Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Propaganda e shfrenuar e rilindjes po përpiqet këto ditë të argumentojë, me pasion dhe me zell, se vendimi ekstrem që mori opozita kishte vetëm një qëllim: të shpëtonte Saliun dhe familjen e tij, Monikën dhe shtëpinë e saj, Lulin si derivat i tyre, nga reforma në drejtësi që po i afrohet mbi krye si shpata e Demokleut.
Natyrisht, është qesharake të fillosh e të argumentosh se kjo është një gënjeshtër e madhe. Deklarata të tilla të bëra në makth dhe nxitim nuk i?a vlen ti komentosh nëse do të ruash seriozitetin.
Por, ajo që më bëri ti rekthehem këtyre qëndrimeve është tjetër gjë. Pasi, paradoksalisht e vërteta qëndron 180 gradë në karhun tjetër. Pra, se djegja e mandateve, jo vetëm nuk po bëhet për të penguar reformën në drejtësi, por ajo duhet parë si përpjekja e mbarame për t?a mbajtur në jetë një foshnje që me gjasë ka lindur e vdekur.
Pra, braktisja përfundimtare e parlamentit, e shoqëruar me kërkesën për një qeveri tranzitore, do të qe rruga e vetme për të ruajtur atë që u sponsorizua dhe u mbështet nga ndërkombëtarët si shpëtimi i Shqipërisë.
Le të jemi të qartë për të mos krijuar asnjë keqkuptim. Unë jam një nga ata që mendojnë se në këtë betejë nuk ka ëngjëj dhe djaj. Se të gjitha palët janë njësoj. Se as PD, as LSI dhe as PS nuk duan një drejtësi të ndershme dhe të pavarur. Të gjithë ata do të humbnin po njësoj nga ajo.
Por fati e deshi që në kohën që eksperimendi ndërkombëtar me prokurorinë dhe gjykatat shqiptare po konceptohej dhe vihej në zbatim, Rilindja të kishte në duar të gjitha levat e pushtetit, ndërsa opozita të mbante çelsat e kashtës.
Pikërisht kjo krijoi një tjetër paradoks. Ndërsa qenë socialistët që e minonin realisht reformën e dëshiruar nga ndërkombëtarët, ishite opozita që mori damkën e armikes së saj, vetëm e vetëm sepse u vu në pozicionin e denoncueses së shkeljeve dhe akteve të kapjes së drejtësisë.
Por ndërkohë që Basha thërriste ?ujku?ujku? çakenjtë e pushtetit bënin kërdinë.
Eshtë e kot të përmendësh tani mënyrën si u fut në thes Prokuroria e përgjithshme, si u përdor ajo për të fshehur krimet politike, se sa banditë janë liruar këto kohë nga burgu, sesa sa ka fituar abuzivizmi i qeverisë nga mungesa e gjykatës kushtetuese, se sa selektiv ka qenë procesi i vettingut, që i ka shndërruar në lolo përfaësuesit e OMN etj.
Të gjitha këto fakte të përmendura e të stërpërmenduara dëshmojnë për një gjë, se edhe nëse qëllimi i ekspertimentit të ndërkombëtarëve ka qenë i pa qortueshëm moralisht (pra jo siç e përshkruajnë konspirativistët që shohin skenarë me Soros dhe me dhe me flukse parash që blenë Lu-në dhe Vlahutinin), pra edhe nëse ky synim ka qenë i drejtë, ai tashmë ka përfunduar në një rrugë të shtrembër.
Dhe kjo për faktin e thjeshtë se nuk mund të ndodhte ndryshe në një vend ku të gjitha pushtetet i ka në dorë një njeri i vetëm.
Dhe këtu i rikthehemi tezës kryesore të këtij shkrimi: asaj se djegja e mandateve, si mjet për të kërkuar një qeveri teknike, është lëvizja e vetme për të shpëtuar atë çka mund të shpëtohet nga reforma në drejtësi. Sepse ajo e zhvesh atë nga pesha dhe trysnia e atyre që një projekti të konceptuar në Uashington dhe Bruksel i dhanë fytyrën e Arta Markut dhe Donika Plelës.
Pra, çuditërisht, të gjithë ata ndërkombëarë që sot po e anatemojnë, fshikullojnë dhe godasin opozitën, tezën e saj e kanë garancinë më të madhe nëse duan që reforma në drejtësi të ketë sukses.
Sepse ky sukses nuk mund të arihet kurrë në sfondin e një qeverisje ku shteti dhe pushteti janë bërë njësh, ku asgjë nuk vendoset pa dhënë visto vëllai ?katolik? i Erdoganit.
Pra një kryeministër ?I dobët?, një qeveri që nuk do guxonte të kapërcente detyrat e saj kushtetuese, një shumicë që nuk do i fuste hundët edhe atje ku si takon, do të krijonte mundësi më të madhe pune për organet e ngritura të reformës.
Por, kjo gjë nuk bëhet pa rënë Rama dhe piramida e tij autoritare.
Natyrisht, që kush dëgjon këtë konkluzion i ka gati kundër argumentat: Po si mund t?i kërkohet kjo kryeministri të ligjshëm? Po a matet dot se çfarë precedenti krijohet? Po a nuk hap kjo rrugën që gjithkush të thotë nesër ?ose lësho vendin, ose i dogja mandatet?
Në fakt, të gjitha këto pyetje kanë doza të mëdha të së vërtetës dhe mund të përbënin objekt diskutimi në një shoqëri demokratikisht normale.
Por, kur kemi pranuar t?i nënshtrohemi një reforme të pa precedent të sistemit tonë të drejtësisë, ne, kemi gëlltitur bashkë me të edhe dështimin 30 vjeçar të modelit që kemi ngritur. Ne bashkë me të kemi pranuar shkelje të pa paranueshme të të drejtave të njeriut, një big brother gati oruellian të kontrollit të njerzve të drejtësisë, një nënshtrim gati turpërues të deputetëve, para ambasadorëve. Dhe të gjitha këto ?sakrifica? janë bërë të nisura nga narrativa e vetme se kjo reformë amerikano- europiane, do të na shpëtojë nga Shqipëria e djeshme dhe do ?të hedhë themelet? e asaj të nesërme.
Të gjitha këto privime u pranuan me gëzimin dhe shpërfilljen me të cilat i drejtohemi një feste. Tani, që kjo festë të fillojë të marrë jetë ka mbetur edhe një ?kurban? i fundit, rënia e pengesës së vetme që e ka përçudnuar, projektin auro atlantik, largimi i Edi Ramës.
Ndoshta PD dhe LSI, nuk kanë pasur këtë gjë në mendje kur nisën aksionin e tyre, ndoshta ato janë nisur nga motive shumë më të errëta dhe tejet më meskine kur dorzuan mandatet, por ky është thjeshtë gjyqi i qëllimeve të tyre.
Ajo që na intereson është fakti se ndoshta pa dashje, ato i kanë treguar rrugën e vetme dhe shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që vazhdojnë të shpresojnë tek refoma në drejtësi. Tani i takon atyre të vendosin nëse duhet edhe një ?kurban? i fundit, një skarificë më shumë për të mbajtur gjallë atë që u shit si një ëndër e madhe. Rruga tjetër është e njohur: letargjia e pafundme e një regjimi personal./Lapsi
Kryeministri Edi Rama dhe nga ministrat asokohe në detyrë, D...
Në një postim në rrjetet sociale ish kryeministri Sali Beris...
Një udhëzim i përbashkët mes Ministrisë së Drejtësisë dhe a...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reagu...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara , ka reaguar sërisht për t...
Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, në një postim në rrj...
Të lindurit në shenjën e Ujorit janë shumë të tërhequr dhe t...
Baba Vanga e njohur ndryshe edhe si Nostradamusi i Ballkanit...
Një forcë politike ka për objektiv primar dhe maksimalist të...
Që kur ndodhen në bark, në javën e dhjetë të shtatzënisë rre...
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas vizitës së delegacion...
Ish ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj komentoi d...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, gjatë fjal...
Pasditen e sotme një aksident tragjik me pasojë vdekjen e nj...
Shtrëmbërim i realitetitPër këta persona çdo gjë shkon keq ...
Shih imazhin, a mund të dallosh vajzën? Fëmija i parë, i dy...
Në portin e Durrësit, më 28 Shkurt të 2018-ës, Policia kapi...
Partia Demokratike prej disa kohësh ka ndërmarrë sulme të p...
Pse u dashka t’i qëndrojnë disa opinioneve të ndenjura mbi s...
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka komentuar deklar...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...