web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fatmir Cici, ish i burgosuri ordiner që tentoi të vrasë bashkëfshatarin

27 Mars 2019, 11:35, Aktualitet CNA

Paniku që e ka mbërthyer z. Fatmir Cici (i cili ngul këmbë se emrin e ka Fotaq) këto ditët e fundit bëhet çdo ditë e më i dukshëm. Fakti që ortodoksët e Shqipërisë janë vënë sërish në lëvizje, si edhe 15 vite më parë, por kësaj herë të vendosur për t?i dhënë fund një herë e mirë këtij fenomeni të përçmuar antishqiptarizmi e antiortodoksizmi, ?karriera? e të cilit ka kaluar nëpër gjirizet më të errëta të errëta të imoralitetit njerëzor.

Mjafton të përmendim se në moshën 20 vjeçare, kur sapo kishte mbaruar Shkollën e Mesme Bujqësore në Delvinë, tentoi të vriste bashkëfshatarin e tij për shkaqe banale. U dënua me pesë muaj heqje lirie dhe vetëm për hir të moshës relativisht të re dhe disa lidhjeve të tjera, të cilave nuk është momenti të përmend këtu, dënimi nuk ishte më i rëndë, ashtu si edhe formulimi i akuzës (plagosje e lehtë me dashje) nuk pasqyronte me vërtetësi dhe besnikëri instinktet vrastare të këtij keqbërësi. Gjithsesi, dënimi me pesë muaj burg, për kohën e atëhershme, ishte një damkë e rëndë në gjirin e shoqërisë shqiptare, e cila ishte mjaft konservatore (në kuptimin e mirë të fjalës) dhe ruante me fanatizëm etikën, parimet dhe vlerat e saj tradicionale.

Si njeri që tregohej me gisht në fshatin e tij, ndryshe nga pjesëtarët e tjerë të familjes, të cilët ishin njerëz të thjeshtë e punëtorë, pas daljes nga burgu u struk në vetminë e tij, diku në pllajat e malit të fshatit, mes koshereve të kooperativës, duke pritur ditën e hakmarrjes. Zhvillimet gjeopolitike të kohës, fillimi i shpërbërjes së Kampit Socialist në Evropën Lindore, si edhe vdekja e diktatorit Çaushesku në Rumani, i dhanë shpresë se do të mund të gjente strehë diku në Perëndim, më konkretisht në Greqi, për shkak të afërsisë me fshatin dhe mundësisë për kalimin e kufirit në rrugë tokësore. Bleu një fjalor greqisht ? shqip të N. Gjinit (ishte një fjalor i vogël, me ngjyrë të kaltër, i vetmi i këtij lloji, sepse ekzistonte edhe një tjetër, shumë më voluminoz, i të njëjtit autor, ngjyrë bizele, por që nuk ndihmonte shumë, sepse ishte shqip ? greqisht) dhe filloi të mbllaçiste fjalët e para në greqisht.

Pas pak kohe u shkelën kufijtë me Greqinë në zonën e Sarandës dhe kur e pa se nuk ekzistonte ndonjë rrezik për jetën, doli në Sajadhë e prej andej në Filat, ku grumbulloheshin të gjithë refugjatët që vinin nga Shqipëria. Prej andej, pasi bëhej një identifikim paraprak, kushdo që deklaronte se ishte me origjinë greke, shkonte në kampe që destinoheshin për këtë kategori popullsie, në të cilat kishte më shumë liri lëvizjeje, mundësi më të mëdha për pajisje me dokumente, por edhe për të gjetur punë. Fakti që ky njeri ishte në Kallpaq, d.m.th. në një kamp të destinuar vetëm për shqiptarët që deklaronin se ishin me origjinë greke, është pranuar edhe nga ai vetë. Nuk mund ta fshehë, sepse nuk ishte vetëm. Ishte i shoqëruar me disa të tjerë, të cilëve përpiqej orë e çast t?u mësonte greqishten, duke mbajtur gjithmonë në dorë atë fjalorin vogël greqisht ? shqip. Kur e pyesnin se ku e kishte mësuar greqishten, thoshte se ia kishin mësuar disa shokë konviktorë në Shkollën e Mesme Bujqësore të Delvinës, të cilët ishin nga fshatrat e minoritetit grek. Nuk e di nëse e ka mësuar greqishten në këtë mënyrë. Di se, për vitet që flasim, greqishten e mësonte për një qëllim të paramenduar.

Nuk dua të përsëris fakte, të cilat janë përshkruar në mënyrë të hollësishme në këtë forum para 15 vitesh dhe të cilat mund ti lexoni këtu (https://www.forumishqiptar.com/threa…fera-shqiptare) , por nuk mund të mos i komentoj këto fakte, të cilat mbeten deri në ditët e sotme të dyshimta. Janë pikërisht këto dyshime, të cilat mund të japin shpjegime të bindshme për shkaqet se përse ky njeri lufton me mani ortodoksinë shqiptare, ortodoksët shqiptarë, kudo ku ndodhen (p.sh. të parin shqiptar ortodoks që ka sulmuar ka qenë Atë Artur Liolini, këtë klerik të nderuar të Dioqezës Shqiptare të Amerikës, por edhe vëllanë e tij, Episkop Nikonin).

Kush ka përjetuar nga afër zhvillimet politike të fundit të vitit 1990 dhe fillimet e vitit 1991, por sidomos ata që kanë qenë në shënjestër apo protagonistë të këtyre zhvillimeve, mban mend shumë mirë se u përhap një informacion, sipas të cilit Ramiz Alia përdori të burgosurit dhe ish të burgosurit ordinerë që ditën e parë që shqiptarët filluan të kalojnë masivisht kufirin shqiptaro-grek për të krijuar episode dhe incidente, në mënyrë që bota perëndimore të mos i pranonte shqiptarët në gjirin e saj. Kam qenë vetë dëshmitar synor në një episod të tillë, kur një turmë ish të burgosurish ordinerë, që sapo kishin kaluar kufirin, kërkonin nga autoritetet greke t?i çonin brenda ditës në Amerikë, sepse nuk u pëlqente Greqia. Në lidhje me shfrytëzimin e ish të burgosurve ordinerë nga Sigurimi Shqiptar, me qëllim që të njollosnin praninë e shqiptarëve antikomunistë në Perëndim, është shkruar edhe në mediet shqiptare. Sigurisht që ish të burgosur të tjerë ordinerë janë përdorur edhe për misione të tjera.

Bindja ime personale është se ish i burgosuri ordiner Fatmir Cici kishte si mision depërtimin në botën e ortodoksisë, shkollimin fetar apo teologjik, afirmimin si personalitet në këtë fushë dhe pastaj denigrimin e Kishës Orthodhokse dhe krerëve e punonjësve të saj në Shqipëri e gjetkë. Në fakt, në gati 30 vite, nuk ka bërë asgjë tjetër veç kësaj. Shau dhe shpifi sa mundi për Kryepiskopin Anastas, pastaj për atë Artur Liolinin dhe episkop Nikonin, pastaj për episkopët shqiptarë, të cilët i etiketon si ?myslimanë?… Nuk ka mbetur personalitet ortodoks me origjinë shqiptare apo me shërbesë në Shqipëri, nuk ka mbetur ndonjë personalitet i tillë as në diasporë, kundër të cilit ky njeri të mos ketë vjellë vrer. Nëse dikush kërkon të përkufizojë me saktësi fjalën ?mision?, ky është shembulli më i mirë për ta ilustruar.

Gjithsesi, misioni i tij nuk është thjesht të shpifë kundrejt një pagese ndaj ortodoksisë shqiptare, në Shqipëri e në diasporë. As misioni i tij nuk mund të lidhet vetëm me Sigurimin e Ramiz Alisë. Për shkaqe shumë objektive, të cilat do t?i citoj së shpejti, nuk ekziston as dyshimi më i vogël se ky njeri u vu edhe në shërbim të SHIK-ut, i cili në vitet e para, sipas të gjitha raporteve të shërbimeve inteligjente perëndimore (të publikuara nëpër libra, forume ndërkombëtare e revista prestigjioze), kontrollohej nga islamistët e Al-Qaeda-s. Specialistë e analistë ndërkombëtarë, i mëshojnë faktit se lufta kundër rilindjes së ortodoksisë në Shqipëri synonte në dy drejtime, në pengimin e ringritjes së një kishe kanonike me të vërtetë autoqefale dhe në pengimin e përqafimit të mesazhit të saj nga besimtarë që rridhnin nga familje me origjinë joortodokse.

Sulmet e vazhdueshme të tij ndaj Kryepiskopit Anastas deri para 15 vjetësh (deri sa besimtarët ortodoksë ia ndreqën mirë kurrizin) synonin pa dyshimin më të vogël pengimin e veprës së ringritjes së Kishës sonë Orthodhokse, konsolidimin e saj nëpërmjet formimit të Sinodit dhe dorëzimit të episkopëve të rinj, por kryesish në pengimin e konsolidimit të autoqefalisë së saj, që do të thoshte se Kisha e Orthodhokse e Shqipërisë do të mbetej përjetësisht peng në duart e atyre që e luftonin për interesa mëkatare. Vetëm se, ata që e kishin zgjedhur për një mision të tillë, nuk e kishin marrë vesh akoma se një mi gjirizesh, sado dhëmbë dhe thonj të mprehtë që të ketë, nuk mund të brejë një shkëmb gjigant. Me marrëzitë që thoshte ky njeri, por mbi të gjitha, me të kaluarën e tij të errët dhe me një tashme akoma më të errët, i ktheu planet e tyre në pluhur e hi.

Kështu janë turpëruar historikisht planet e Djallit kundër Krishtit dhe Kishës së tij. Si edhe në rastin e Judës, i cili e tradhtoi Atë, e dorëzoi tek kryepriftërinjtë dhe ata tek romakët, të cilët e mbërthyen në kryq. Kur Djalli mendoi se fitoi, Perëndia e ngjalli së vdekurish dhe e ngriti me lavdi, në të djathtë të Tij. Perëndinjeriu Jisu Krisht duhej të vdiste, por vetëm si njeri, sepse Perëndia nuk vdes kurrë. Vetëm si njeri i vdekur mund të predikonte Ungjillin e Shpëtimit tek të vdekurit. Pra, Perëndia shfrytëzoi tradhtinë e Judës për të shpëtimin e të gjithë njerëzve, të gjallëve e të vdekurve. Kështu ndodhi edhe në rastin tonë. Perëndia diskreditoi të gjithë ata që kërkonin të mbysnin Kishën tonë të rilindur nëpërmjet tradhtisë së Fatmir Cicit.

Lavdi, më ty, o Perëndi, lavdi më ty!/ Forumi shqiptar 

Foti Cici, mashtruesi që ndryshon emrin sipas padronit që i shërben





Lajmet e fundit nga