Kursi i këmbimit, 16 korrik 2026
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Natën e 26 majit 1996, rreth gjysmë ore, bashkë me disa kolegë të tjerë, i kalova në zyrën elektorale të kandidatit të partisë në pushtet. Të gjithë e dinim se zgjedhjet i kishte marrë lumi dhe biseda ishte korr e mos lidh.
Në kohën kur po bëheshim gati të ngriheshim dera u hap me vërvimë. Një burrë tek të dyzetat shkarkoi nga qafa kutinë e votimit që e mbante si një dele dhe ia përplasi deputetit gjithë teatralitet në tavolinë: Merre dhe Mashkullorën, tha Strazua gjithë krenari.
Të gjithë u lebetitëm. Dikush i tha se duhet ta cconte në komisionin zgjedhor. Strazua u ndje i fyer. Me ju nuk luftohen komunistët . Përplasi derën dhe iku, bashkë me kutinë.
Dolëm dhe ne gazetarët. Ndoqëm Strazon dhe kutinë. Në selinë e prefekturës , ku ishte vendosur dhe komisioni i zgjedhjeve, televizioni ishte ngritur në kupë të qiellit. Vjollca Vokshi proklamonte fitoren e PD edhe në Skrapar me të njëjtin patos të Levitanit, spikerit legjendar të radio Moskës, kur shpalli fitoren e Stalingradit.
Komisioni i zgjedhjeve zhvillonte mbledhje me dyer të mbyllura. Askush s?mund të hynte. Për ne gazetarët as që bëhej fjalë. Tek dera priste dhe një familjar i kandidatit tjetër të partisë në pushtet. Ishte e revoltuar me ata që ishin brenda. Të gjithë po marrin mandatin, përse nuk ia jepni dhe burrit tim, i tundte gishtin kërcënues prefektit që kaloi andej pari.
Prefekti u tregua i sinqertë . Rasti i burrit tënd është specifik. Kandidoi në Dropull dhe askush nuk do e besojë se minoriteti grek ka votuar një mysliman, ju përgjigj.
Një javë më pas isha në Tiranë. Në Pallatin e Kongreseve jepnin konferencë shtypi një grup eurodeputetësh. Në krye të tyre ishte dikush që quhej leni, leni. Leni Fisher më duket. Pa ju dridhur qerpiku, pa u skuqur fare, i shpallën zgjedhjet e 26 majit ?të lira dhe të ndershme?.
E kisha të pamundur ti besoja. Pak ditë më parë kisha parë Strazon. Labçja e Strazos ishte shumë më e drejtpërdrejtë se anglishtja e drunjtë e Lenit. Çfarë ndodhi më pas e dimë të gjithë.
Leni harroi dhe u harrua pas ca muajsh deri sa Bashkësia Ndërkombëtare çoi mijëra trupa paqeruajtëse për të ndarë sherrin shqiptar që kishte prodhuar mbi 2 mijë të vrarë. Deklaratat e sotme të eurodeputetëve dhe syzet e varura prej ashiku të Flikenshtejn më kujtuan Strazon dhe Lenin.
Zgjedhjet e fundit u bënë 21 vjet nga koha e Strazos. Vjedhja nuk bëhet në mënyrë harbute. Gjithsesi vjedhja është vjedhje. Sado të pyesë i habitur Finkelshtejni se ku janë faktet e kemi të pamundur ta besojmë. Sepse të gjithë e kemi parë se ?fakti është brenda?. Mjaftojnë përgjimet e prokurorisë që janë bërë publike nga VOA.
Madje produkti i vjedhjes është më i madh. Sepse nëse në 96 nuk u prodhuan myslimanë në Dropull, 21 vjet më pas mësuam se ka çamë dhe në Dibër.
Për hir të vërtetës eurodeputetët nuk u treguan aq leshko sa zëvendësambasadori i OSBE i cili tha ?votat janë blerë , por kjo nuk ka ndikuar në rezultat sepse të gjitha partitë kanë blerë?. As batuta e Shvejkut ?ku di unë se çfarë bëj unë? nuk është aq tragjikomike. Megjithatë mbetet pyetja: a duhet ti besojmë eurodeputetët që erdhën së fundi në Tiranë?
Vetëm në një rrethanë mund të themi se nuk ka ndodhur ajo që kemi parë. Rilindja të ringjallë ?Komandantin? (të cilin asnjëherë në 45 vjet nuk e krahasuam me Skënderbeun). Por tashmë s?kemi pse të kemi frikë. Kush ka ikur nuk është kthyer nga Andej. E kemi parë dhe mund ta themi me zë të lartë strukturën kriminale elektorale që ka ngritur Edi Rama.
Kemi parë se si territorin e republikës e ka ndarë në çifliqe në krye të secilit ka vendosur një grusht njerëzish që blejnë vota dhe intimidojnë këdo që është kundër tij. Fotot e emisarëve të tij në tryeza me killera dhe njerëz që janë në kërkim nga policia janë bërë tashmë një rutinë. Madje dhe vetë Rama është fotografuar me më të efektshmit e tyre. S ka Leni Fisher apo
Knut Flikenshtejn të na mbushë mendjen se ajo që kemi parë nuk është ajo që kemi parë.
Koha ka ardhur që shqiptarët mos kërkojnë më arbitër ndërkombëtar për sherret tona të brendshme.
Madje koha ka kaluar që tre vjet më parë, në kohën kur vetëm oborri I kryeministrisë kishte mbetur pa mbjellë me hashash ishin ndërkombëtarë ata që thanë se ?është çrrënjosur 99.8 për qind e sipërfaqes së mbjellë me kanabis?. Kjo duhet të ndodhë për shumë arsye. E para se shqiptarët tashmë nuk janë më ata të para 30 viteve më parë.
Gjithkush në profesionin e tij nuk ka kompleksi inferioriteti. Në krizat ciklike të politikës gjithnjë është dëshmuar se ndërkombëtar në emër të stabilitetit, kanë zgjedhur rrugën më të lehtë, kanë ushtruar presion tek më I dobëti, janë bërë gjithnjë me qeverinë. E megjithatë kriza nuk është zgjidhur është vetëm agravuar.
Nëse kthehemi tek Strazua dhe Leni ajo që po ndodh tani ka një tjetër ngjashmëri.
Sali Berisha gjeti një mjek fshati për të thyer bojkotin e opozitës. Të njëjtën gjë po bën tani dhe Edi Rama. Përmes ca leftermurrizësh po përpiqet të caktojë një opozitë të re. Sali Rexhepit të shkretë dhe mund ti falej. Ishte I varfër dhe u tundua. Por këta të sotmit e kanë kripur djathin, janë miliarderë. Cfarë u duhet një mandat për pak muaj ?
Sa më shumë të shtyhet në kohë zgjidhja politike aq më të rënda do jenë pasojat për vendin dhe aq më I madh dëmi elektoral I PS. Në këtë rrethana palët duhet të ulen në tryezë për të gjetur një zgjidhje: jo për një tranzicion pushteti, por për një pakt social , pse jo një pakt xhentëlmenësh, të fiksuar në klauzola të qarta : jo më vjedhje votash.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti ditën e sotme në z...
Ish-gazetari i Zërit të Popullit, i akuzuar edhe si spiun i ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, një ditë më parë njoftoi me ...
Placenta është një organ tranzitor, thelbësor për rritjen dh...
Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo, ka komentuar deklaratat e ...
Aplikimi i pudrës së gabuar do të prishë jo vetëm foton perf...
Eduart Ndocaj, ish deputeti i njohur masivisht si “Kaubojsi”...
Mendo gjëra të mëdhaNjë gabim shumë i vogël në menaxhimin e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit në ...
Dy të kundërta në vend që të largohen, në Shqipëri bashkohen...
Bjonde në mjaltëBjonde në mjaltë është ngjyra e flokëve që b...
“Vendimi i Qeverisë për indeksimin e indeksimin e çmimeve pë...
Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Gentian...
Dy ditë më parë, Opozita zhvilloi protestën e radhës kundër ...
1.Futini në ngrirje: E dimë çfarë po mendoni në këto momente...
Partia Demokratike dhe më pas e gjithë Opozita, morën vendim...
Aftësia për të blerë zgjuar fitohet me kohë e përvojë. Të di...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, një ditë më parë njoftoi me ...
Lulzim Basha, gati dy javë më parë mori vendimin për djegien...
Nga Shkodra Lulzim Basha ka përsëritur akuzat ndaj mazhoranc...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...