web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI sulmon eurodeputetët/ 'Opozita nuk do të lëviz nga rruga"

28 Shkurt 2019, 10:57, Aktualitet CNA

Anëtari i kryesisë së LSI -së Petrit Vasili ka lëshuar akzua të rënda ndaj grupit të eurodeputetëve që ndodhen në Tiranës.

Pas konferencës, ku eurodeputetët njëzëri kritikuan Opozitën për djegien e mandateve dhe dhunën në protestë, Vasili ka dalë i nervozuar në media.

Duke iu drejtuar në mënyrë të veçantë eurodeputetit Knut Fleckenstein, Vasili ka rikthyer në vëmendje dosjen 339 me arsyetimin se është fakt për blerjen e votave.

“Opozita nuk do të ndalojë kurrë, nuk do të tërhiqet pas. Nuk mund të ketë një standart për Shqipërinë dhe një standart tjetër për vendet e tyre. Për këtë opozita është në rrugë dhe nuk do të lëvizin nga rruga”, ka thënë Vasili./CNA.al





Lajmet e fundit nga