Vrasja e efektivit në Maliq/ Lamallari: Dënoj aktin e rëndë, Shqipëria humbi një shërbëtor të ligjit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...
Shqipëria konsiderohet si vend i varfër, po me politikanë të pasur.
Përballë luksit të tyre drejtësia është e dobët dhe kjo ka bërë që ata të kthehen në pashallarë të Shqipërisë së varfër.
Njëri prej tyre është edhe deputeti socialist Ervin Bushati, i cili dyshohet se ka fshehur pasurinë.
Bëhet fjalë për disa pasuri të paluajtshme që ndodhen në Tiranë, Sarandë, Kavajë, por dhe pasuri të tjera.
Janë të paktën 7 pasurive të paluajtshme, për të cilat kanë nisur edhe hetimet.
Ka qenë Partia Demokratike e cila ka depozituar në prokurori Kallëzim Penal kundër Ervin Bushatit për fshehjen e pasurisë dhe falsifikimin e Deklaratës së Pasurisë, duke e akuzuar për kryerjen e dy veprave penale: ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve? dhe ?Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim?, parashikuar nga nenet 190 dhe 257/a i Kodit Penal.
Vetëm disa ditë pas depozitimit të Kallëzimit Penal, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 25.10.2018, vendosi ?mosfillimin e procedimit penal?.
Por, Partia Demokratike e ankimoi vendimin në Gjykatë.
Më datë 20 Janar 2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pranoi ankimin e PD, duke rrëzuar Prokurorinë e Tiranës dhe duke e detyruar këtë të fundit të nis menjëherë procedim penal ndaj deputetit Ervin Bushati për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Prokurorisë së Tiranës e cila e ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit Tiranë, për të mos e hetuar Ervin Bushatin.
Gjykata e Apelit, më 13 Mars 2019, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke vulosur kështu përfundimisht rrëzimin e prokurorisë dhe detyrimin e saj që të procedojë penalisht deputetin e PS Ervin Bushati.
CNA.al ka verifikuar deklarimin e pasurisë të deputetit socialist Ervin Bushati, sipas të dhënave të Open Spending Albania dhe pasuria për të cilën ai dyshohet se e ka fshehur nuk rezulton e deklaruar.
Konkretisht, pasuria me sipërfaqe 938 m2 truall dhe pasuri me sipërfaqe 600 m2 truall të ndodhura në Tiranë dhe të fituara në të njëjtën ditë, me 21 prill 2017, nuk rezulton e deklaruar nga Bushati.
Po, kështu një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall po në Tiranë e fituar më 25 korrik 2014, nuk është deklaruar.
E padeklaruar rezulton dhe një ndërtesë me sipërfaqe 76 m2 në Qerret Kavajë si dhe një pasuri tjetër me sipërfaqe 376 m2 truall në Qerret, Kavajë, të fituara me 30 maj 2016.
Një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall në Sarandë, e fituar më 17 Korrik 2014 si dhe një garazh me sipërfaqe secila 42 m2 në Sarandë, nuk rezultojnë në formularët e deklarimit të pasurisë.
Pasuria e deklaruar nga Bushati përgjatë viteve 2014-2017
Të ardhura nga paga si deputet, tetor-dhjetor 2014, 469 996 lekë.
Të ardhura nga paga si anëtar i këshillit bashkiak, 76 500 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, shtuar me 11 255 lekë.
Të ardhura nga qiraja, 1 800 euro.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 32 752 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 28 432 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 476 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 4 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 300 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 35 614 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 2 137 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 1 070 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 1 000 euro.
Të ardhura nga paga si deputet, 2 695 024 lekë.
Të ardhura nga qiraja, 4 200 euro.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 231 024 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 18 000 euro për një kredi bankare marrë më 23.12.2015 për blerje veture tip Audi për 20 300 euro, kredi me principal 18 000 euro, interes 5% dhe afat shlyerje 5 vjet.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 352 925 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 49 939 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 486 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 150 670 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 736 euro.
Gjendja e parave cash, 3 000 euro.
T Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 241 464 lekë.
Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputet, 2 593 942 lekë.
Gjendje llogari bankare në emër të një personi të afërt më 31 dhjetor 358 149 lekë, shtuar me 5 225 lekë nga interesat.
Gjendje llogari bankare në emër të një personi të afërt më 31 dhjetor 50 679 lekë, shtuar me 739 lekë nga interesat.
Gjendje llogari bankare në emër të një personi të afërt më 31 dhjetor 488 euro, shtuar me 2 euro nga interesat.
Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor -15 euro, pakësuar me 13 euro.
Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor -1 342 lekë, pakësuar me 1 349 lekë.
Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor 585 093 lekë, pakësuar me 565 577 lekë.
Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor 4 135 euro, pakësuar me 3 601 euro.
Bashkëshortja, mbyllur llogari bankare.
Bashkëshortja, gjendje llogari bankare më 31 dhjetor -4 073 lekë, pakësuar me 4 073 lekë.
Gjendje kursime cash më 31 dhjetor, 2 500 euro, pakësuar me 500 euro.
Dhuruar nënës më 16.02.2017 aksionet prej 1% në një shoqëri Leasingu, të cilat pas bashkimit të shoqërive janë konvertuar në 0.073% e aksioneve të një banke të nivelit të dytë.
Shlyer në vitin 2016 -3 243 euro për një kredi bankare marrë më 23.12.2015 për blerje veture tip Audi me principal 18 000 euro, interes 5% dhe afat shlyerje 5 vjet. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 14 757 euro.
Të ardhura nga paga dhe dieta të tjera nga Kuvendi, 2 433 422 lekë.
Të ardhura paga nga fakulteti për vitin 2017, shuma 12 568 euro.
Të ardhura si rimbursim shpenzimesh nga Këshilli i Europës, 466 euro.
Bashkëshortja, Znj. Jonita Bushati, të ardhura nga paga për vitin 2017, vlera 250 246 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank në emër të fëmija i mitur, shtesë nga interesat bankare 4 664 lekë, gjendja më 31.12.2017, shuma 362 813 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank në emër të fëmijës se Mitur, shtesë 660 lekë, gjendja më 31.12.2017, shuma 51 338 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank në emër të …Bushati, shtesë nga interesat bankare 2 euro, gjendja më 31.12.2017, shuma 490 euro.
Bashkëshortja, Znj. Jonita Bushati, gjendja e llogarisë bankare në BKT, shtesë 102 268 lekë, gjendja më 31.12.2017, shuma 98 195 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank, pakësim 16.2 euro, gjendja më 31.12.2017, shuma – 31.42 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank, pakësim 1 736 lekë, gjendja më 31.12.2017, shuma – 3 077 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në Intesa Sanpaolo, shtesë 877 618 lekë, gjendja më 31.12.2017, shuma 1 462 711 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në Intesa Sanpaolo, shtesë 8 973 euro, gjendja më 31.12.2017, shuma 13 107 euro.
Gjendja cash, pakësim 500 euro, gjendja më 31.12.2017, shuma 2 000 euro.
Aksionet prej 1% në shoqërinë Credins Leasing, të cilat pas bashkimit të shoqërive janë konvertuar në 0.073 % e aksioneve në Bankën Credins i janë dhuruar nënës më 16.02.2017.
Kredi bankare në shumën 18 000 euro marrë në Intesa Sanpaolo më 23.12.2015. Detyrimi i shlyer për vitin 2017, shuma 3 411.06 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 11 345.6 euro.
Shpenzime për shlyerje kredie për vitin 2017, shuma 3 411.06 euro./CNA.al
Kryeministri Rama mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim m...
Ndërkohë që vetëm një ditë na ndan nga protesta e paralajmër...
Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu, referuar mungesës së Gjy...
Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama ka zgjedhur të përshënde...
Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes s...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit...
Qarqet më të plakuara të vendit janë Gjirokatrsa, Saranda dh...
DASHI 21. mars – 20. prill Mbrojeni nga te gjithë jetën tua...
Pronari i tokave tek “Petro Nini Luarasi”, Aleksandër Gavoçi...
Tema e diskutimit në emisionin “360 gradë”, të mbrëmjes së s...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Të ftuar në emisionin “Opinion” sekretari i PS-së për Marrëd...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin ...
Gjatë debatit me sekretarin e Përgjithsëm të PD-së, Gazmend ...
Sekretari i Përgjishëm i PD-së Gazmend Bardhi në lidhje dire...
I ftuar në emisionin “360 Gradë”, avokati Spartak Ngjela ka ...
Alfred Peza dhe bashkëshortja e tij Mirela Ndini gëzojnë një...
Alfred Peza, deputeti i Rilindjes, ish-gazetar, tashmë është...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...