web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkarkimi i kreut të prokurorisë së Lushnjes/ Ja kush e zëvëndëson

1 Prill 2019, 09:03, Aktualitet CNA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur sot me 7 vota pro, emërimin e prokurorit Arben Dyla, në krye të Prokurorisë së Lushnjes.

Arben Dyla caktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Lushnje, pas shkarkimit nga KPK-ja të ish-kryeprokurorit Çlirim Shahini.

Krahas Arben Dyles, ishin dhe dy propozime të tjera për prokuroinë e Lushnjes: Rovena Zoto, e cila mori 2 vota pro dhe Merita Selimi (Qorri), e cila mori vetëm një votë.

Sipas nenit 59 ligjit 96/2016 ” Per statusin e magjistratit”, KLP cakton emerime të përkoheshme për një periudhë 3 mujore.

KLP bën një caktim të përkoheshëm për të mos krijuar pengesa në funksionimin normal të prokurorive nga mungesa e drejtueseve.

KLP vendos që propozime konkrete të vijnë nga Komisionin e Karrierës./ CNA.al





Lajmet e fundit nga