web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Do të përcëlloheni brenda"/ Çollaku paralajmëron Ramën

23 Mars 2019, 18:41, Aktualitet CNA

Deklaratat e kryeministri Edi Rama ditën e sotme për të shkuar pa opozitën në zgjedhjet lokale u komentuan nga anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës Kreshnik Çollaku.

Sipas Çollakut nëse Rama shkon në zgjedhjet lokale i vetëm, e kthen Shqipërinë në sistem diktatorial që imiton Partinë e Punës.

Çollaku e cilësoi një vendim të tillë kalim të vijës së kuqe dhe paralajmëroi se nëse në zgjedhjet e 30 Qershorit PS do të garojë e vetme vendi do të shkojë drejt një konflikti civil.

?Në rast se Edi Rama mendon se do të shkojë në zgjedhjet lokale i vetëm e kthen Shqipërinë në një sistem diktatorial ku imiton Partinë e Punës. Por në këndvështrimin tim personal një vendim i tillë si Partia e Punës e kalon vijën e kuqe çon në një konflikt civil mes shqiptarëve, pasi populli në vitin 90 e rrëzoi atë sistem, nuk mund të pranojë që në 2019-tën t?i kthehet përsëri. Unë shpresoj të mos e ndezin këtë zjarr pasi jam i sigurtë që do të përcëllohen brenda?,-tha ndër të tjera Çollaku në Fax News./CNA.al





Lajmet e fundit nga