web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërcënoi me vetëflijim/ Gruaja zbret nga ballkoni

11 Shkurt 2019, 12:43, Aktualitet CNA

Për rreth tre orë, një grua ka kërcnuar se do të hidhet nga ballkoni i katit të tetë në zonën e 9-katëshëve, pasi kundërshtoi ekzekutimin e vendimit nga Përmbarimi që kërkon ti marrë shtëpinë.

Pas negocimit të policisë me Përmbarimin për të zgjatur afatin e ekzekutimit të vendimit me 10 ditë, zonja e shtëpisë ka zbritur. Ndërkohë që djali i zonjës që kërcënoi me vetëflijim, Tajar Trroka sqaroi për Report Tv si qëndron e vërteta sipas tij.

“Gjithë problemi ka nisur në datë 23 janar, jemi në një proces gjyqësor me Credins Banak, në datë 28 jemi njohur nga përmbarimi, që duhet të lirojmë banesën. Bëmë ankimim, ndërkohë që ai (përmbaruesi) erdhi dhe godiste derën me shkelma, na terrorizoi.

Erdhi 10 ditë më pas dhe na bëri presione, një ditë më pas çoi dikë për të prishur bravën dhe nuk pret që të kemi një vendim nga gjykata dhe të dorëzojmë çelësat vetë. Ndoshta veprimet tona janë të pahijshme, por të denja. Banesën nuk e kemi lënë në kolateral, por banka e shiti pa ankand, pa na njoftuar. Kemi punuar një jetë të tërë për këtë banesë” deklaroi ai.

E rëndë/ Gruaja tenton të hidhet nga pallati

 





Lajmet e fundit nga