Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Një forcë politike ka për objektiv primar dhe maksimalist të ekzistencës së saj fitoren e zgjedhjeve dhe qeverisjen e vendit. Sipas sistemit elektoral që ekziston në Shqipëri, partitë politike përballen me zgjedhësit me listat e kandidatëve për deputetë.
Janë këta të fundit që marrin ose jo mbështetjen e qytetarëve për të qenë mazhorancë në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo mazhorancë e votuar nga zgjedhësit përzgjedh elitën e saj si pjesë e kabinetit qeveritar me mision përmbushjen e programit politik me të cilin ka fituar zgjedhjet.
Pushteti përfaqësohet vertikalisht nga Kryeministri, ministrat, prefektët dhe drejtorët e institucioneve qendrore e lokale. Ekziston parimi i gjithëpranuar se përfaqësuesit e votuar nga zgjedhësit, të cilët marrin përsipër të drejtojnë qeverinë dhe institucionet (pra fytyra e pushtetit), ndërtojnë një raport më të drejtë me qeverisjen për shkak se çdo dy vjet shkojnë në elektorat për të kërkuar votat.
Thënë më thjesht, një përfaqësues i votuar politik e ka të pashmangshme përballjen çdo dy vjet me votuesit ndaj do duhet të qeverisë me më përgjegjësi. Krejt ndryshe ndodh me përfaqësues jo politik të cilët marrin timonin e pushtetit: ata kanë të vetmin mekanizëm kontrollin vërtikal të atij që i emëron dhe nuk mbajnë përgjegjësi për abuzimin apo mënyrën e qeverisjes. Mungesa e llogaridhënies tek zgjedhësit i bën ata të jenë më të papërgjegjshëm.
Aktualisht qeveria ka në përbërjen e saj 15 ministra, përfshirë atë të mbetur në tentativë për Evropën dhe Punët e Jashtme. 7 prej tyre rezulton të jenë përfaqësues jo politikë të cilët nuk janë votuar nga qytetarët në zgjedhjet e fundit parlamentare në të cilat PS mori të drejtën të qeverisë vendin.
Bëhet fjalë për Sandër Lleshajn, Anila Denajn, Belinda Ballukun, Besa Shahinin, Etilda Gjonajn, Eva Margaritin dhe Gent Cakajn. Në këtë listë, e vetmja që i ishte caktuar një funksion politik është Belinda Balluku e cila ishte përgjegjëse për rezultatin elektoral në ZAZ Nr.26 që përfshin Bashkinë Vorë.
Në këtë ZAZ, Partia Socialiste rezultoi humbëse duke marrë vetëm 5320 vota ndërsa PD mori 5781 dhe LSI 4565 vota.
Kjo nuk e ka penguar aspak Ballukun që ndonëse humbëse të marrë kontrollin e një prej dy ministrive më të rëndësishme në qeveri, atë të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Nga 26 zv.ministra të qeverisë Rama, shkëlqejnë me prezencën e tyre si uji i paktë të vetmit personazhe politike ish deputetët Petro Koçi dhe Ilir Bejtja. Të gjithë të tjerët janë njerëz të pa votuar, thjesht të emëruar.
Pjesa dërrmuese, pa lidhje të mëparshme as me Partinë Socialiste dhe as të majtën.
Pushteti politik, përtej kabinetit qeveritar, ka si fytyrë të veten
Prefektët e shpërndarë në 12 Qarqe. Përmes një vendimi personal të Kryeministrit Rama, qeveria kreu emërimin e prefektëve në të gjitha qarqet personazhe pa asnjë lidhje me Partinë Socialiste dhe natyrisht njerëz të pa votuar në elektorat.
Në mënyrë të qëllimtë u përzgjodhën 12 ish ushtarakë të cilëve ju besua përfaqësimi i qeverisë në nivel Qarku. Edhe më e rëndë duket situata në nivelet e drejtuesve të institucioneve qendrore dhe lokale.
Në pjesën dërrmuese të rasteve, personazhet e emëruara nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Socialiste e cila ka marrë votat për të qeverisur vendin.
Në disa raste, drejtorë janë emëruar njerëz të cilët përfaqësojnë forca politike të konsideruara si kundërshtare me Partinë Socialiste.
Masivisht, drejtorët përfaqësojnë ngushtësisht ish-bashkëpunëtorë të Ramës në kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.
Paradoksal fakti që socialistët votuan përfaqësuesit e tyre në Qershorin e vitit 2017 për të drejtuar qeverinë por fytyra e pushtetit, nga qeveria tek prefektët dhe më poshtë tek drejtorët sot nuk përfaqëson Partinë Socialiste.
Që kur ndodhen në bark, në javën e dhjetë të shtatzënisë rre...
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas vizitës së delegacion...
Ish ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj komentoi d...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, gjatë fjal...
Pasditen e sotme një aksident tragjik me pasojë vdekjen e nj...
Shtrëmbërim i realitetitPër këta persona çdo gjë shkon keq ...
Shih imazhin, a mund të dallosh vajzën? Fëmija i parë, i dy...
Në portin e Durrësit, më 28 Shkurt të 2018-ës, Policia kapi...
Partia Demokratike prej disa kohësh ka ndërmarrë sulme të p...
Pse u dashka t’i qëndrojnë disa opinioneve të ndenjura mbi s...
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka komentuar deklar...
Referimi i parë historik sa i takon një dokumenti udhëtimi g...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në ...
Shumë të rinj në vend mund të kenë dilema dhe pasiguri gjatë...
Ata që lindin në ditën e fundit të një shenjë zodiakale, tra...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në “Gjirin e Lalzit “ në Dur...
Shumë e mirëpritur ishte vizita e disa parlamentarëve të Par...
Djegia e mandateve nga 57 deputetët e opozitës ka bërë që të...
Mosha e duhur për të mësuar një gjuhë të huajSipas një studi...
Natën e 26 majit 1996, rreth gjysmë ore, bashkë me disa kole...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...