web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qytetarët “masakrojnë” Ramën/ Do na gënjeni sërish

1 Prill 2019, 07:18, Aktualitet CNA

Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Rama sot ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, me publikimin e pamjeve nga një spital privat në Tiranë, ku tashmë është shtuar edhe një shërbim i ri falas për ndërhyrjen e kataraktit dhe lentet falas për të moshuarit dhe kategoritë të nevojë.

?Mirëmëngjes, dhe me një shërbim të ri shëndetësor falas për dritën e syve të më të moshuarve, falë reformës që vazhdon duke hedhur një hap çdo ditë , në rrugën e gjatë e të vështirë të kalimit të shëndetësisë sonë nga errësira mesjetare e pesë viteve më parë, në Shqipërinë që duam për fëmijët tanë, ju uroj një javë të mbarë?, shkruan Rama.

Por, pas këtij postimi ka ardhur edhe reagimi i qytetarëve.

Një qytetar i kujton Ramës se ka pesë vite në pushtet e vijon të thotë ?jo më si më parë?.

?Mirmengjes. Thua gjithmonë jo me si 5 vjet me par.. po para 1 viti kush ishte ne qeverri apo isha un… dhe sa i perket shendetesise me mir mos fol hic sepse do ishte nje deshtim.. se nga Fb cdo gje duket e bukur por eja pyet njher ne Fier tek hemodializa dhe do e maresh pergjigjen bashk me gjith katrauren qe ben spitali american kundrejt pacienteve?-shkruan qytetari.

Më tej, një tjetër qytetar shkruan ?Ne Shqiperi hidhet nje hap para me rregullimin apo riparimin e nje qendre mjeksore, dhe behen 3 hapa pas me degradimin e qendrave mjeksore?.

Gjithashtu një tjetër qytetar, ndërsa ironizon kryeministrin shkruan ?Nuk na rrihet dhe vete neve pa paguar i themi sa do osè per ta bere pa radhe dhe thote jep sa te duash une i marr te gjitha.?.

Më tej një tjetër shkruan ? Mirmengjes zoti kryeministër. Po me bujqesinë dhe blektorinë a ke ndonjë investim apo do na genjeni prap si vjet??.

Ja disa nga komentet e qytetarëve:





Lajmet e fundit nga