Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Është në nderin e këtij forumi ruajtja e temave të shkuara, të cilat, në mënyrë të qartë e të drejtpërdrejtë, hedhin dritë mbi ngjarje dhe persona të ndryshëm, duke gjurmëzuar kështu mendimet, përshtypjet, bindjet dhe bëmat e protagonistëve dhe opinionit publik shqiptar në një sfond elektronik, i cili po i reziston mjaft mirë kohës.
Para 15 vitesh, në këtë forum është diskutuar gjerësisht për një person, i cili në atë periudhë etiketohej si një figurë e errët, që po ndërmerrte një mision të dyshimtë në dëm të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të Kryepiskopit të saj dhe të shoqërisë shqiptare në tërësi. Prezantohej me emrin At Foti Cici
Jeta vërtetoi më së miri se, ato që u denoncuan në këtë forum për këtë, me fakte e me dokumente, pjesa kryesore e të cilave u publikuan në shtypin e kohës nga autorë jo anonimë, por nga qytetarë me emër e mbiemër, ishin të vërteta, prandaj dhe z. Fatmir Cici nuk guxoi kurrë t’i drejtohej gjykatës e t’i akuzonte ata për shpifje, gjë që nuk harronte të bënte nëpër forumet dhe blogjet e kohës. Ky person, i cili deri atëherë, për të përmbushur misionin e tij të dyshimtë, kërkonte të fitonte publicitet dhe popullaritet, duke përdorur profile të ndryshme nga një IP e vetme, por edhe duke shfrytëzuar padijen e dy personave të tjerë, të cilët i përdorte si mish për top, duke i larguar kështu nga rruga e Zotit dhe e ortodoksisë. Jemi lutur gjithmonë për ta, sepse e dinim mirë se ishin viktima të këtij njeriu, prandaj dhe jemi të gëzuar që, tashmë, i kanë kthyer shpinën këtij manipuluesi antishqiptar e antiortodoks.
Antiortodoksizmi i z. Fatmir Cici ndoshta nuk do të ishte kaq shqetësues për një pjesë të shoqërisë shqiptare, qoftë edhe për një pjesë të vogël të saj, nëse do të kufizohej në një kuadër thjesht fetar nëse nën këtë maskë nuk do të fshihej një antishqiptarizëm i thellë, tashmë i dokumentuar. Nuk është rastësi që ky njeri u dëbua prej të gjithë shqiptarëve. U dëbua fillimisht edhe prej Dioqezës Shqiptare të Amerikës, drejtuesit e së cilës ishin të parët që e nxorën përjashta. Po ashtu, dëshmitë e të ndjerit Sejfi Protopapa dhe debatet e tij me këtë person (të cilat janë ende në internet dhe në shtypin e kohës) dhe kushdo mund t’i lexojë e të kuptojë se sa i padëshiruar është ky njeri në gjirin e shqiptarizmit. Në të njëjtën mënyrë u dëbua edhe nga të gjitha Kishat Ortodokse, me të cilat erdhi në kontakt ose bashkëpunoi për një farë kohe. U dëbua edhe nga OCA, pas një vendimi zyrtar të kësaj Kishe (shih The Orthodox Church, NOV/DEC 2006, pg 10: DEPOSED
CICI, The Rev. Foti, who was suspended, is deposed
from all sacred functions of the Holy Priesthood and
his name is removed from the ranks of clergy of
the Orthodox Church in America by the Holy Synod
of Bishops of the Orthodox Church in America/ October
25, 2006.)
Eshtë e qartë se z. Fatmir Cici është turpi i ortodoksisë botërore. Gjithsesi, problemi i tij nuk është vetëm Kisha Orthodhokse e Shqipërisë, Kryepiskopi Anastas apo hierarkët dhe punonjësit e saj. Problemi i tij i vërtetë është mizantropia nga e cila është pushtuar. Nuk le njeri pa sharë, në kuptimin fizik dhe juridik. D.m.th. shan Kishën Orthodhokse, por edhe shqiptarët. Vini re në postimet e tij në social media si shan myslimanët në përgjithësi, jo individë të veçantë. Vini re si shan edhe bashkëfshatarët e tij kur bën fjalë për riparimin e çatisë së kishës së fshatit të tij, Nivicë Bubar.
Rishfaqet pas plot 15 vitesh heshtjeje të plotë, të cilat janë vitet që nga momenti që Kisha Ortodokse në Amerikë (OCA) e zhveshi nga prift e deri para pak kohësh, kur ky zotëri paraqitet përsëri si At Foti Cici, pa folur asnjëherë se ku shërben, kujt i shërben dhe kush e paguan.
Ky shpifës i paguar, i cili është më i urryer se një vrasës i paguar, akuzon gjithë të tjerët për skandale seksuale, për të kaluar imorale, etj., etj., në një kohë që ai vetë ka dalë nga burgjet e krimeve ordinere, pa guxuar ta pranojë këtë fakt publikisht. Etika e postimeve të tij, e frymëzuar dhe huazuar padyshim nga botimet pornografike, është provë e dukshme patologjike e gjendjes në të cilën ndodhet shëndeti i tij mendor. I vetmi ngushëllim për të mund të jetë fakti se edhe të marrët mund të hyjnë në histori. P.sh. Herostrati dogji Tempullin e Artemidës në Efes (një nga shtatë mrekullitë e botës) që ta shkruante historia. Atë që z. Fatmir Cici nuk ka kuptuar është se të marrët mund të hyjnë në histori, por nuk e bëjnë dot historinë, as nuk e shkruajnë dot atë./ Forumi Shqiptar
Fatmir (Foti) Cici, një vrasës, përdhunues dhe dhunues që maskohet si prift?
Fatmir Cici apo Adhamudhi Vorio-Epiriot kundër kishës dhe shqiptarëve
Fatmir (Foti) Cici, një vrasës, përdhunues dhe dhunues që maskohet si prift?
Mëkati i pafalshëm edhe mjerimet e Fatmir Foti Cicit
Ndërkohë që kryeministri Rama trumbeton fort në media për mb...
Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Opozitës dhe mazhoran...
Zbutja e dënimit ndaj të dënuarit për 2 vrasje Gentian Doda,...
Ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili k...
Presidenti Ilir Meta i ka atribuuar vetes një sërë meritash ...
Ish-drejtori i policisë Emri Vata, ndërsa ka komentuar prote...
Pas akuzave të kreut të Grupit Parlamentar të PS, ka reaguar...
Në vijim të rubrikës të “Dje dhe sot”, të nisur nga CNA.al, ...
Një ditë pasi u shfaqën duke debatuar në park, Justin Bieber...
Reperja e njohur Gjira Kajtazi e cila prej kohësh jeton në G...
Ermal Fejzullahu është ndjerë nostalgjik dhe ka hapur albumi...
Kim Kardashian është padiskutim një nga femrat më të komentu...
Së fundmi është zbuluar një kombinim ideal që të gjitha ne m...
Është koha që të bëjmë disa ndryshime në gardërobë! Trendet ...
Xhesika Berberi ishte dje pjesë e evenit “Daily Front Row Aw...
Kanye West tashmë e ka kthyer në traditë mbajtjen e meshave ...
Prej disa javësh opozita, por edhe mediat kanë raportuar një...
Opozita shpalli djegien e mandateve të deputetëve një muaj m...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka dhënë alarmin...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka hedhur poshtë kërkesën e gjyqt...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...