Protestuesit në refren kërkojnë largimin e Ramës: Duam dorëheqjen
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë ku në refre...
Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar me tone të ashpra, kundrejt qytetarëve që nuk iu bashkohen ne protestë.
Sipas Strazimirit, kjo ndodh kur nuk e njeh turpin. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Strazimiri lëshon akuza kundrejt shqiptarëve, duke iu treguar se kur duhet t’ju vinte turp.
“Ti nuk e njeh turpin!
Ti je turpi vetë, kudo ku ndodhesh, kurdo ku ke heshtur, e në çdo rast kur ke “përtuar” të reagosh sepse prisje diçka nga qeveria e “gjushit”, sepse “s’të frymëzonte Luli”, sepse kishe “frikë” se mos padashje bëheshe “demokrat”, apo “donatorët” e projektit në ambasadë “nuk ta këshillonin” reagimin… Ti sot hesht!
Nëse nuk hesht dot, kërko thjesht falje dhe rrjeshtohu me Shqipërinë që rri në këmbë!”, shkruan Strazimiri në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Kur s’njeh turpin!
Ti, që “të vjen turp” nga Shqipëria që proteston për demokraci përballë parlamentit të rrethuar me tela me gjemba, duhet të ishe turpëruar ditën kur more vesh që vullneti i Shqipërisë ishte përdhunuar nga “gjushët” , “gjiknurët” e “niçet” në orgjira sado-mazo me regji të “Rilindjes” …
Ti, që “të vjen turp” nga Shqipëria që i qëndron përballë gazit helmues dhe nuk dorëzohet, duhet të ishe turpëruar ditën kur parlamenti i “gjushëve” u vetë-rrethua me tela me gjemba e policë nga frika e popullit.
Ti, që sot “turpërohesh” nga mungesa e dialogut midis Shqipërisë që nuk dorëzohet dhe “gjush-qeverisë” , duhet të ishe turpëruar ditën kur more vesh që “gjush-qeveria” dialogonte me sukses me krimin e organizuar, trafikantët e drogës e vrasësit për të fituar “tepsinë” !
Ti që të “turpëron” fakti i trishtë që në parlament nuk ka më debat intelektual alternativash, duhet të ishe turpëruar ditën kur more vesh që 19 “rilindas” nga 64 gjithsej, nuk vinin nga auditoret e bibliotekat, por nga burgjet e gjysmës së Evropës…
Ti, që sot ndjehesh “i turpëruar” nga retorika shpesh e rënduar e opozitës, si përgjigje e reagim, duhet të ishe turpëruar atë ditë kur kryeministri ndyu sallën e parlamentit me “batutën” e parë, ditën e parë kur foli si kryeministër, për shkak të votës që ti i dhe si “ndryshim” .
Ti, që sot ndjehesh “i turpëruar” se “imazhi i vendit” është përkeqësuar në Evropë, duhet të ishe turpëruar ditën kur gazetat e Evropës publikuan shifrën e parë të eksodit të ri të shqiptarëve, së bashku me fotot e tyre nëpër çadra të ndyra në pritje të një shansi për të rrezikuar edhe jetën e fëmijëve te tyre vetëm për të mbërritur diku në Angli… pa adresë e as plan.
Ti, që sot nga “turpi” që ndjen se Evropa po merr vesh që ka një Shqipëri që refuzon të emigrojë por, lufton për të mos u përzënë nga shtëpia prej qeverisë së dale “nga influenca e Niçes, Habilajve, Agron Xhafajve”, duhej të ishe turpëruar ditën kur për shkak të Edi Ramës e sajmirtahirëve të tij, vendi yt meritoi emrin, aspak gazetaresk, ” Kolumbia e Evropës”!
Ti, që nuk u turpërove asnjë dite, që nga ai 12 shtatori i vitit 2013, ti nuk e njeh turpin!
Ti, mund të kesh shkollë e të kesh lexuar e shkruar libra pa fund!
Ti, mund të krenohesh për aftësi intelektuale e politike, por psherëtima e “të moderuarit” që nxjerr sot, nuk të shpëton dot nga klithja e heshtjes tënde bashkëpunuese 6 vjeçare.
Ti, që sot “po humbet durimin” e që shqetësohesh se po na ikën një shans tjetër për t’u bërë “evropianë”, je shembulli më i gjallë i prapambetjes intelektuale të kësaj shoqërie të atrofizuar në reagim deri në nivelin e primitivizmit.
Ti nuk e njeh turpin!
Ti je turpi vetë, kudo ku ndodhesh, kurdo ku ke heshtur, e në çdo rast kur ke “përtuar” të reagosh sepse prisje diçka nga qeveria e “gjushit”, sepse “s’të frymëzonte Luli”, sepse kishe “frikë” se mos padashje bëheshe “demokrat”, apo “donatorët” e projektit në ambasadë “nuk ta këshillonin” reagimin…
Ti sot hesht!
Nëse nuk hesht dot, kërko thjesht falje dhe rrjeshtohu me Shqipërinë që rri në këmbë!
Rri diku aty nga fundi, se mbase kupton se ç’do të thotë dinjitet, e fillon të bëhesh i denjë për një shoqëri që pikë referimi ka Evropën, jo ambasadat e saj në Tiranë!!!/CNA.al
Eurodeputetit Knut Fleckenstein edhe njëherë ka ripërsëritur...
Ajo që përflitej prej kohësh duket se tashmë është fakt. Top...
Në disa rajone të Venezuelës, Kolumbisë, Perusë, Bolivisë dh...
Një mesazh tronditës ka mbërritur në adresë të ish-Kryeminis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar sot nga detyra pro...
Hulumtuesit që vëzhguan gjumin e mijëra burrave dhe grave, s...
Deklaratat e deputetëve të Parlamentit Evropian kanë ngjallu...
Debatet janë normale në një çift, por nëse ai merr hapin e p...
Anëtari i kryesisë së LSI -së Petrit Vasili ka lëshuar akzua...
Gert Bogdani, sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë të Partisë...
Kemi përjetuar shumë “vdekje” në jetën tonë. Kemi humbur miq...
Policia ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme, ku një i moshuar ...
Ekziston një lidhje e veçantë midis prindit dhe fëmijës, por...
Eurodeputeti Knut Fleckenstein tha se sot se ishte i zhgënj...
Delegacioni i Parlamentit Europian, në konferencën për media...
Ndërkohë që opozita ka deklaruar djegien e mandateve dhe po ...
Ndërkombëtarët këmbëngulin se vendi i opozitës është në Kuve...
Dje pasdite kryetari i PD Lulzim Basha dhe aleatët e tij zhv...
Ambasadori i Bashkimit Europina në Tiranë, Luigi Soreca gjat...
Ndërkombëtarët kanë siguruar se Parlamenti i Shqipërisë do t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...