjimin kriminal te rilindjes.
Cdo sugjerim a keshille jashte demaskimit te korrupsionit qe ka kapur cdo qelize te shtetit, demaskimit te kapjes dhe asgjesimin e parlamentit,te kapjes se drejtesise, te rilindjes se mbjelljes masive te droges,te trafikanteve,krimit te organizuar dhe pastrimit te parase qe sundojne ane e mbane, do te ishte nje sugjerim a keshille naive ne rastin me te mire dhe e kapur edhe ai nga rilindja ne rastin me te keq,ndonese personalisht besoj shume me shume se eshte kjo e fundit.
Opozita eshte shume e qarte ne Kryekauzen e saj si edhe ne diskurin e objektivin e saj per te cliruar Shtetin nga kapja dhe kriminalizimi dhe per te ringritur shtetin e se drejtes dhe Republiken Parlamentare.
Çdo instrument ne funksion te kesaj kauze, perfshire djegien e mandateve, eshte ne funksion te nje vizioni teresisht mbipartiak,teresisht kombetar dhe teresisht shtetformues e shpetues, per nje Republike dhe Pluralizem Politik, qe ndodhen tragjikisht ne zgrip, si asnje here me pare.
Kushdo, qe do te evokonte te kunderten e ketyre objektivave madhore te opozites duke i paraqitur thjesht si objektiva partiake apo te nje ndryshimi duarsh ne pushtet, do te bente thjesht nje avokati te trashe e te akaparuar te qeverise si dhe do te demostronte nje zbrazeti intelektuale te dhimbshme per ate vete./CNA.al
Balla akuza Bashës dhe Kryemadhit/ Zbulon prapaskenat e aksionit opozitar
Policia bën të ditur se është zbardhur ngjarja e ndodhur në ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Emërimet në administratë përgjatë vitit të kaluar nuk duket ...
Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vran...
Nëse jeni ne një lidhje sot duhet te bëni edhe me shume përp...
Kryetari i Partisë demokristiane, Nard Ndoka, i qenë prezent...
Katër persona janë konfliktuar me njëri tjetrin në qytetin e...
Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me ini...
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, ka akuzuar kreun e gru...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ka komentuar...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një studio ...
Sipas një studimi, femrat e bukura kanë më shumë gjasa t’i z...
Protesta e banorëve të Astirit vijon prej më shumë se 150 di...
Gjatë transportimit të Klement Balilit, nga vendi ku u vetëd...
Pak ditë më parë dy të rinj në qytetin e Lezhës u plagosën r...
A ka komunikim mes Ramës dhe Bashës, qoftë edhe me ndërmjetë...
Një fëmijë i vogël është filmuar në timon në linjën Tiranë-L...
Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë i ftuar në em...
Në disa prej lokaleve në qendër të Fierit të afrohet seks ku...
Gazeta amerikane “NDTV” i ka kushtuar një artikull bazës aj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...