web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tradhton Bashën? / Sazan Guri nuk merr mandatin e deputetit

3 Mars 2019, 09:40, Aktualitet CNA

Ambientalisti Sazan Guri ka sqaruar çdo fjalë se mund të marrë mandatin, pas disa postimeve të njëpasnjëshme.

Ndërkohë që një pjesë e kandidatëve në listën e LSI-së kanë pranuar mandatet duke dorëzuar formularët e vetëdeklarimit. Ndërsa pjesa më e madhe e kandidatëve për deputetë të opozitës, nuk e kanë pranuar mandatin duke iu bashkuar bojkotit të partive të tyre.

Po ashtu Sazan Guri, i cili është kandidat në listat për deputet në qytetin e Beratit, ka refuzuar të marrë mandatin e deputetit. Në një postim në rrjetet sociale Z. Guri ka thënë se edhe sikur t?ia shtronin rrugën me florinj nuk do të futej kurrë në atë parlament.

Postimi i plotë:

Pas disa ditesh punera te ngjeshur, serish me ju miq te Fb. Thone se jam bere pjese e diskutimeve per deputet, dhe me vjen mire qe shumica, per te mos thene te tere ju, nuk e kini ngrene ate qe une sipas cave mund ta kisha ngrene. Gojet, jo te mira, kane shperndare lajmin se une mund te jem pjese e opozites, e zgjedhur nga Pozita. Kurre kesisoj, Kurre ne nje Parlament qe nuk eshte se ndodhet ne udhekryq dhe po vemi ta nxjerim, por ndodhet ne pa udhe, ku mund te vene vetem te paudhet, besepreret, pazarberesit, bilepreret, matrapazet. ndaj larg te ketillave situata.

Me thone mire ben qe mos te vesh kesaj radhe ne Parlament, per nje rroge fundja, do humbasesh edhe nje pension……

Degjoni or miq!

Edhe nese kam dashur me pare te vija ne Parlament, po perse per rroge do vija? Apo per te vene ne jete ato qe bej neper leksione, neper libra e neper protesta e kerkesa jo per vete po per ju o Qytetare. Apo per te hyre me biznes te vogel e te dilja me supermarket si te tjeret? Fjala e pare, kur filloj e jap mesim me studentet eshte se nuk i ngjaj te tjereve. Edhe ne Parlament kete parim do te mbaja, se nuk i ngjaj te tjereve, po kur s’me njeh, edhe mund te thuash ndonje fjale pune rroge, pune pensioni.

Po sikur te t’ju them, se me flori te ma shtrojne rrugen nga shtepia ne Kuvend, e nuk do vija kurre ne kete mesele apo ne kete parlament derexhe./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga