Kërcënim për sigurinë kombëtare/ Ikballe Berisha shpallet “non grata” në Shqipëri
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ndarja e Arbana Osmanit nga bashkëshorti i saj, Ardit Kero, pas 16 vitesh martesë ka qenë kryefjala e mediave së fundmi. Pasi lajmet për ndarjen u përhapën me shpejtësi Arbana vendosi të mos reagonte. Menjëherë pas këtij lajmi, u zbulua se moderatorja shumë e dashur për publikun pas ndarjes ka gjetur një dashuri të rë.
Thuhet se Arbana është në një lidhje me regjisorin e ?Dua të të bëj të lumtur?, Eduart Grishajn. Edhe për këtë lajm Arbana ka vendosur të mos reagojë por kanë qenë miqtë e afërt të çiftit që e kanë konfirmuar lidhjen e tyre. Arbana dhe Eduarti duket se kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin e kjo shihet në komentet e ëmbla që bëjnë në fotot që postojnë në rrjete sociale.
Një tjetër ndarje e bujshme ka qenë ajo mes Bora Zemanit dhe Vin Velit. Lajmi se ata janë ndarë qarkulloi për disa muaj e më pas çifti e konfirmoi vetë. Pas më shumë se 1 viti pas ndarjes, thuhet se Bora ka nisur një lidhje të re. Përflitet se moderatorja bukuroshe dhe aktori Donald Veshaj janë bashkë. Bora e mohoi këtë lajm por vetëm pak ditë më parë mediat shkruajtën se dyshja janë kapur mat dhe Donaldi shihet shpesh në prani të moderatores.
Edhe Genc Prelvukaj po komentohet shumë së fundmi për lidhjen e më pas fejesën me Eni Koçin, por e dinit që dikur ai ka qenë i martuar? Këngëtari u nda më shumë se 10 vite më parë nga bashkëshortja e tij, modelja Arta Arifi. Çifti janë prindër të një djali. Arta u komentua shumë në media pas ndarjes nga Genci dhe faktit që u mbulua me shami. Ndërsa Genci që pas ndarjes nga Arta nuk u përfol për lidhje të re derisa njohu Eni Koçin dhe gjeti dashurinë e vërtetë.
Ndarja e Tunës nga Cozman ka qenë gjithashtu një ndër ndarjet më të bujshme të shoëbizit. Çifti i dhanë fund në vitin 2016. Pas ndarjes, ngjarjet rrodhën shumë shpejt pasi Tuna në një kohë të shkurtër u martua me Patris Berishën dhe u bë nënë për herë të parë më ardhjen në jetë të Tianit. Tuna dhe Patrisi kanë treguar se janë njohur në palestër dhe sot e kësaj dite janë bashkë e shumë të dashuruar.
Ishte viti 2017 kur artistja shumë e dashur për publikun, Hueyda El Sayed pranoi live në emision se ishte ndarë nga bashkëshorti i saj Michael Tamisier me të cilin bashkëjetonte në Luksemburg prej 3 vitesh e me të cilin ka një djalë. Hueyda deklaroi se partneri e tradhëtonte dhe foli hapur për këtë pjesë. Mirëpo së fundmi fati i ka buzëqeshur sërish Hueydas e cila ka nisur një lidhje të re me drejtorin e institutit financiar në Luksemburg. Ai quhet Tier dhe prej disa vitesh Hueyda e ka pasur mik derisa ai së fundmi i deklaroi se e dashuronte.
Sot ajo preferon të mos prononcohet shumë për jetën private, por në vitin 2015 Aurela Hoxha u bë kryefjala e mediave pas ndarjes nga bashkëshorti, biznesmeni Admir Ismajlukaj pas 10 vitesh martesë. Shkaqet e ndarjes së tyre Aurela nuk i zbuloi kurrë, por tanimë ajo ka nisur një histori të re dashurie. E ftuar në një emision vitin e kaluar, modelja dhe biznesmenia pranoi se është në një lidhje, por nuk e zbuloi emrin e fatlumit.
Viti 2015 ishte viti kur edhe Rovena Dilo u nda nga bashkëshorti i saj Florian Riza, ndarje e cila bëri bujë në media. Rovena ka preferuar të mos flasë shumë për ndarjen dhe tani ka nisur një lidhje të re me balerinin Eltion Merja. Çifti u njoh 3 vite më parë në ?Dance with me? dhe duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin.
Këngëtarja Morena Taraku u kthye në kryefjalën e mediave vitin e kaluar pasi u zbulua lidhja e saj me miliarderin Iranian Sasha Sobhani. Çdo ditë ata ishin çifti më i komentuar në portale, por krejt papritur edhe lidhja e tyre mori fund. Vetëm pak muaj pas ndarjes, Morena ka nisur një histori të re dashurie dhe madje është fejuar. Të paktën kështu po përflitet pas postimit të këngëtares e cila tregonte unazën e diamantit dhe shkruante: ?Unë thashë po?. Por nga ana tjetër edhe miliarderi ka gjetur një dashuri të re. Ai është në një lidhje me modelen Paola Giraldo me të cilën poston shpesh foto duke treguar se lidhja e tyre është serioze.
Një nga ndarjet më të bujshme të showbizit ka qenë edhe ajo mes Afërdita Dreshajt dhe Shpat Kasapit, ndarje e cila ndodhi më shumë se 5 vite më parë. Por tani historia e tyre mbetet e kaluar, pasi Afërdita është e martuar dhe shumë e lumtur me hokeistin çek Jakub Kindl. Edhe Shpati ka nisur një lidhje të re dhe po planifikon fejesën me një vajzë nga Kosova, identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar.
Djali i ish-kryeministrit Sali Berishës, Shkëlzen Berisha ka qenë gjithashtu prej vitesh shumë i komentuar për jetën private. Shkëlzeni ka qenë i martuar prej 15 vitesh me shkrimtaren Sadije Berisha. Ajo ka treguar se përçarja e tyre ka filluar në vitin 2007 dhe ka rradhitur disa arsye pse martesa e tyre mori fund. Ndërkohë 6 vite më vonë Shkëlzeni njohu dashurinë e tij Arminën me të cilën sot është i fejuar dhe siç ka deklaruar blogerja vitin tjetër mund të kemi një dasmë.
Një ndarje e bujshme ka qenë edhe ajo e Floriana Garos. Moderatorja i dha fund fejesës me milionerin Tedi Ngjela në vitin 2015. Lidhja e tyre ishte e konsoliduar aq sa Floriana u detyrua të linte Shtetet e Bashkuara të Amerikës vite më parë. Lidhur me ndarjen e tyre mediat shkruajtën se Tedi ishte bërë xheloz për shkak të udhëtimeve të shpeshta të Florianës për ?Jo vetëm modë?, ndërsa vetë moderatorja preferoi të mos fliste për këtë pjesë. Floriana sot është shumë e lumtur pasi ka gjetur dashurinë e jetës dhe është e martuar me avokatin Enis Daci. Çifti jeton në Zvicër dhe janë bërë prindër të një vajze me emrin Adia.
E bujshme ka qenë edhe ndarja e Albi Nakos dhe Klaudia Pepës. Çifti e konfirmuan vetë ndarjen në vitin 2017 dhe deklaruan se prej 1 viti nuk ishin më bashkë. U tha se arsyeja e ndarjes së tyre ishte distanca megjithatë çifti deklaroi se ishin ndarë me mirëkuptim. Pas ndarjes, Albi Nako përflitet se ka nisur një lidhje të re me balerinën Alba Hoxha me të cilën është parë shpesh në evente apo udhëtime jashtë shtetit. Ndërsa nga Klaudia nuk ka të reja nga jeta private dhe balerina është përqëndruar në karrierën e saj në Itali.
Në një postim në rrjetet sociale ish-kryeministri Sali Beris...
Kapsula e Space X, “Crew Dragon”, e dizajnuar për të transpo...
Të gjithë pyesin se cilat janë femrat më të bukura në botë. ...
Abigail Sheldon është emri i vajzës që ka çuditur gjithë bot...
LSI, pas vendimit të djegies së mandateve është përfshirë ng...
Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka denoncuar një udh...
Sipas njoftimeve në media, hetuesi i posaçëm, Robert Mueller...
Ka ndërruar Arjan Çakani, i cili u plagos në vendin e punës ...
Gjashtë inspektorë të Portit të Durrësit janë arrestuar nga ...
E diela e 3 Marsit, është cilësuar si një ditë historike për...
Pas rreth 14 vitesh në kërkim, bosi mafioz i Camorras, Marco...
Ministria e Financave ka njoftuar se trashëgimtarët e ish-të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 10 janar të 2018, ven...
Një 34-vjeçare, cila punonte si shitëse tek një supermarket ...
Këto janë faqet e para të shtypit për ditën e sotme, e diel...
Moti i kthjellët të dominojë në të gjithë vendin.Herë pas he...
Nëse ndiheni të lënë pas si pasojë e suksesit të një tjetri,...
Personazhi i radhës mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të...
Aleati i Lulzim Bashës, kreu i PDK-së, Nard Ndoka i ftuar në...
Bujar Asqeriu është ndër aktorët më të njohur të skenës dhe ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...