Vodhën rreth 700 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale/ Në pranga tri zyrtaret e Postës Shqiptare
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Delegacioni i Parlamentit Evropian, i cili ndodhet prej ditës së djeshme në Tiranë, pas takimeve me kryeministrin Rama dhe liderët e opozitës, ka takuar edhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Sipas një njoftimi të Kuvendit të Shqipërisë, thuhet se kryeparlamentari ka vlerësuar progresin me Reformën në Drejtësi.
“Objektivat për integrimin drejt përmbushjes. Reforma në drejtësi po ecën me shumë sukses. Vettingu, jetik për drejtësinë dhe Shqipërinë. Në qershor, organet e reja të sistemit në funksion të plotë. Reforma ka mbështetjen e 99% të shqiptarëve. Reforma elektorale, paketa e depozituar në Kuvend”, mësohet të jetë shprehur Ruçi.
Sa i përket djegies së mandateve nga opozita, Ruçi është shprehur se parlamenti është legjitim edhe vetëm me mazhorancës, pasi “vjen nga zgjedhje të ndershme”.
“Zgjedhjet e 2017 janë të certifikuara nga 100% e numëruesve të opozitës, Zgjedhjet kanë probleme, por ato zgjidhen në Kuvend”, është shprehur ai. Ruçi ka theksuar se Kuvendi ka qenë në dispozicion të opozitës.
“Opozita gëzon të drejta që unë si opozitar nuk i ëndërroja. Basha ka fol dy orë më shumë se Kryeministri. Opozita ka folur tre orë më shumë se maxhoranca, por ka refuzuar të përdorë kontrollin parlamentar”, tha kryeparlamentari.
Ndërkohë, kryesuesi i delegacionit të PE-së, Tunne Kelam, e quajti situatën aktuale politike në Shqipëri, si një përpjekje për të vonuar çeljen e negociata për integrimin në Bashkimin Evropian.
“PE mbetet mbështetës i madh i anëtarësimit të Shqipërisë. Përpjekjet për të vonuar çeljen e negociatave nuk kanë mbështetjen tonë. Reforma në drejtësi, thelbësore për qeverisjen dhe besimin e qytetarëve”, mësohet të jetë shprehur Kelam, duke theksuar se delegacioni “ikën me përshtypje pozitive për arritjet e qeverisë”.
E ka vlerësuar negative, ndarjen politike dhe mungesën e bashkëpunimit, duke thënë se “është përgjegjësia e të gjithëve të bashkëpunojnë për interesin kombëtar”
“Arrini konsensus dhe na dërgoni një sinjal pozitiv për negociatat”, theksoi Kelam.
Ndërkohë, raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein, e ka humbur durimin me opozitën nga vendimi për djegien e mandateve dhe dhuna në protestat që ka mbajtur deri më tani opozita e bashkuar kundër qeverisë. Ka një mesazh personalisht edhe për Monika Kryemadhit, kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kur thotë se” Zonja e parë e vendit nuk duhet të pengojë negociatat”
“Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës. Protestat të ruajnë qetësinë. Pamjet e protestave vonojnë integrimin”
Nuk mungoi edhe një thirrje e Fleckenstein drejtuar Këshillit Evropian, për të vlerësuar arritjet e Shqipërisë.
Ndërkohë, sipa një njoftimi të Kuvendit të Shqipërisë, që ka zbardhur atë se çfarë është diskutuar në takimin e Ruçit me delegacionin e PE-së, Cristian Preda thotë se opozita ka ende mundësi të kthehet në Kuvend, “pas 10 ditësh do të jetë vonë”, theksoi ai.
Preda është shprehur se “i ka vëzhguar zgjedhjet e 2017 dhe ishin korrekte”
Përfaqësuesi i delegacionit të PE-së, Preda theksoi se në 5 mars do të informojë Parlamentin Evropian për arritjet e Shqipërisë.
Për të gjithë të përzgjedhurit e Lotarisë Amerikane, Ambasad...
Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka drejtuar akuza mjaft...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Pas takimit të djeshëm në Vietnam, mes presidentit amerikan ...
Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili k...
Shqipëria ndër dekada raportin gjinor të popullsisë e kishte...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën mbrëmjen e djeshme, ...
Ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës, i moshuari i cili u q...
Orët e para të ditës do të dominohen kryesisht nga mot i kth...
DASHI21. mars – 20. prill Kjo dite ka për te qene shume pas...
Dhimbje barkuSipas mjekëve dhimbja e barkut shenjohet në gat...
“Para krizës, si punoi Parlamenti?” Ka qenë kjo tema e disku...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i qenë prezent në emisisonin...
“Në zgjedhjen e Kryesisë së re të Partisë Demokratike një pj...
Përjashtimi i nga Partia Demokratike i deputetit Myslym Murr...
Një 70 vjeçar në lagjen “Rilindja “, në Vlorë është grabitu...
Avokat, Spartak Ngjela ,në një postim në rrjetet sociale ka ...
Deputeti, Myslym Murrizi, i cili, ditë më parë, u përjashtua...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i ësht...
Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë lidh t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...