web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një demokrat i flaktë por në burg, Stresi nuk harron “t’i bashkohet” protestës sot

16 Shkurt 2019, 10:23, Aktualitet CNA

Protestës së opozitës i bashkohet sot, ndonëse edhe jo fizikisht një ndër emrat më të përfolur të showbizit shqiptar, reperi Arkimed Lushaj, i njohur Stresi.

Edhe pse në burg Stresi nuk ka nguruar të jap mesazhin e tij në Instagram lidhur me protestën e 16 shkurtit.

Duke publikuar një foto së bashku me babain e tij, Sali Lushajn, një emër gjithashtu shumë i njohur në radhët e demokratëve, ai i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen në këtë tubim.

Stresi shkruan:

Mblidhuni sot e të jeni më shumë se kurrë. Me shpirt jam aty me ju për të protestuar kundër kësaj klike të ndyrë.Mos u dorëzoni, Ju përqafoj me shpirt! STRESI.”
Risjellim në vëmendje se Stresi edhe në protestat e mëparshme të opozitës i është bashkuar, duke ofruar kontributin e tij si demokrat i flaktë.

 





Lajmet e fundit nga