Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim
Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira ...
Në postimin e radhës kisha ndërmend të shtjelloja disa mendime në lidhje me shpifjet dhe keqinterpretimet e z. Fatmir Cici për përdorimin e gjuhës greke në Korçë e në Tiranë. Me fjalë të tjera doja t?i hiqja edhe ato pak pendë që i kanë mbetur (them ?pendë? për delikatesë, për të mos thënë se do t?i hiqja ndonjë gjë tjetër ? po qe se ka), por ja që janë disa gjëra, që edhe pse i kam shpjeguar me kujdes, ndoshta nuk janë bërë shumë të qarta.
Së pari, dua të siguroj edhe një herë të gjithë lexuesit e kësaj teme se, për sa i përket postimeve të mia, nuk do të gjejnë asnjë pavërtetësi, shpifje apo shtrembërime të së vërtetës. Kjo për sa u përket fakteve që sjell këtu. Për sa u përket interpretimeve, ato kanë të bëjnë me logjikën dhe këndvështrimin e secilit. Gjithsesi, interpretimet e mia janë gjithmonë të bazuara mbi këto fakte konkrete, fakte të cilat askush nuk mund t?i vejë në dyshim, sepse janë të gjitha të dokumentuara e të renditura bukur në arkivin tim personal.
Në postimin e datës 2 mars, shkrova, ndër të tjera, se z. Fatmir Cici ka kaluar kufirin me një letërnjoftim ku paraqitej me emrin ?Foti?, ndërkohë që emrin e kishte ?Fatmir?. Të nesërmen, ai publikoi në facebook një shkrim, ku tregonte historinë e emrit si më poshtë:
Së dyti, emrin nuk e kam ndryshuar në Greqi, por në Shqipëri, në vitin 1990, para pagëzimit. Për hir të historisë, këshilli i fshatit (Nivicë) m?a rrëzoi dy herë kërkesën për ndryshim emri (1989 & 1990), derisa i bëra kërkesë Këshillit të Bashkuar të zonës, siç quhej atëbotë. Për këtë i jam mirënjohës njërit prej shokëve të mi të rinisë nga Shën Vasili, Edmond Mekshi, i cili ndërhyu tek nëna e tij, e cila ishte kryetare e Këshillit të Bashkuar (Athina Mekshi).
Ndërsa prisja të merrja letërnjoftimin me emrin e krishterë (bashkangjitur), i cili u lëshua mbas disa muajsh nga vendimi i ndryshimit të emrit, me trazirat politike të fundvitit 1990 në Shqipëri, vendosa të largohem për në Greqi në fillim të janarit ?nga mali?, pa pasaportë, me të vetmin qëllim për të studiuar teologji, siç e arrita.
Këtë shkrim mund ta lexoni në faqen e tij të facebook-ut në adresën https://www.facebook.com/bibliotekao…947?__tn__=K-R
Në postimin e datës 3 mars, unë e citova fjalë për fjalë përgjigjen e tij, ashtu siç po bëj edhe tani, ku i bëja një pyetje fare të thjeshtë: Nëse e kishte ndërruar emrin në mënyrë të rregullt e ligjore, përse paraqitej kudo, në çdo tekst që shkruante, herë me emrin Fatmir ? Foti, herë vetëm me emrin Fatmir, emër me të cilin paraqitej p.sh. pas vendimit të Sinodit të Shenjtë të Episkopëve të Kishës Ortodokse në Amerikë (OCA) të datës 25.10.2006. Një njeri që e ka ndërruar emrin me dashje, për arsyet e veta, të cilat gjithsesi duhen respektuar, përse duhet të paraqitet përsëri me emrin e vjetër? Aq më tepër kur emri i vjetër përdoret në mënyrë ekskluzive. Aq më tepër kur emri i vjetër nuk ekziston në asnjë dokument zyrtar, sepse kushdo e di mirë se qytetarët shqiptarë nuk mund të kenë dy emra. Mund t?i hidhni një sy edhe fotografive që ai ka publikuar me letërnjoftimin e janarit 1991 dhe me dy pasaporta shqiptare, të cilat kanë vetëm një emër: Fotaq!!!! Nëse do të ishte p.sh. shtetas brazilian, sigurisht që mund të kishte dy deri në dhjetë emra, por deri tani nuk ka paraqitur ndonjë dokument të tillë. Gjithsesi, jemi në pritje. Shtojmë se vetëm në një rast mund të justifikohej përdorimi i dy emrave, kur emri i lindjes të ishte i ndryshëm nga ai i pagëzimit, por edhe në këtë rast jo zyrtarisht, por vetëm privatisht, siç ndodh me mijëra shqiptarë, që janë pagëzuar me një emër tjetër nga ai i lindjes. Në rastin konkret, ai e pranon vetë që emrin ?Fatmir? e ka ndërruar ?Foti (Fotaq)? para pagëzimit. Pra, nuk mund të përdorte veçse një emër, atë të vërtetin, të cilin ne nuk e dimë se cili është, sepse nga ky falsifikator mund të pritet gjithçka.
Lojën e tij me emrat që ka përdorur herë pas here u përpoqa t?i ilustroja edhe me të dhëna, të cilat vite më parë ekzistonin në internet dhe të cilat në arkivin tim ndodhen të printuara. Vura se ato nuk ekzistojnë më. Ka kaluar shumë kohë qysh atëherë. Plot 15 vite! Ndoshta nuk ngula edhe unë kaq shumë këmbë, por për hir të së vërtetës, nuk gjeta ndonjë gjë që t?ia vlente. U trishtova, sepse nuk do doja të paraqisja këtu dokumente të printuara, të cilat kushdo mund të thotë se janë të sajuara nga dora ime. Në një moment, ndoshta Zotit i erdhi keq për mua. U futa në arkivin e revistës Cyrillic Manuscript Heritage, dhe në vol. 11, Maj 2002, fq. 7, pashë një fotografi me këtë përshkrim:
Linku: https://kb.osu.edu/bitstream/handle/…pdf?sequence=1
Ishte koha kur ky faqezi shkruante se ishte në Universitetin e Ohio-s, se jepte mësim greqishten dhe se po përparonte në dije. Sigurisht që edhe andej e kanë përcjellë me shkelma, sepse u largua menjëherë për në Kanada. Por nuk është ky problemi. Si ka mundësi që ky njeri, i cili sjell fakte në faqen e tij të facebook-ut, se qysh prej janarit të vitit 1991 qarkullon zyrtarisht me emrin ?Fotaq?, por në maj të vitit 2002 qarkullon në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me emrin Fatmir Cici? Ku e gjetën artikullshkruesit e revistës në fjalë këtë emër?
Ky njeri duhet të japë shpjegime. Jo vetëm ndaj opinionit shqiptar, por edhe ndaj organeve të rendit të vendit tonë, INTERPOL-it, FBI-së e çdo organi tjetër që merret me veprën penale të falsifikimi të dokumenteve zyrtare. Nga ana ime (dhe nga ana jonë, sepse kjo nuk është çështje personale), do të bëjmë të pamundurën që ky njeri të denoncohet tek organet kompetente. E paralajmëroj këtë njeri të mos tërheqë shkrimet e tij nga faqja e facebook-ut, sepse pasojat do të jenë akoma më të rënda për të. Do ta ketë të kotë, sepse ato ekzistojnë në serverët e këtij rrjeti social dhe drejtësia ka të drejtë të përdorë këto të dhëna edhe kur janë fshirë nga përdoruesi.
Tani, si për ta mbyllur me një argument jo dhe kaq të pakëndshëm për z. …… Hajde dhe gjeja emrin e vërtetë këtij njeriu! Fatmir? Foti? Fotaq? Një Zot e di! Ajo që dihet me siguri është se mbiemrin e ka Cici. Këtë nuk e luan as topi i allamanit. Të shikojmë pak gabimet ortografike të këtij njohësi të madh të gjuhës shqipe në vetëm dy paragrafë të shkurtër, që i kemi marrë me copy ? paste nga faqja e tij në facebook dhe që i përdorëm pak më sipër.
1) m?a rrëzoi ? ?ma? është trajtë e shkurtër. Përftohet nga ?mua më + atë e = ma?, ku ?ë? dhe ?e? shkrihen dhe bëhen ?a?. Kur kemi shkrirje dhe jo rënie të ?ë? (si p.sh t?i them = të +i =t?i), nuk vendosim apostrof. Pra, shkruhet ?ma rrëzoi?.
2) njërit prej shokëve të mi të rinisë nga Shën Vasili, Edmond Mekshi, i cili….. në këtë rast, emri i përveçëm, ?Edmon Mekshi?, duhet në dhanore, sepse i përgjigjet pyetjes ?kujt?. Kujt? Edmond Mekshit. Në këtë rast, kur emri është i shoqëruar edhe me mbiemrin e vet familjar, nuk ndryshon emri, por mbiemri. Po të ishte vetëm emri, atëherë do të bëhej ?Edmondit?. Eshtë gabim sintaksor.
3) ndërhyu – duhet ?ndërhyri?. Miri, atë formën tënde përdore kur të vesh në fshat (po vajte ndonjëherë)!
4) bashkangjitur ? duhet ?bashkëngjitur?. Eshtë fjalë e përbërë (bashkë + ngjitur) dhe jo ?bashka + ngjitur?, sepse fjala ?bashkë?, sido që ta rrotullosh, nuk bëhet kurrë ?bashka?.
Ia bëj këto vërejtje që ta paralajmëroj të mos guxojë kurrë më të korrigjojë të tjerët, sepse nuk është i zoti të shkruajë saktë as emrin e tij (ndoshta ngatërrohet ngaqë ka shumë emra). Në çdo rast, shkrimet e tij i korrigjojnë të tjerë, njëri ndër të cilët është edhe një njeri në rrethin e tij të ngushtë familjar (por pa lidhje gjaku), me inicialet S.M.
Kaq për sot në lidhje me z. Cici. Emrin nuk po ia përmend më, se nuk e di si e ka./Forumi Shqiptar
Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira ...
Policia në Kurbin ka finalizuar një tjetër operacion antidro...
Influenca e planetëve ne jetën tuaj ne çift do jete e madhe ...
Shkrimi investigativ i “Mother Jones”, i publikuar në mars t...
Pak ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha dhe sekretari i P...
Pas betimit të presidentit Donald Trump, Nicolas Muzin, njoh...
Mbrëmjen e sotme gjatë emisionit “Opinion” teksa diskutohej ...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, i qenë pre...
“Shqiptarët ta matin mirë se kë zgjedhin. Si mundet presiden...
Mbrëmjen e sotme është promovuar filmi shqiptar “Dy gisht mj...
Ministri i Jashtëm Gent Cakaj, në një deklaratë për media di...
Në “Capitol Hill”, vetëm pak metra larg Kongresit amerikan, ...
I ftuar në emisionin “REPOlitiX”, gazetari investigativ Arta...
Ishin të dhënat nga regjistri i korporatave britanike që e b...
Fshesa masive e ndërmarrë në Ministrinë për Evropën dhe Punë...
Lobimi i PD-së në SHBA dhe lidhjet e saj me kompanitë offsho...
Shkarkimet masive në dikasterin e Ministrisë për Evropën dhe...
Më parë kryetarja e LSI-sw, Monika Kryemadhi, ka artikuluar ...
Raporti tronditës tregon 947 shqiptare janë trafikuar për sh...
Policia kufitare ka njoftuar se ka sekuestruar heroinë dhe k...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...