web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këto ushqime duhet t'i zhdukni nga frigoriferi nëse keni fëmijë

7 Mars 2019, 11:39, Aktualitet CNA

Ndonëse shpesh herë rekomandohet që lëngjet të jenë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve, lëngjet kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre kur vjen puna tek fëmijët. Duhet të dimë se një gotë me lëng frutash përmban disa gram sheqer. Sheqeri i tretur menjëherë absorbohet në qarkullimin e gjakut që është i keqe për metabolizmin.

Për të zgjedhur një kos të shëndetshëm, ju duhet të lexoni përbërësit. Së pari, mos blini produkte të rrezikshme të kosit që nuk ruhen në frigorifer, por në rafte të hapura. Së dyti, blini kos natyror në vend të atyre të ëmbla. Kosi me fruta përmban shumë sheqer, yndyrë dhe kalori që çon fëmijët në mbipeshë dhe rrit rrezikun për t?u bërë diabetikë.

Drithërat

Mueslit apo drithërat e tjerë të ngjashëm duken shumë të shëndetshme të para së jashtmi, nga reklamat të cilat pretendojnë se ato përmbajnë shumë vitamina dhe minerale. Në fakt, këto ushqime nuk përmbajnë elementë të shëndetshëm. Ato përmbajnë shumë sheqer. Të gjithë elementët e shëndetshëm të misrit, grurit dhe largohen gjatë prodhimit dhe mbeten vetëm karbohidratet. Është shumë e vështirë të ngopesh urinë me këtë ushqim, kështu që vetëm disa orë më vonë, fëmija do të jetë i uritur përsëri. Një zëvendësim i mirë është bollguri. Ju mund të shtoni fruta dhe arra për ta bërë atë më tërheqës për fëmijët.

Mjalti

Fëmijët para moshës dy vjeç nuk duhet të hanë mjaltë. Ky nuk është vetëm për një reagim të mundshëm alergjik, por nganjëherë mjalti përmban baktere që mund të çojnë në një sëmundje infektive serioze të quajtur botulizëm.





Lajmet e fundit nga