Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnje/ Aksident i shumëfishtë
Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnje. Sipas informaci...
Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnje. Sipas informaci...
Këto pamje të rralla nga data 2 prill i viti 1991, tregojnë protestën masive në Shkodër, që çoi në ekzekutimin e 4 personave të pafajshëm.
Ato janë fiksuar nga fotografi Angjelin Nënshati, i cili nuk jeton më.
Pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë disa muaj para, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë.
Katër viktima e dhjetëra të plagosur ishin pasojat e plumbave të forcave policore drejt turmës që protestonte.
Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, sot të shpallur martirë të demokracisë.
Në këto fotografi tregohen qartë e me detaje se çfarë ndodhi më 2 prill, në qytetin e Shkodrës.
Protestuesit mësynë godinën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe që andej hidhnin dokumentet nga dritaret në oborr.
Disave prej tyre iu vu flaka, ndërsa të tjera u grisën e u shkelën me këmbë.
Më pas dallohen turmat në sheshin kryesor, që sot mban emrin ?2 Prilli?, aty ku mbetën të vrarë edhe 4 dëshmorët e demokracisë.
Makina të djegura, tym i zi që shpërthente nga disa anë të qendrës së Shkodrës e protestues të panumërt të mbledhur në shesh dhe që ngrinin dy gishtat lart.
Misteret e 4 vrasjeve që s?u zbardhën kurrë
Zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991, u fituan nga Partia e Punës, që gëzonte ende mbështetje në zonat rurale, të cilat përbënin asokohe shumicën e popullsisë, në një kohë që qytetet e mëdha me në krye Tiranën dhe Shkodrën, dhanë sinjalin e madh të ndryshimit, duke votuar për Partisë Demokratike, që ishte themeluar vetëm 3 muaj e gjysmë më parë.
Por ky rezultat u prit me zhgënjim të madh dhe revoltë, veçanërisht në Shkodër, kryeqendrën e veriut dhe një ndër qytetet me të goditura nga diktatura, gjatë regjimit gjysmëshekullor mono-partiak. Të bindur se zgjedhjet ishin manipuluar nga Partia e Punës dhe Sigurimi i Shtetit, mbështetësit e PD vendosën të mbajnë në datën 2 prill një protestë në sheshin përballë Komitetit të Partisë së Punës në Shkodër.
Autoritetet morën masa të forta, duke iu druajtur përshkallëzimit të situatës. Ministër i Brendshëm në atë kohë, ishte kryetari aktual i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
Në një dokument të firmosur prej tij, Ruçi urdhëronte forcat e policisë, sesi duhej të menaxhonin protestën në Shkodër. ?Për të vepruar me forcën e shkopit, nuk ka askush arsye të pyesë përgjegjësinë. Goditni ashpër qysh në fillimet e grumbullimeve. Për të paralizuar ata që nga turmat mund të godasin me armë forcat tona, zini lartësitë dominuese me qitës të përgatitur, forcat tona që përleshen me protestues të mos shkojnë të armatosura?- shkruhet në urdhrin e brendshëm të 2 prillit 1991 të firmosur nga Ruçi.-raporton gazeta Tema.
Protesta nisi rreth orës 8.00 të mëngjesit. Situata u acarua menjëherë, dhe nisën përplasjes mes protestuesve dhe forcave speciale. Në orën 8.15 u raportua vdekja e protestuesit të parë, Bujar Bishanaku. Ndërkohë në orën 08:45, u vranë Nazmi Kryeziu dhe Arben Broci, ky i fundit një figurë e njohur e lëvizjes studentore që solli pluralizimin. Ndërkohë rreth orës 10:00, u qëllua për vdekje edhe Besnik Ceka.
Për këto vrasje u bënë përgjegjës snajperistët e pozicionuar në tarracën e Komitetit të Partisë së Punës në Shkodër. Numri i të plagosurve mendohet se ishte 58. Për ngjarjet e asaj dite u gjykua dhe dënua me 22 vite burg Xhemal Dymylja, ish-sekretari i Parë i Partisë së Punës në Shkodër, me 16 vite burg Çapajev Taçi, ish-kryetari i Degës së Brendshme në Shkodër, me 16 vite burg Hajredin Shyti, ish-zv/ministër i Brendshëm, me 12 vite Dilaver Papare, ish-shefi i policisë në Shkodër, dhe 11 vite burg Gjek Çelaj, ish zv/shefi i policisë së Shkodrës.
Shumica prej tyre, u liruan nga burgu pas amnistisë së vitit 1997. Familjarët e viktimave, kanë qenë gjithmonë të pakënaqur me këtë vendim, duke theksuar se autorët e vërtetë e masakrës u lanë të lirë. PD u premtoi disa herë rihapjen e dosjes gjatë 8 viteve të dyta të qeverisjes së saj (2005-2013), por ky premtim nuk u mbajt.
Masakra e 2 prillit, përdoret në mënyrë spontane nga demokratët për ta sulmuar në ndonjë rast kryeparlamentarin Ruçi. Por vetëm kaq. Ky i fundit ka deklaruar disa herë se lidhur me ketë ngjarje ka dhënë llogari para drejtësisë që në vitet 1990 kur pushtetin e kishte PD, dhe ka rezultuar i pafajshëm.
Po si e raportoi ish-ministri i Brendshëm atë ngjarje në Kuvendin e Shqipërisë? Të nesërmen, më datën 3 prill 1991, Ruçi raportonte se ?më 1 prill 1991, vetëm një ditë pas zgjedhjeve dukej se shumë banorë të Shkodrës dhe të Lezhës të dëshpëruar nga rezultati humbës i PD, panë si zgjidhje largimin nga vendi?.
?Në orën 15:00 me trenin e Shkodrës, erdhën turma të mëdha njerëzish, të cilat u nisën për në Shëngjin nga rrugë e drejtime të ndryshme. Në orën 17:00 në Shëngjin u grumbulluan rreth 4 mijë veta, rreth 700 prej të cilëve, duke vënë fëmijët përpara, u drejtuan nga baza ushtarake, për të rrëmbyer anijet luftarake?. Situata ishte tepër e ndezur. Pasi kthehen nga forcat e rendit, të dërguara edhe nga Fushë Kruja, në Lezhë ka përplasje?- shprehej ai.
Duke iu referuar dhunës në protestë dhe 4 të vrarëve, Ruçi ngre një alibi. Ai thotë se një kohën kur ndodhi ngjarja, ai ishte qenë në një mbledhje me autoritete të larta të shtetit. ?Para se të futesha në mbledhje, pyeta në telefon zëvendësministrin, i cili më tha se sapo më njoftuan që në Shkodër ka një të vrarë, por nuk kam informacion për rrethanat e vrasjes. Duke raportuar në mbledhjen e presidencës, më informojnë nga ministria se në Shkodër janë vrarë edhe dy qytetarë të tjerë, është djegur Komiteti i Partisë së Punës, si dhe janë plagosur disa të tjerë, numri i të cilëve nuk dihet?.
Në mesin e autoriteteve të kohës, ka patur gjithmonë një hipotezë se vrasjet mund të jenë kryer nga shërbimet e huaja sekrete. Pavarësisht mungesës së fakteve bindëse, ish-ministri Ruçi e renditi në raportimin e tij edhe këtë hipotezë. ?Ndërsa hetuesia jonë nuk futet dot as pas 2 ditësh në Shkodër për të kryer detyrën, telekronisti i Malit të Zi, siç del nga kronika e filmuar që dha televizioni i tij, u ndodh në vend dhe i përgatitur për të filmuar ngjarjen. Ose një moment tjetër:kush përfitonte nga transmetimi nëpërmjet Radio-Shkodrës i lajmit që Tirana ra etj, etj.? Atëherë lind pyetja: kush janë këto forca brenda apo jashtë kufijve të Shqipërisë të interesuara për këtë tragjedi?? ? shprehej Ruçi.
Këtyre pyetjeve, ai u shton edhe disa të tjera: ?Ç?lloj arme ka shkaktuar vdekjen e Arben Brocit, që më tepër del se është goditur nga anash, sesa nga prapa apo nga shpina, plaga e të cilit nga përmasat nuk justifikon armët që disponojmë? Ç?mjet apo armë i ka shkaktuar tri plagë në shpinën e një viktime tjetër, dy prej të cilave janë sipërfaqësore, ndërsa e treta, megjithëse vdekjeprurëse, nuk ka as daljen dhe as mbetje plumbi apo materiali tjetër në trup, sipas rezultatit të autopsisë? Plumbi i gjetur në trupin e viktimës së tretë, i kujt pistolete është??? shprehet Ruçi përmes këtyre pyetjeve që nuk morën kurrë përgjigje.
Këtyre pyetjeve u shtohen edhe pretendimet se në protestën e asaj dite, një ndër parullat kryesore ishte
ajo me një theks separatist ?Shkodra Republikë?. Ndërkohë pretendohet, se disa njerëz shkuan tek ?Radio Shkodra? për të përhapur lajmin se ?Shkodra doli Republikë më vete?.
Ndërkohë ish- shefi i policisë së Shkodrës në kohën e vrasjeve, Gjek Çelaj, i dënuar me 11 vite burg për atë ngjarje, ka pretenduar vite më vonë se drejtuesit e PD ishin të interesuar të mos shmangnin gjakderdhjen më 2 prill 1991. Sipas tij, që në orën 7.00 të mëngjesit të asaj dite, kryetari i DPB Çapajev Taçi, i kishte dërguar degës së PD-së në Shkodër një shkresë, përmes së cilës i kërkonte që të ndërhynte për të qetësuar e shpërndarë anëtarët dhe simpatizantët e saj, përndryshe do të zbatohej ligji me vendosmëri.
Pasi nuk mor përgjigje Çelaj dhe Taçi, shkuan atë mëngjes në selinë e PD. Aty takuan Ali Spahinë, deputet dhe anëtar i kryesisë së PD-së, i cili u tha:?Ne s?kemi ç?u bëjmë, ata s?janë tanët dhe nuk na dëgjojnë. Edhe dje nuk na dëgjuan, prandaj s?merremi me atë punë. Nga ne mos prisni ndihmë, i dini vetë punët tuaja?. 28 vjet më pas, nga kjo ngjarje mbeten ende shumë pikëpyetje që duhen zbardhur.





















* Kur Edi Rama vendosi të emëronte Gent Cakajn si simbolin e...
Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe nuk do të ndalet. Kë...
Pas akuzave të Lulzim Bashës, i cili tha se Sterkaj është pë...
Mbështetësit e kryetarit të Republikës së re, Lulzim Bashës ...
Neritan Sejamini, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Lul...
Astrologe Meri ka renditur edhe për muajin prill, shenjat më...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë në Shkodër ku ka përkuj...
Prej më shumë se një muaji opozita ka vendosur të djegë mand...
Policia në Sarandë ka goditur një tjetër rast të trafikimit ...
Kriza politikë ka trembur investitorët. Alarmi është dhënë n...
Në qytetin e Shkodrës janë përkujtuar 4 dëshmorët e demokra...
Situata kriminale në Shkodër duket se është në kufijtë e ala...
Policia në Lezhë ka goditur një tjetër rast të tentativës pë...
Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot duke publikuar disa p...
Policia në Shkodër ka finalizuar me sukses operacionin e kod...
Ditën e djeshme kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant...
Policia bën të ditur se është zbardhur ngjarja e ndodhur në ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Emërimet në administratë përgjatë vitit të kaluar nuk duket ...
Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vran...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...