Skandali me dosjen e “Ardit Gjoklajt”/ Prokurori deklaron “fajtor” viktimën
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhuma ka hedhur akuza ...
Ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, tashmë president, dhe kryetarja aktuale bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi janë dy individë, politikanë që nuk kanë bërë asgjë tjetër në jetën e tyre, por thjeshtë janë paguar nga taksat e shqiptarëve, si deputetë, ministër, kryeministër, kryetar Kuvendi, e deri president. E me taksat e tyre shqiptarët kanë paguar zhdukjen e thesarit të shtetit në Krrabë dhe më pas panë vetëm disa filma me fshatarë, që atje ku lidhnin gomerët kishin fshehur edhe florinjtë, tani duket te degjojne dhe brockulla se ata jane te ndare ne jeten politke.
Por, përtej sjelljes politike dhe familjare, Monika Kryemadhi po tregon çudira në opinionin publik.
Monika Kryemadhi, aktualisht në opozitë, po përpiqet të tregojë një fytyrë që nuk po e kupton askush, çka po e bën qesharake dhe të neveritshme në opinionin publik.
Kjo për shkak se Monika në të gjitha daljet e saj mediatike, mohon burrin e saj a thua jane divorcuar.
E mohoi kur u bë Ilir Meta President dhe nuk i shkoi as në ceremoni.
Më pas tha se ?unë nuk jam Zonja e Parë?. Në fakt në Shqipëri me protokoll nuk ka Zonjë të Parë, por gruaja e Presidentit është një personalitet shtetëror që në pritjet zyrtare fton bashkëshortet e presidentëve të botës dhe ka një protokoll të caktuar .
Nga ana tjetër në çdo dalje televizive ajo mban qëndrime sikur nuk është gruaja e Ilir Metës, sikur Monika Kryemadhi nuk fle çdo natë me Ilir Metën, sikur Monika Kryemadhi nuk është nëna e fëmijëve të Ilir Metës, sikur Monika Kryemadhi e ka mohuar apo është divorcuar nga Ilir Meta.
Mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit ?Opinion?, Monika Kryemadhi u shpreh e indinjuar duke i kërkuar Fevziut që të rregullojë gjuhën, pasi nuk mund t?i thotë Ilir Metës bashkëshorti i saj, por duhet t?i drejtohet si ish-kryetari i LSI-së.
?E para zoti Fevziu, duhet të rregulloni gjuhën, nuk mund të thoni bashkëshorti juaj. Duhet të thoni ish-kryetari i LSI-së?,- tha Kryemadhi.
Si mund të shpjegohet ndryshe ajo që ka thënë mbrëmë, e përsëritur për të disatën herë, se ajo nuk është gruaja e presidentit, por gruaja e Ilir Metës dhe dje mohoi bashkeshortin dhe e quajti ish-kreun e LSI?
Po Ilir Meta, çfarë është? A është presidenti i Republikës? A është ish-kreu i LSI? Apo është pastrues në komunale që Mona e ka për qejf dhe për tu tallur me shqiptarët?
Presidenti i Republikës e ka emrin Ilir Meta, nuk ka emër tjetër është burri i Monës, dhe fëmijët e Monikës janë ata që rrinë pas Ilir Metës kur bëhet President apo edhe ata i mohon Mona?
Nëse Ilir Meta fëmijët i ka bërë para se të bëhej president me ndonjë grua tjetër, të na e thonë të paktën ta dimë cfarë e ka Metën dhe fëmijët e tij.
Së dyti, në rast se Monika Kryemadhi është divorcuar nga Ilir Meta dhe këtë nuk e ka bërë publike, e mira është tua thotë shqiptarëve se kështu po bëhet qesharake.
Ajo del e thotë publikisht se ?unë kam burrë Ilirin dhe jo Presidentin, ose skam bashkëshort Ilir MEtën ai është ish-kreu i LSI?. Dale Mona me ngadale.
Ish-kryetari i LSI-së, njeriu që e themeloi këtë forcë politike prej 15 vitesh, është bashkëshorti i saj Ilir Meta që sot e kemi Presaident dhe hajdutin më të madh të historisë politike në demokraci.
Tashmë këto lloj hipokrizirash me gjoja ?divorce? në opinionin publik, ndërkohë që jetojnë bashkë, partinë e drejtojnë bashkë, Presidencën e kanë bashkë, fëmijët i kanë bashkë, pronat e pasuritë i kanë bashkë, janë pështirosje dhe të neveritshme në sjelljen dhe artikulimin publik të Monika Kryemadhit.
Çfarë kujton zonja Meta, se fiton ndonjë pikë në opinionin publik, nëse thotë se nuk është gruaja e Ilir Metës? Dhe atë e paska burrë vetëm si Ilir dhe jo si President?
Edhe e paska burrë vetëm në krevat si bashkëshort dhe si babain e fëmijëve, ndërsa kur ka qënë kryetar i LSI-së, nuk e ka pasur?
Këto janë lojëra që as fëmijët nuk i besojnë. Nuk ka shqiptar që nuk e beson se LSI-në dhe Monikën i drejton Ilir Meta. Kujt ia bën këto filma Monika Kryemadhi? As filma vizatimorë nuk mund të bëhen. Por, vetëm nga ata filmat e dështuar të politikës, që nuk i vlerëson askush. Ku =Meta kapet duke vjedhur dhe gjykata e nxjer të pafajshëm.
Jo vetëm që Monika është gruaja e Ilir Metës, jo vetëm Monika është nëna e fëmijëve të Ilir Metës, jo vetëm Monika është bashkëshortja e presidentit të Republikës, jo vetëm Monika është bashkëshortja e ish-kryetarit të LSI-së, por është dhe personi që drejton partinë familjare të Ilir Metës.
Ata që kanë qënë miqtë e Ilir Metës, janë edhe miqtë e Monikës, pavarësisht se mund ti ikë dikush, sepse Monika nuk mund të jetë kurrësesi Ilir Meta, përtej faktit që vilen me 11 banjo e kanë bashkë apo pasurinë miliona dollarë e kanë bërë bashkë, apo vjedhjet, skandalet dhe historitë i ka bërë Ilir Meta në postet publike, sepse Monika Kryemadhi nuk ka pasur poste publike, thjesht ka shikjuar frytet.
Zonja Meta, apo Kryemadhi siç i pëlqen ti thonë, nuk mund të lajë duart si Ponc Pilati, e të bëjë rolin e të ndeshmes në politikë apo gjoja se përfaqëson njjë forcë që nuk ka vjedhur e blerë vota. Burri i saj është arkitekti i parë dhe strategu i vjedhjes dhe blerjes së votës. Janë të freskëta ngjarjet nga fushata në Lezhë dhe akuzat kur thonë për blerje të votave me Iphonë. Janë të freskëta ngjarjet e zgjedhjeve të vitit 2017, kur banditët e LSI-së kapeshin duke blerë vota. Pa folur për ngjarje të tjera që kanë pasur edhe viktima.
Kjo ndarje që kërkon të bëjë zonja Meta nga bashkëshorti Ilir Meta, është një akt i fëlliqur publik, që opinionit nuk i rëndon në diskutimin apo dyshimin e tij, se kujt do t?ja japë votën. Sepse kur shikon Monikën, i duket sikur shikon Ilirin dhe kur shikon Ilirin i duket sikur shikon Monikën. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, megjithëse si politikan Ilir nuk ka asnjë lidhje me Monikën./CNA.al
“Zonja e parë”, një “zonjë” dinjitoze (foto)
Çifti Meta-Kryemadhi/ Batakçinjtë e politikës në 27 vite
Kryemadhi: Çdo kishte ndodhur nëse Meta do bënte opozitarin
Kryemadhi-Fleckenstein/ Unë jam gruaja e Ilir Metës dhe jo gruaja e presidentit
Nuk ndalet Monika Kryemadhi/ U shpall ?luftë? njerëzve të Metës
Kryemadhi urdhëron Fevziun/ Duhet të rregulloni gjuhën!
Kryemadhi kundër bashkëshortit të saj/ ?Nuk jam dakort me deklaratat e presidentit?
Pasuri marramendëse/ Meta dhe Kryemadhi ?të zhytur? në luks
Mashtruan ILDKP/ Vila me 11 WC e çiftit Meta-Kryemadhi në Gjirin e Lalzit
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhuma ka hedhur akuza ...
Je shumë i pashëmBurrat zakonisht i kanë zili gratë, sepse a...
Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësis...
Një lajm i madh në fushën sentimentale, sot do të jetë një d...
Në “Ditën e Mësuesit”, ish-deputetja e Partisë Demokratike, ...
Një 65-vjeçar me iniciale K.XH., i shpallur në kërkim ndërko...
Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, në një prononcim për ...
Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësis...
Në Dibër, festa e 7 Marsit është pritur me protesta.Ish-krye...
Maks Haxhia, avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Ta...
Një javë pasi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mor si...
Christian Danielsson, Drejtori i Përgjithshëm për Politikat ...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë deklaron se rreth 10...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar...
Rudra organizon një festë dhe fton miqtë e tij dhe Shivain....
Arzu shkon në shtëpinë e Xhihanit dhe shikon në kompjuterin ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është e ftuar në emisi...
Ndërsa Shqipëria është një nga vendet më pro-europiane dhe p...
Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të dominojn...
Jani nga fshati Rusan i Delvinës ankohet në emisionin “Fiks ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...