"Jemi gjynah që jetojmë këtu"/Aulona Musta "revoltohet" me gjëndjen në Shqipëri
Aulona Musta është mjaft aktive në rrjetet sociale, dhe asnj...
Profesori i njohur, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit ditën e djeshme tha se në të gjitha degët e universiteteve të Shqipërisë do të futet lënda e gjuhës shqipe.
Në një ?Opinion? të publikuar në gazetën ?Panorama?, ka ironizuar kryeministrin Rama, të cilin e cilëson edhe me fjalët si ?kryelëronjësi i gjuhës shqipe?.
?Pas disa vitesh kuptoi që problemi është tek shqipja.
Ajo në këtë prapambetje nuk arrin ti përcjelle mesazhet, kumtet, sukseset e tija personale dhe ato te rilindjes !
Ndonëse populli i ka ikur mbase falë edhe këtij keqkuptimi sëpaku le të mësojnë gjuhën e Naimit e Fishtes, arushat e malit dhe gargujt e fushës! ?-shkruan Gjekmarkaj.
Më tej, ndërsa vijon ironinë e tij, Gjekmarkaj shkruan se ?Mori tunxhin me vetë ,Taulantin, dhe ngjiti monopatet me sytë katër mos Pandeli Majko i maskur si Ndriu te filmi ?Udha e shkronjave? i jep në ndonjë të shtyrë dhe e gjuan në ndonjë përroskë!?
Shkrimi i plotë i Gjekmarkajt:
Kushtrim, kushtrim vikati kryelëronjësi i gjuhës shqipe ! Ai si Gjon Buzuku në motin e largët 1555 tha , gjuha shqype po bdaret e bastardhonet ! Edi Rama që nënkuptohet sapo themi kryelëronjesi pasi i ka realizuar anembanë të gjitha premtimet dy vite para afatit lëshoi mandanë për të ndrequr e meremetuar të dlirtën gjuhë, por si i ambli fllad i verës ! Pas disa vitesh kuptoi që problemi është tek shqipja.
Ajo në këtë prapambetje nuk arrin ti përcjelle mesazhet, kumtet, sukseset e tija personale dhe ato te rilindjes !
Ndonëse populli i ka ikur mbase falë edhe këtij keqkuptimi sëpaku le të mësojnë gjuhën e Naimit e Fishtes, arushat e malit dhe gargujt e fushës!
Dje ai mbërtheu në parmendë buajt dhe qetë e komunikimit gjeniun faqekuq Gent dhe Ulsi Manjën e mprehu plorin dhe i hyri djerrinës nga ku dilnin shkronjat e Dhaskal Todrit, vargjet e Naimit me diell e hënë të gëzuar e shumë të tjera bukuri arbërore!
Dje ai pasi rilindi shtetin, demokracinë, ekonominë, arsimin, kulturën, namuzqarinë kombëtare vendosi të rilindë Gjuhën duke venduar e urdhëruar që ajo te kellaset nder Universitete që studentet ti latojnë e prarojnë mendimet me avetarin e dhe shkronjën e rilindjes se re!
Pasi lëroi fushat u pa të ngarkonte mushqit plot me arka , rrasur në to shkronjat e reja të ardhura nga kasabatë e Alemanjës!
Mori tunxhin me vetë ,Taulantin, dhe ngjiti monopatet me sytë katër mos Pandeli Majko i maskur si Ndriu te filmi ?Udha e shkronjave? i jep në ndonjë të shtyrë dhe e gjuan në ndonjë përroskë!
Kjo dite do të shënohet në kujtësin kombiarë njësoj si ?Formula e pagëzimit?, Kuvendi i Arbërit?, ?Kongresi i Manastirit? , ?Komisia letërare?, ?Kongresi i Drejtshkrimit? me epërsinë që i jep moderniteti për tu përsosur! Gjuha e re do këtë tekstet e veta! ?Kurbani? do të zëvendësojë ?Mesharin? , ?Doktrinën e Krishtere?, ?Ritualin Roman? ! Dhaskenjtë e Dhaskalicat që në kongres njëzëri sokëllinë ay ay ay ay e dashuron mëmëdhënë dhe gjuhen do të bëjnë gramatike e sintakse!
Fjalimet e tyrë medoemos për nga spikama dhe rëndesa , zulma e madhështia duhet të zëvendësojnë librat e Kadaresë, Camajt , Pllumit etj ! Ne mos mjaftofshin dhe uri e studenteve për dije do jetë qamet e madhe të gërmohet në kohe dhe të nxirren enciklikat e vitit 2009 , sidomos ajo për bujqësinë të këput shpirtin me fushat e begata e malet e larta që Kryelëronjesi i ka ndërmend ditë e natë! Edhe ajo për kulturën nuk rri me poshtë me kënge amani e zamani, me dajre të cilës i ra vetë ay në autobuz ! Atë mund ta çkoqisin Besa dhe Elisa teksa bëjnë karabina paktin për Universitenë!
Nga vetja mund të shtojnë nder seminare statuset që nomatisin në Facebook!
Ndoshta këto ditë do sajonte edhe dekorata e lartë ?bekimi i kryeleronjesit? me propozim të ?opozitës? se re nëse Parlamenti punon në paqe nga të nëmurat protesta opozitare!
Ajo një ditë do t?u varet ai medaljon mbi gjokset plot gufim te ligjshëm krenarie për rijetëzimin që po u bënët shkrolave të gjuhës tënë ! Bëna hallall e kabull o Kryeleronjes nëse nuk e kemi kuptuar bash si duhet nismën tende të re, dhe nuk mbajtem gojën mbyllur kur nuk kishim ndonjë gjë për të thënë në lartesinë e shqipes së kongresit po helbete ende drite e diturisë së rilindjes tatë përpara nuk na ka shpjerë neve këndej nga filologjiku! Ndërkohe populli këndon ? gjuha shqipe sa e mirë sa e ëmbël sa e dlirë , Edi Rama sa i mirë! Afërim, Afërim.
Aulona Musta është mjaft aktive në rrjetet sociale, dhe asnj...
Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku iu ka bërë...
Pas shkarkimit të Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave, ...
Ministrja e Financave ka shkarkuar nga detyra Drejtoreshën e...
Rona Nishliu ka ndarë dhimbjen e saj me fansat në Instagram,...
Me rastin e ditëlindjes së vajzës së saj, Marina,Eli Fara ka...
Emina Cunmulaj mund të mbyllë profilin e saj në Instagram dh...
Në zvarritjet për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, Presid...
Kryeprokurorja Arta Marku ka marrë pjesë në analizën e Proku...
Policia ka bërë të mundur idetifikimin e autorit të dyshuar ...
Paniku që e ka mbërthyer z. Fatmir Cici (i cili ngul këmbë s...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë sot mandatin e dep...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka ftuar...
26-vjeçari Jurgen Kurti u ekzekutua më 18 mars, pranë banesë...
Kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Klement Zguri i...
Vendi ynë ka shënuar një përmirësim në drejtim të lëvizjes s...
Gazetari dhe analisti Lorenc Vangjeli ka pasur një debat mja...
Në garën për SPAK, pjesa më e madhe e kandidatëve janë nga P...
Aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan, Geri Kokalari, ka fol...
Qendra e re Shëndetësore Vorë do të përfundojë plotësisht br...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...