"Më vendosën thikën në kokë"/ Medani rrëfen përplasjen me grabitësit
Përparim Medani, pronari i banesës ka treguar çastet e kalua...
Monika Kryemadhi, në një intevistë në televizionin lokal të Shkodrës, ?Shkodra Channel?, ka dhënë një deklaratë, e cila zbulon shumë për strategjinë e opozitës për djegien e mandateve.
Kryetarja e LSI-së, deklaron për Shkodra Channel ndër të tjera se ?mazhoranca u tregua arrogante me zëvendësimin e menjëhershëm të mandateve, duke shkelur të gjitha ligjet dhe Kushtetutën?.
Një deklaratë që tregon qartë se opozita ka pasur pritshmëri tjetër në lidhje me manovrën e tyre të fortë për dalje nga sistemi parlamentar.
Pritshmëri që sipas deklaratës së Kryemadhit, ka pasur një tjetër taktikë, ku opozita sipas gjasave ka pritur pas dorëzimit të mandateve në Kuvend, Gramoz Ruçi, të kthente shkresat tek Partia Demokratike për procedurë, duke i dhënë kohë më shumë Bashës e Kryemadhit të bëjnë politikë me presionin.
Qëndrimi i kryetares së LSI-së për Shkodra Channel bëhet më i qartë nëse do të lexohet edhe deklarata e Presidentit Ilir Meta, i cili tha se zëvendësimi i deputetëve nuk është i rregullt.
Meta tha se vetëm 82 deputetë janë të ligjshëm.
Në fakt, ky është një proces që ka dy pjesë: dorëheqjen e deputetit dhe zëvendësimin e tij sipas ligjit, duke respektuar listën pritëse të partive përkatëse të opozitës: PD dhe LSI.
Kuvendi menjëherë sapo ka marrë aktet e dorëheqjeve të deputetëve të opozitës, që u dorëzuan gjithë ceremonialitet pas protestës përpara Parlamentit, i ka përcjellë ata në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve.
Ky institucion, ka nisur po menjëherë procedurën ligjore të rotacionit kushtetues, duke iu referuar kandidatët pritës.
Pikërisht këtu ndodhi efekti domino, kur kandidatë të PD-së dhe LSI-së në qarqe pranuan të marrin mandatin dhe procesi hyri në hulli normale.
Opozita nuk e pranoi këtë proces por s?kishte ç?të bënte; nuk mund të ndalte procesin dhe nisi presionin ndaj kandidatëve.
Rasti i Ligoraq Karamelos në Korçë, i cili u kërcënua tre herë është emblematik.
Ndërkohë, Monika Kryemadhi i dërgoi KQZ-së një shkresë, ku i quante deputetët rishtar të partisë së saj si ?jo përfaqësues?, ndërkohë që ata i kishte certifikuar pikërisht LSI-ja në zgjedhjet e 25 qershorit, kur i kishte dërguar në KQZ si kandidatë zyrtarë të saj.
Pra, opozita i ka hyrë një ?loje? ku ka menduar blofin, si në poker, kur edhe pse nuk ka letrën e duhur, ka tentuar të mbyllë dorën.
PD e LSI ka pritur që kundërshtari të impresionohet nga loja e ashpër dhe të tërhiqet. Por nuk ka ndodhur kështu, mazhoranca ka hapur letrat dhe ka vazhduar lojën.
Siç thotë edhe opozita shpesh herë, tani nuk ka kthim mbrapsht./Ylli Pata/
Përparim Medani, pronari i banesës ka treguar çastet e kalua...
Edhe sot Partia Demokratike ka pasur në vëmendje çështjen “B...
Përdorimi i fëmijëve për fushatë elektorale apo qëllime poli...
Asnjë i dyshuar për vrasjen mafioze të avokatit në qendër të...
Qëndrimin tim personal dhe linjën editoriale të SYRI.net kur...
Në fund të vitit të shkuar kryeministri Edi Rama firmosi dis...
L’Osservatore Romano, gazeta zyrtare e Vatikanit, i ka kusht...
Këngëtari i njohur, Justin Carter është vetëvrarë gabimisht ...
Fundjavat janë bërë për t’u kënaqur e ndonjëherë për t’u deh...
L’Osservatore Romano, gazeta zyrtare e Vatikanit , ka shkrua...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka njoftuar se ka përzgjed...
Raportime shqetësuese për përdorimin e burimeve shtetërore e...
Pas largimit të Kejvinës nga emisioni “Xing me Ermalin” një ...
Nënkryetari i LSI -së, Luan Rama ka thënë se Partia Socialis...
Milijana Bogdanović ka lidhur jetën e saj me një 74-vjeçar d...
Kongresi i djeshëm i Partisë Socialista dhe oferta e Ramës p...
Mos u habisni për çfarë kam titulluar se kjo tashmë është e ...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili një ditë u më p...
Me 22 Mars në fshatin Greshicë të Mallakastrës u vodh me dhu...
Vartolu dhe Xhumal janë në rrezikpor Medet arrin t’i shpëtoj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...