Nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët/ Lista e kandidatëve për ekipin drejtues të PD-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 10 janar të 2018, vendosi të shkarkonte nga detyra kryetarin e Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi.
Trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Entela Çiftja dhe Roland Ilia, përpos të tjerave, kanë konstatuar se në llogarinë e gjyqtarit ka kaluar një shumë prej 100 mijë USD.
Paratë i kanë kaluar në llogari në 13 gusht të 2007 nga një person i njohur me gjyqtarin, i cili jetonte prej vitesh në Kanada.
Sipas komisionit të Vetingut, kryegjyqtari Arben Zefi nuk kishte asnjë dokument justifikues se pse ia kanë dërguar 100 mijë USD dhe çfarë ka bërë me këto para pasi i ka tërhequr dy ditë më pas, raporton Shqiptarja.com.
Komisioni ka pyetur kryegjyqtarin dhe i ka kaluar barrën e provës për të justifikuar paratë.
Në sqarimin e tij, ai ka pohuar se paratë ia kishte dërguar shtetasi R.D në llogarinë e tij, ?vetëm për transferimin e shumës pasi shumën e ka marrë përsëri ai?.
Për këtë transfertë, KPK ka pyetur edhe vetë personin R.D, i cili ka pohuar se ?shuma 100.000 USD është transferuar në llogarinë e subjektit të rivlerësimit për qëllim të blerjes së një prone dhe është transferuar sërish në llogarinë e tij pasi nuk u realizuar blerja?.
Dyshimet e Komisionit janë thelluar më tej pasi Arben Zefi nuk e ka deklaruar këtë transfertë në deklaratat periodike të pasurisë.
7 ditë pas kësaj transferte prej 100 mijë USD në llogari, pra në 20.08.2007, kryetari i Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi, i ka dhënë një personi 50 mijë euro paradhënie për vazhdimin e punimeve të një pallati.
Shuma e marrë do të kthehej në formën e pasurisë së paluajtshme e konkretisht me një sipërfaqe ndërtimi (banimi dhe shërbimi) duke llogaritur çmimin sipas kostos së ndërtimit.
Këtë marrëveshje për përfitimin e kësaj pasurie, kryegjyqtari nuk e ka deklaruar as në deklaratën e pasurisë të vitit 2007 dhe as në deklaratën e pasurisë për llogari të procesit të Vetingut.
Më tej Komisioni i Vetingut, ka konstatuar se kryegjyqtari i Shkodrës, Arben Zefi, nuk ka deklaruar burimin e të ardhurave për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 132,8 m2, në Shkodër, me vlerë 4,355,840 lekë.
Gjithashtu, KPK ka arritur në konkluzionin se ka përfituar në mënyrë të paligjshme një apartament me sipërfaqe 56.1 m2, me çmim 854,007 lekë, nga Enti Kombëtar i Banesave.
A i ka marrë falas vlerën 800,000 lekë nga Enti Kombëtar i Banesave. Apartamentin e ka përfituar në vitin 2001, ndërsa e ka shitur në vitin 2005, me vlerë 1 900 000 lekë.
Konkluzionet e Komisionit të Vetingut
Ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar të ardhurat për apartamentin e banimit, me sip. 132,8 m2, ndodhur në, Rr…, Shkodër, me vlerë 4,355,840 lekë.
Ka përfituar në mënyrë të paligjshme një apartament me sipërfaqe 56.1 m2, me çmim 854,007 lekë, nga Enti Kombëtar i Banesave. Apartamenti i mësipërm është shitur, më datë 21.07.2005, me kontratë nr. ***, për vlerën 1,900,000 lekë. Shuma 1,900,000 lekë nuk rezulton e deklaruar në deklaratën ?Vetting? nga ana e subjektit.
Për automjetin, tip ?BMË?, blerë në vitin 2007, për shumën 700,000 lekë, subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin në lidhje me pronësinë dhe vitin e blerjes së automjetit, tip ?BMË?.
Ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar të ardhurat që kanë shërbyer për blerjen e automjetit, tip ?Mercedes Benz?.
Ka bërë deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin në deklaratën ?Vetting? pasi nuk ka deklaruar shitjen/shkëmbimin e automjetit ?Merecedes Benz? me automjetin ?Volksvagen Passat?.
Ka bërë deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin pasi nuk ka deklaruar dhënien e shumës 50.000 euro shoqërisë…, në deklaratën ?Vetting?. Ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar të ardhurat për dhënien e shumës prej 50.000 eurosh, shoqërisë…
Ka bërë deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin pasi nuk ka deklaruar në deklaratën ?Vetting?, shumën 300,000 lekë, në formën e depozitës pranë ?Tirana Bank?.
Ka bërë deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin pasi nuk ka deklaruar në deklaratën ?Vetting?, gjendjen në llogarinë në lekë pranë ?Tirana Bank?.
Ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar të ardhurat për të mbuluar shpenzimet e kryera në Trento nga ana e personit të tretë (vëllai i tij), për vitet 2006, 2007 dhe 2009.
Ka bërë deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin pasi nuk ka deklaruar marrjen e shumës 100.000 USD nga z. R.D., në deklaratën ?Vetting? si dhe ka dhënë deklarim të pamjaftueshëm në lidhje me këtë shumë.
Nuk ka deklaruar në deklaratën ?Vetting? marrëveshjen që ka pasur me shoqërinë…., për përfitimin e pasurive të paluajtshme.
Nuk ka deklaruar në deklaratën ?Vetting? pjesën takuese të bashkëshortes së tij në një godinë 3-katëshe ndodhur në Velipojë./CNA.al
Një 34-vjeçare, cila punonte si shitëse tek një supermarket ...
Këto janë faqet e para të shtypit për ditën e sotme, e diel...
Moti i kthjellët të dominojë në të gjithë vendin.Herë pas he...
Nëse ndiheni të lënë pas si pasojë e suksesit të një tjetri,...
Personazhi i radhës mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të...
Aleati i Lulzim Bashës, kreu i PDK-së, Nard Ndoka i ftuar në...
Bujar Asqeriu është ndër aktorët më të njohur të skenës dhe ...
Avokat Spartak Ngjela, në një postim në rrjetet sociale ka k...
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është aktori i...
Le ta mohojnë sa të duan, mjafton t’ju shpëtojë një detaj i ...
Pushimet në Francë nuk patën një fund të lumtur për stiliste...
Jordyn Woods ka folur për herë të parë pas skandalit të trad...
Shqetësimi i tepërtStresi mund të influencojë shëndetin mend...
Gjumi është gjendja gjatë të cilës trupi dhe mendja jonë rel...
Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane në Tira...
Një denoncim ka mbërritur në adresën e ish-kryeministrit Sal...
Sakrificat dhe lufta e një nëne çeli puntatën e sotme të pro...
Gjykata e Shkodrës ka dhënë ditën e djeshme vendimin për Saf...
Ditët e fundit në Tiranë u zhvillua Samiti i dytë i Diasporë...
Në një postim në rrjetet sociale, presidenti i Kosovës, Hash...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...