web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjedhja me PPP do të vijojë/ PD zbulon prapaskenat e vendimit të qeverisë

11 Shkurt 2019, 13:48, Aktualitet CNA

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, deputeti demokrat, Florion Mima është ka reaguar në lidhje me  nismën e qeverisë për të kufizuar kontratat me partneritet publik- privat në infrastrukturë, nga 1 korriku.

Sipas deputetit demokrat, kjo nismë është vetëm një lëvizje për t?i dhënë përgjigje shqetësimeve të ndërkombëtarëve, pasi skema e vjedhjes së pasurive publike nuk eliminohet.

Mima evidentoi një tjetër nisëm ligjore, që sipas tij synon krijimin e nj strukture të re. Ajo do të njihet si Korporata e Investimeve dhe do te ketë tagrin për të shitur çdo pasuri publike

?Pse nuk kufizoni në këtë ligj edhe ofertat e pakërkuara për inceneratorët, pse nuk kufizohen këto procedura edhe në shëndetësi. Por më e keqja nuk është kjo. Me e keqja vjen më pas. Ju keni sjellë një nisëm tjetër ligjore atë të krijimit të Korporatës së Investimeve, një strukturë kjo që do marrë dhe do shes gjithçka. Do ketë tagër absolut për dhënë koncesione sipas dëshirës,?- u shpreh Florion Mima.

Ndërsa për deputetin Agron Shehaj, vendosja e afatit një korrik, fsheh nga pas një tjetër koncesion atë të rrugës Orikum- Dukat.

?Ky koncesion është 70 mln euro për vetëm 16 km rrugë. Është një vjedhje e hapur, pasi ky segment rrugor nuk është një prioritet,?-shprehet Shehaj

Por Ministria e Financave e argumenton këtë ndryshim ligjor, si një nisëm që vjen në përputhje me sugjerimet e institucioneve ndërkombëtare.





Lajmet e fundit nga