I nxehti përvëlon Europën Perëndimore/ Franca, Britania dhe Spanja përjetojnë temperatura rekord
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Alice Elizabeth Taylor nuk mund të ndalohet të jetojë në Shqipëri. Ajo është një blogere që punon për shtypin rus nga Shqipëria, e punësuar po ashtu në një portal pranë Partisë Demokratike, drejtuar nga këshilltari politik i Lulzim Bashës, dhe me sa duket krijon një sfond të dyshimtë për shërbimet e sigurisë lidhur me ndikimin rus në Shqipëri, por kjo nuk është arsye që ajo të mos lejohet të jetojë në Shqipëri.
Leja e saj e qëndrimit nuk është rinovuar, dhe sipas burimeve konfidenciale, shërbimet e sigurisë nuk kanë dhënë miratimin, por kjo pengesë duhet tejkaluar për disa arsye.
Së pari, fakti që blogerja punon për shtypin rus nga Shqipëria dhe ka qenë e përfshirë në një reportazh propogandistik të ?Rusian Today? më 16 shkurt, nuk flet për rrezikshmërinë e saj si reportere, por për nivelin e propagandës së shtypit rus dhe besushmërinë e tij.
Ajo mund të jetë blogere jo profesionale, por kjo nuk është arsye pë ta larguar nga Shqipëria. Në Shqipëri ka qindra gazetarë të dobët, të paaftë dhe shpesh agresiv ndaj vendit të tyre, por ata i kemi mes nesh dhe nuk mërzitemi.
Berisha na ka pas shpallur dikur puçistë dhe donte të na dënonte për grusht shteti, apo te zbonte Carlo Bolinon, si agjent italian, por kjo është një gjë që i shkon vetëm atij.
Veprimtaria e saj gazetareske nuk duhet të përbëj kurrë një arsye për ta larguar nga Shqipëria. Ajo është thjesht ilustrim i shtypit propogandistik të opozitës dhe asaj çfarë i intereson shtypit rus për Shqipërinë, por jo një arsye për të mos ja rinovuar lejen e qëndrimit.
Së dyti, zonja në fjalë, siç mësohet, bashkëjeton me një qytetar shqiptar dhe pret një fëmijë. Ajo do të jetë së shpejti nëna e një fëmije shqiptar, dhe kjo është një arsye e mjaftueshme sociale që ajo të jetojë në vendin tonë si pjesë e shoqërisë shqiptare. Askush nuk mund t?ia mohojë asaj të drejtën të jetoj këtu, ndërkohë që pret një fëmijë shqiptar. Ndaj çdo procedurë e bllokuar ndaj saj duhet parë me kujdes, edhe në këtë aspekt.
Ajo thjesht duhet të demonstrojë qe paguan taksat per te ardhurat prane portalit te PD, apo deklaron te ardhurat e saj si reportere e shtypit rus dhe nuk duhet te kete asnje pengese.
Së fundmi, çfarë është dhe më e rëndësishme, nuk dua të kuptoj çfarë faktesh ka në dosjen e saj, që e pengojnë të rinovojnë lejen e qëndrimit, por Shqipëria nuk rrezikohet nga korenspondentë publik të shtypit rus, qofshin dhe anonimë, apo te pakredituar sipas rregullave.
Shqipëria ka plot politikanë pro rus që e kanë të hapur veprimtarinë e tyre, dhe kjo nuk i penalizon ata.
Presidenti i Republikës eshte nje i perfolur prej tyre. Ndërkohë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, është në hetim në SHBA dhe Skoci për pagesa nga lobistë rus dhe letërporosia ka ardhur në Tiranë prej disa muajsh.
Prokuroria e Tiranës ende nën pushtetin e opozitës, ka neglizhuar deri më sot ta marrë në pyetje, edhe pse ja kërkon SHBA dhe Skocia.
Pra, kur ne kemi politikanë të këtij niveli me letra të qarta nën hetim si pro rus, si mund të merremi me një blogere dhe t?i mohojmë të qëndrojë në Shqipëri!
Nga ana tjetër, Shqipëria ka qindra gazetarë të papërgjegjshëm, që i bëjnë dëm Shqipërisë duke qenë shqiptarë, dhe nuk ngeli të na prishë imazhin një blogere që ka ardhur këtu për qejf të vet apo për hall të vet.
Lereni Alicen të shijojë jetën në Shqipëri, të rrisë fëmijën e saj këtu dhe të provojë të bëjë diçka të mirë për Shqipërinë .
Çdo gjë tjetër, përvecse ndonjë cështje kriminale, nuk mund ta largojë atë nga ky vend. Do të ishte mirë që vet qeveria t?ia përtërinte lejen.
Në mos jo, gjykata duhet të vendosë pro saj, bazuar në lirinë që Kushtetua i jep cdokujt për t?u shprehur dhe për të shkruar në këtë vend atë që mendon.
Nuk besoj se e keqja Shqipërisë i vjen nga një blogere e huaj që gjendet në Tiranë, qoftë dhe për të raportuar për shtypin rus.
E keqja mund të na vijë nëse devijojmë nga rruga drejt Perëndimit, qoftë dhe nga ndikimi rus. Dhe këtë mund të na e bëjnë politikanët, jo blogjet.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklarat...
Ish-kreu i Prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha ka dhënë dorë...
Nga 20 në 30 vjeçKjo është periudha kohore kur shumica e nje...
Sot në vendin tonë festohet 7 Marsi, dita e Mësuesit. Më 7 m...
Gazetari Mero Baze, në një editorial të botuar në gazetën “T...
Ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, tashmë president, dhe krye...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhuma ka hedhur akuza ...
Je shumë i pashëmBurrat zakonisht i kanë zili gratë, sepse a...
Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësis...
Një lajm i madh në fushën sentimentale, sot do të jetë një d...
Në “Ditën e Mësuesit”, ish-deputetja e Partisë Demokratike, ...
Një 65-vjeçar me iniciale K.XH., i shpallur në kërkim ndërko...
Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, në një prononcim për ...
Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësis...
Në Dibër, festa e 7 Marsit është pritur me protesta.Ish-krye...
Maks Haxhia, avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Ta...
Një javë pasi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mor si...
Christian Danielsson, Drejtori i Përgjithshëm për Politikat ...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë deklaron se rreth 10...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...