Kursi i këmbimit, 16 korrik 2026
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Dy ditë më parë, Opozita zhvilloi protestën e radhës kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që sipas tyre do përgatisë zgjedhje të lira e të ndershme.
Ndërkohë, pas përfundimit të protestës, në një studio televizive, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se edhe enveristët janë ngritur në protestë, krah Lulit, për të rrëzuar Ramën.
E ftuar në emisionin ?Tempora? të Sonila Mecos, Kryemadhi tha se ?në protestë nuk janë vetëm militantët e PD dhe LSI, nuk janë për Monën dhe Lulin, por janë shqiptarët që ju ka shkuar hallka në fyt nga varfëria.?.
Më tej ajo shtoi se në protestë ishte edhe Saimir Xhunglini, nipi i Nexhmije Hoxhës, vejushës së ish-diktatorit Enver Hoxha.
Monika Kryemadhi e ka shitur këtë në ekran si një prurje të re në protesta, të njerëzve të ish-Bllokut të diktaturës që po protestonin kundër Ramës, pasi Mona i quan ata socialistë.
Pra, sipas Monikës, nipi i vejushës së diktatorit shkonte e protestonte kundër partisë që themeloi vetë Enveri, por që sot është Partia Socialiste.
Por, në finale ajo që mund të thuhet është se Monika Kryemadhi sërish ka keqpërdorur një emër dhe ka gënjyer publikisht shqiptarët.
Saimir Xhunglini nuk është një njeri pa aktivitet politik. Ai ka qënë shoferi i Luan Hajdaragës, ish-deputet, ish-ministër dhe ish-drejtues i lartë i Partisë Socialiste.
Saimir Xhunglini përmendet në një raport të OSBE-së, për zgjedhjet e majit të vitit 1996. Raportin po e sjellim më poshtë të plotë.
Nga shofer u mor dhe u bë drejtor. U fut në politikë dhe është një nga njerëzit që mbështet LSI-në dhe Monika Kryemadhin që nga viti 2004.
Pra, që në themelimin e LSI-së, Saimir Xhunglini ka qënë në krah të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Ai i përket kastës së atyre enveristëve që vinin nga ish-blloku, dhe ju bashkuan Ilir Metës, pasi kërkonin një parti Socialiste më të majtë, më ekstremiste. Dolën prej saj dhe formuan LSI-në, gjoja në n termin për integrimin europian.
Në fakt, LSI-ja është një mbledhje e një tufe socialistësh të inatosur, të cilët nuk shkuan mirë me Fatos Nanon dhe më pas, duke mbledhur ?Saimir Xhunglinët?, enveristë e socialistë të inatosur formuan partinë e tyre.
Nga viti 2004 e deri sot, Saimir Xhunglini që reklamoi Monika ka qënë një nga eksponentët kryesorë të LSI-së. Pra, nuk është një i panjohur i ish-bllokut, por është pjesë e nomenoklaturës së ish-bllokut komunist, por edhe të ?bllokut? që mbante në dorë Ilir Meta.
Në fakt, përtej paraqitjes së pranisë së Saimir Xhunglinit, militantit të LSI-së në protestë, Monika e shpalli si ndryshim të madh, turpi qëndron në krahun tjetër. Jo vetëm tek Monika, por edhe tek ata demokratë të persekutuar të cilët detyrohen të kenë në krah gjatë protestave, kastën e bllokut dhe me bllok në dorë.
Më poshtë raporti i plotë i OSBE-së, për zgjedhjet e vitit 1996.
Tiranë, 20 maj 1996
Njëzet mbështetës të Partisë Socialiste u arrestuan pranë Shkollës së Baletit të Tiranës, më 20 maj, ku do të mbahej një tubim elektoral i partisë. Disa prej tyre (Saimir Xhuglini, shoferi dhe truproja e kandidatit të PS Luan Hajdaraga, Skënder Lame, anëtar i presidencës së Forumit Rinor Socialist dhe Lame Lamaj) thuhet se u rrahën dhe madje u plagosën nga policia.
Në një deklaratë për shtyp, Saimir Xhuglini tha:
“Më kanë ndaluar rreth 19 orë, po shoqëroja Luan Hajdaragën në një takim për kandidatin Anastas Angjeli në Shkollën e Baletit, ndërkohë gjashtë ose shtatë policë dolën nga automjetet e tyre dhe njëri prej tyre më urdhëroi ta ndiqja, sepse kishte diçka për të më thënë. U futa në makinën e tyre dhe kam marrë goditjen e parë. Pa thënë asgjë, më çuan në stacionin e policisë nr. 1. Atje e pashë se nuk isha vetëm, në hyrje njëzet agjentë na goditën. Mendova se do të vdisja. ”
Saimir Xhuglini u lirua rreth orës 10:30 dhe u dërgua për në spitalin ushtarak, për të marrë ndihmën mjekësore nga goditja në hundë.
Më vonë policia pretendoi se po ngiste një automjet të paregjistruar për të justifikuar arrestimin e Saimir Xhuglinit. Mediat zyrtare raportuan se të paraburgosurit ishin “anëtarë të të ish-Sigurimit, njerëz të cilët tashmë ishin arrestuar nga policia për krime të zakonshme” dhe se Saimir Xhuglini ishte kushëriri i Nexhmije Hoxhës. Është e panevojshme të thuhet, e vërtetë apo e rreme, këto komente nuk e justifikojnë brutalitetin e policisë kundër këtyre njerëzve./ CNA.al
E thotë Kryemadhi: Nipi i Nexhmije Hoxhës në krah të Lulzim Bashës
Në protestë me nipin e Nexhmijes dhe Enveristët e Ilir Metës
1.Futini në ngrirje: E dimë çfarë po mendoni në këto momente...
Partia Demokratike dhe më pas e gjithë Opozita, morën vendim...
Aftësia për të blerë zgjuar fitohet me kohë e përvojë. Të di...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, një ditë më parë njoftoi me ...
Lulzim Basha, gati dy javë më parë mori vendimin për djegien...
Nga Shkodra Lulzim Basha ka përsëritur akuzat ndaj mazhoranc...
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur tek Kri...
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pasi është njohur me...
Prej rreth dy javësh, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim...
Gjykata e Durrësit ka lënë burg Ndue Zefin, i cili të dielën...
Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar me tone të ...
Eurodeputetit Knut Fleckenstein edhe njëherë ka ripërsëritur...
Ajo që përflitej prej kohësh duket se tashmë është fakt. Top...
Në disa rajone të Venezuelës, Kolumbisë, Perusë, Bolivisë dh...
Një mesazh tronditës ka mbërritur në adresë të ish-Kryeminis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar sot nga detyra pro...
Hulumtuesit që vëzhguan gjumin e mijëra burrave dhe grave, s...
Deklaratat e deputetëve të Parlamentit Evropian kanë ngjallu...
Debatet janë normale në një çift, por nëse ai merr hapin e p...
Anëtari i kryesisë së LSI -së Petrit Vasili ka lëshuar akzua...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...