Video-TVSH nxjerr në protestë fermerët/ "Rrugët lahen me qumësht"
Fermerët e Lushnjes janë hedhur në një protestë për rimburs...
Ish-Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka uruar deputetët e rinj të Opozitës.
Sipas Ahmetajt, opozita braktisi përgjegjësinë e vet politike, kushtetuese dhe qytetare dhe se r gjithë përpjekja për të hedhur baltë mbi atë që kërkojnë shqiptarët, hapjen e negociatave.
“Betimi që sapo bëtë, ka fjalë të rëndësishme që kanë të bëjnë me përgjegjësinë ndaj qytetarëve që përfaqësoni dhe personalisht ju uroj suksese dhe do t?ju kërkoja po personalisht dhe miqësisht, të mos keni asnjë kompleks për atë që keni bërë, sepse ajo që keni bërë është realisht detyrë ndaj atdheut”, ka thënë Ahmetaj në seancën plenare.
Më tej Ahmetaj ka radhitur sukseset e Qeverisë në aspektin e punësimit dhe atë të ekonomisë.
Deklarata e Ahmetajt në Kuvend
Ahmetaj deputetëve të rinj të opozitës, ?Uroj të ngriheni në nivelin e debatit të denjë për Parlamentin dhe qytetarët, larg gladiatorizmave të paraardhësve tuaj?
Dua ta nis me një urim për deputët e rinj të opozitës. Betimi që sapo bëtë, ka fjalë të rëndësishme që kanë të bëjnë me përgjegjësinë ndaj qytetarëve që përfaqësoni dhe personalisht ju uroj suksese dhe do t?ju kërkoja po personalisht dhe miqësisht, të mos keni asnjë kompleks për atë që keni bërë, sepse ajo që keni bërë është realisht detyrë ndaj atdheut.
Ju uroj suksese dhe shpresoj të ngriheni në lartësinë e debatit që kërkojnë qytetarët dhe jo të atij debati që besoj e keni parë nëpërmjet televizorit, me sharje e fyerje dhe me gladiatorizma të panevojshme ku përfundoi para pak muajve Parlamenti.
Ligji për nxitjen e punësimit ka një historik të gjatë dhe sot, besoj që lidhet dhe me atë që ka ndodhur në tregun e punës.
Dikush që më dëgjon përtej Parlamentit, mund të thotë ?si ka mundësi që në një ditë si kjo, ku një pjesë e opozitës ka braktisur Parlamentin, ju flisni për punësimin??!
Besoj që këtij parlamenti për shkak të gladiatorizmave primitivë, qesharakë dhe pa materie për qytetarët, i ka munguar debati për cështje që iu interesojnë qytetarëve. Punësimi është një nga cështjet themelore që kjo maxhorancë dhe kjo qeveri ka pasur në axhendën e vet të përditshme. Dhe solla për ju të nderuar deputetë majtas dhe djathtas, anketën tremujore të forcave të punës, të fundit për vitin 2018, që tregon statistikisht dhe cilësisht se punësimi në Republikën e Shqipërisë është rritur krahasimisht me vitin 2017 dhe papunësia ka zbritur në nivelin e vet rekord 12.3%.
Sërish një qytetar jashtë këtyre mureve mund të thotë që ?ndërkohë që një pjesë e opozitës së papërgjegjshme proteston nëpër rrugë, si ka mundësi që ju flisni për punësimin??! Janë shumë të lidhura. Arsyeja pse një pjesë e opozitës ka vendosur të braktisë përgjegjësinë e vet kushtetuese, qytetare, politike, është paralele me ato veprime që ka kryer herë pas here kur Shqipëria ka pasur dhe ka sfida të rëndësishme, sic është tani hapja e negociatave.
E kam ndjekur kryetarin e opozitës që ka braktisur Parlamentin në atë xhiron që bën nëpër qytetet e Shqipërisë dhe flet për ekonominë. Kam përshtypjen që përvec se kanë braktisur Parlamentin, kanë braktisur cdo detyrim, dëshirë dhe mundësi për të prekur dhe lexuar dhe analizuar atë që ndodh në ekonominë e Shqipërisë dhe jo vetëm.
Asnjëherë nuk kemi thënë që situata është rozë, përkundrazi, e dimë edhe ku i kemi problematikat në ekonomi, por situata është shumë ndryshe nga ajo që këta lanë në 2013.
Për cfarë janë duke protestuar dhe për cfarë do garonin këta njerëz? Për ta kthyer Shqipërinë aty ku ishte në vitin 2012, që ka qenë pika më e lartë e varfërisë dhe papunësisë dhe ndërkohë e gjithë përpjekja është për të hedhur baltë mbi atë që kërkojnë qytetarët shqiptarë sot, hapja e negociatave.
Dua t?i referohem me rastin e kalimit në Parlament të ligjit të nxitjes së punësimit, asaj inisiative shumë dinjitoze që ka ndërmarrë Kryeministri dhe qeveria për punësimin e studentëve të ekselencës.
Punësimi i studentëve të ekselencës është pjesë e Paktit me Universitetet, me studentët, me pedagogët dhe shkon në themel të asaj që maxhoranca dhe studentët dhe komuniteti i pedagogëve, kërkojnë nga sektori, sektori i arsimit i lidhur me punësimin.
Dhe janë gati 400 studentë të ekselencës, që fillojnë punë në administratë dhe këtu, qoftë media, qoftë qytetarët të ndalojnë dhe të kujtojnë atë që Kryeministri tha në muajin dhjetor. Të gjitha janë premtime të mbajtura. Ulja e tarifave, premtim i mbajtur. Bursat për studentët e ekselencës, premtim i mbajtur. Ndihma për studentët që vijnë nga familjet në nevojë, premtim i mbajtur.
Nuk besoj se kemi hyrë në atë fazë parapolitike, ku nuk ka rëndësi se cfarë bën qeveria; nëse ata që janë jashtë këtij Parlamenti duan t?i vënë zjarrin Shqipërisë për të ardhur në pushtet mbi hi, nuk ka rëndësi cfarë bën qeveria, nuk ka rëndësi cfarë premtimesh mban, apo cfarë premtimesh nuk mban; zjarrin në dorë dhe përpara.
Besoj që të gjithë deputetët e mazhorancës, por besoj edhe deputetët e rinj të opozitës, do ta mbështesin projektligjin për nxitjen e punësimit. Ka dhe një segment shumë interesant për të treguar edhe atë vëmendje që maxhoranca dhe qeveria ka ndaj qytetarëve dhe sidomos qytetarëve me aftësi të kufizuara dhe në nevojë. Ligji vendos një kusht të rëndësishëm për punësimin e tyre, pra i detyron ndërmarrjet për punësimin e personave me aftësi të kufizuara duke vendosur një raport, që cdo kompani me mbi 49 të punësuar ka detyrim të punësojë një individ me aftësi të kufizuara. Dhe nëse jo, patjetër që ka penalitete të parashikuara, por sigurisht që sipërmarrja nuk do të shkojë tek penalitetet, përkundrazi do të shfrytëzojë dijet dhe aftësitë në punë të këtyre individëve.
Faleminderit. Ju uroj dhe njëherë ju të opozitës, suksese dhe respekte për kurajon.
Fermerët e Lushnjes janë hedhur në një protestë për rimburs...
“Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për program...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është pritur...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev është pritur ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar so...
Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është n...
Kryeprokurorja Arta Marku ka nisur turin në Prokuroritë e Rr...
Kreu i PD, Lulzim Basha po zhvillon takime me qytetarët në P...
Partia Demkoratike ka vendosur të denigrojë deputetët e rinj...
Lëvizja Socialiste për Integrim, në zgjedhjet e qershorit 20...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është zhvendosu...
Nuk kanë të ndaluar rrjedhjet nga LSI. Sot, raportohet se nj...
Tashmë Kuvendi ka një Opozitë të re. Kandidatë për deputetë ...
Lëvizja Socialiste për Integrim, është një forcë politike e ...
Deputeti demokrat Lefter Maliqi, i cili ka zënë në Kuvend v...
Seanca parlamentare ka nisur, ashtu siç ishte planifikuar, m...
Ndërkohë që Kuvendi pritet të mblidhet sot në një seancë ple...
Ish-gazetari dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alfred P...
Ndërkohë që shumë nga politikanët apo figura të njohura në S...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...