web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U tallën shqiptarë e ndërkombëtarë /  Presidenti Meta, psikologji 13 vjeçari

27 Mars 2019, 21:33, Aktualitet CNA

“Shqiptarët ta matin mirë se kë zgjedhin. Si mundet presidenti i një vendi të NATO-s të thotë që do vras veten që të shpëtojë juntat. Këto janë psikologjia e një 13-vjeçari, por është fatkeqësi që Ilir Meta drejton Shqipërinë. Ai nuk drejton ndonjë gjë të madhe, po gjithsesi është President. E mori vesh e gjithë bota që ai tha unë mund të vras veten”.

Komentet e mësipërme janë bërë nga avokati Spartak Ngjela, nga studioja e lajmeve të “Ora News”, ku ka qenë i fruar për intervistën e mbrëmjes. Avokat Ngjela, krahas të tjerave ka komentuar dhe deklaratën e presidentit Ilir Meta, të disa ditëve më parë, kur ka thënë se është i gatshëm të vrasë edhe veten për të mos lejuar krijimin e juntës ushtarake.

Deklarata për të cilat Ngjela tha se u tallën shqiptarët, ndërkombëtarët, madje edhe amerikanët që nuk i përfillën, por i kaluan në heshtje

 “ U tallën. U tallën shqiptarët brenda. Biles disa i thoshin me cinizëm ik sa më shpejtë. Janë budalliqe ato. Ku ka politikanë që thonë do vras veten. Ai komunikoi me amerikanët ata nuk e përfillën. Kërkon garanci. Nuk i jep njeri garanci. Po ka futur duart te paraja e shtetit do përgjigjet”,- ka vijuar Spartak Ngjela. /CNA.al





Lajmet e fundit nga