Jeta në çift ka vdekur?/ Si ta ringjallni me dy veprime të thjeshta
Luani ( E kemi seriozisht)Loja është një dimension tjetër te...
Analisti, Artur Zheji, ka komentuar deklaratën e kryeministrit, Edi Rama, i cili gjatë kongresit të PS-së ditën e djeshme e cilësoi kundërshtarin e tij politik Lulzim Bashën si një lider pa hallate dhe gazetarët derra të shtrirë nëpër studio televizive.
Sipas Zhejit, kryeministri nga kazanxhinj dhe kadrinj, e kaloi fjalën e tij për gazetarët duke i quajtur ata derra.
Ndërsa përsa i përket termit ?hallate? që Rama përdori për kreun e PD-së Lulzim Basha, Zheji i kujton Ramës se Basha ka dy fëmijë dhe presidenti Meta tre. Gjithashtu në shkrimin e tij Zheji shkruan se edhe gazetarët kanë qëlluar pjellorë.
Shkrimi i plotë:
Në fjalimin e tij zgjedhor, mbasi na rrëfeu shëndetin e tij të mirë fizik, kryeministri shpalosi gjithë agresivitetin e tij shpirtëror, mendor dhe zemërak.
Renditi të vërteta, gjysëm të vërteta dhe si gjithmonë një sallatë frutash bajate me shumë gënjeshtra, kësaj rradhe më të përmbajtura se herët e tjera.
Vërtet Tirana sot, në disa pamje është mjaft më e jetueshme, porse jeta bëhet më interesante, kur del jashtë saj dhe të mendosh që ushtria e kullave shumëkatëshe, të porositura drejtëpërdrejtë nga ay, duhet akoma të na pushtojë.
Kjo është e ardhshmja e frikshme, që Veliaj, me Ramën kryeministër, do ta ketë të pamundur ta kundërshtojë dhe të drejtojë vrullin e investimeve në hekur dhe beton, drejt Paskuqanit, te Bulevardi i ri, për të krijuar aty, Tiranën e Re2.
Përtej kësaj, zemërata dhe zulma e vrerit ishte pjesa dërmuese e fjalës kryeministrore, ngjizur me helm të trashur gjarpri, të etur për revansh dhe hakmarrje, sepse punët e tij, nuk janë fare mirë. Dhe kjo është e dukshme dhe nuk mbulohet dot me mjegullën e fjalëve të tij, që ngjanin me një klithëm të papërmbajtur tërbimi, më shumë se sa me një arsyetim kryeministror.
Por pjesa më e ndjerë dhe më e përsosur në metafora, ngjyresa, kthesa, karambole, emfaza, gëlbaza, drithërima, hakërrime, paralajmërime, kërcënime, shpërfytyrime, erdhi te pjesa e spërkatjes me llum të Opozitës dhe të gazetarëve.
Lulzim Basha, ishte sipas mllefit të tij, që e ka burimin nga ditët e këqia dhe të paralajmëruara që po kalon, një ?lider pa hallate?, ndërsa gazetarët dhe analistët, thjesht ca ?derra të shtrirë? nëpër studio televizive.
Që pyll pa derra nuk ka, kjo dihet, por kësaj rradhe nga kazanxhinj, gazetarët u shndrruan në fjalorin kryeministror edhe në derra, kjo tingëllon e re dhe e dëshpëruar.
Për sa i përket ?hallateve?, kryeministri hyn dhe krejt gabim në këtë sfidë seksuale dhe riprodhuese të kundërshtarëve të tij politikë, sepse Basha ka dy fëmijë, Ilir Meta ka tre dhe madje edhe shumica e gazetarëve, na kanë qëlluar pjellorë, madje nganjëherë të përfolur, edhe si shumë të dhënë pas seksit, sepse kanë qëlluar mesdhetarë të mirëfilltë dhe hiperaktivë?
Por nejse, mund të më thuhet se ?hallatet? janë përdorur në kuptim figurativ, domethënë si njerëz mendërisht jopjellorë. Kryeministri le të mbajë në këtë fushë, peshoren e tij subjektive, si edhe gazetarët kanë edhe ata, peshoren e tyre, në të cilën kryeministri, u rezulton gjithmonë e më i lehtë dhe më i papeshë.
Por kjo nuk i zgjidh hallet e tij? (a mos fjala ?hallate? buron nga fjala ?halle?? E që domethënë se kush ka halle, këto halle, ndikojnë te mbarëvajtja e hallateve?)
Ndoshta po dhe ndoshta jo. Gjykuar nga jeta e sotme e kryeministrit plot halle, e vështirë ta kesh zili, raportin e tij intim me vetminë dhe seksualitetin e vet, kur shkruan dhe merr mijëra mesazhe telefonike në ditë dhe kur ruhet me më shumë roje se presidenti i Rusisë.
Por kjo është një çështje tjetër?/CNA.al
Luani ( E kemi seriozisht)Loja është një dimension tjetër te...
Kreu i FSHF-së, Armand Duka, pas humbjes në ndeshjen e parë ...
Qysh në fillim, dua të them se nuk jam dakord me disa media ...
Hani vezëNëse ju duket diçka e shëmtuar, e keni shumë gabim....
Sot, u zhvillua seanca gjyqësore për 6 të arrestuarit e prot...
Bisht kali i ulëtCamila Cabello e bën një bisht kali të zako...
Ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë Rama 1, Ylli Manjani, ...
Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten pse ndjeheni sikur keni ...
Gjashtë persona të arrestuar të enjten e kaluar si pjesëmarr...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë alarmin se policia ka...
LSI është në unison sot me akuzat ndaj Qeverisë. Ish-deputet...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka s...
Partia Demokratike ka denoncuar kryebashkiakun e Tiranës Eri...
Monika Kryemadhi, në një intevistë në televizionin lokal të ...
Përparim Medani, pronari i banesës ka treguar çastet e kalua...
Edhe sot Partia Demokratike ka pasur në vëmendje çështjen “B...
Përdorimi i fëmijëve për fushatë elektorale apo qëllime poli...
Asnjë i dyshuar për vrasjen mafioze të avokatit në qendër të...
Qëndrimin tim personal dhe linjën editoriale të SYRI.net kur...
Në fund të vitit të shkuar kryeministri Edi Rama firmosi dis...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...