Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Krahu i djathtë i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, apo personi që qëndronte pas çdo vendimi që merrej në organin e akuzës Rovena Gashi, po sfidon procesin e Vettingut.
Ish- drejtoresha e drejtorisë së marrëdhënieve juridiksionale me jashtë dhe e dekriminalizimit, u pezullua nga detyra nga Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku.
Kaq u desh që të niste një luftë e ftohtë mes Rovena Gashit dhe Arta Markut, për t’u përshkallëzuar më tej me Komisionin e Vettingut.
Fillimisht Gjykata e Admnistrative e Shkallës së Parë la në fuqi vendimin e Arta Markut, por ishte Apeli që rrëzoi kryeprokuroren.
Urdhri për pezullimin e saj, pas shqyrtimit nga Apeli ka rezultuar jashtë kompetencave të kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.
?Shfuqizimin tërësisht si të paligjshëm të Vendimit me Nr.140 datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Perkohshme Arta Marku «Për pezullimin nga detyra të Prokurores Rovena Gashi, në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikes së Shqipërisë», deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal me Nr.577/2018 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durres”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Mirëpo pavarësisht këtij vendimi, Gashi nuk mund të bëhet pjesë e sistemit të drejtësisë, pasi më 25 Korrik të vitit 2018, ajo është shkarkuar nga KPK.
Anëtarët e KPK Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj vendosën shkarkimin e prokurores nga detyra. Kujtojmë se Gashi, ishte e pezulluar nga detyra për shkak se ishte nën hetim për fshehje pasurie.
Por, sipas Gashit, një vendim të tillë KPK e kishte marrë që 8 muaj më parë se sa ta zyrtarizonte.
Pikërisht për këto parregullsi ajo ka deklaruar se ka paraqitur një ankimim në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
KPK, në lidhje me pasurinë konfirmoi se ILDKPKI ka konstatuar se deklarimet nuk janë të sakta, ka mungesë burimesh për pasurinë si dhe ka bërë deklarim të rremë të pasurisë.
Pasuria e saj familjare, e deklaruar në fund të vitit 2017, kap vlerën e 17.3 milionë lekëve, të përfituar nga rrogat e bashkëshortëve dhe dhurata familjare.
Gashi në “luftë” me Vettingun
Vendimin e KPK, Gashi e e ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Aeplimit.
Por, sipas KPK, sjellja e subjektit të rivlerësimit nuk ka qenë bashkëpunuese me Komisionin, pasi është vërejtur një qasje për të zvarritur procesin e rivlerësimit, nëpërmjet paraqitjes së një numri të lartë kërkesash, shpesh të përsëritura dhe të pabazuara në ligj dhe fakte.
Në seancën e fundit të datës 18 mars 2019 Kolegji i Posaçëm i Apelimit shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjën me numër regjistri (JR) 20/2018, datë 17.10.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 48, datë 25.07.2018 dhe vendosi zhvillimin e gjykimit të kësaj çështje në seancë gjyqësore publike me praninë e palëve, në datën 04.04.2019.
Në të njëjtën seancë, bazuar në nenin 51, pika 1, germa ?a? e ligjit nr.49/2012 për ?Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative?, i ndryshuar, trupi gjykues i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Luan Daci relator, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, mori vendimin e ndërmjetëm për shqyrtimin e çështjes në seancë publike për dëgjimin e subjektit të rivlerësimit, lidhur me një gjetje të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dërguar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me shkresë nr.321 prot., datë 14.03.2019 dhe të protokolluar me nr.357 prot., datë 15.03.2019./CNA.al
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapu...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme, ka vend...
Charles Leclerc nuk arriti të ruante kryesimin e garës në çm...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili akuzo...
Gjatë këtij muaji nuk do jeni ne humor shume te mire dhe her...
Krimet e Rënda kanë rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Ad...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur sot me 7 vota pro...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka prezantuar prefektin...
lazar Nga Dashnor Kaloçi Në fillimin e shkurtit të vitit...
Policia në Shkodër ka bërë të mundur arrestimin e një 40-vje...
Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka njoftu...
Disa ditë më parë, këngëtari i njohur korçar Endri Prifti tr...
Nga Zef ZEFI* Ka tri llojë cromatike rrenash, thone rrenolog...
Një person është proceduar penalisht nga policia e Elbasanit...
Cilat janë programet e dy partive kryesore gjermane për zgje...
Qyteti i Durrësit, sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të fu...
Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Rama...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
DASHI 21. mars – 20. prill Jave edhe me pozitive sesa mendo...
30 prilli është afati i fundit kur individët me të ardhura v...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...