web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shpërthen” deputeti/ Gjithë sistemi është në kolaps

11 Shkurt 2019, 13:20, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas dhunimit të një mjeku në QSUT.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Shehu shkruan se janë problemet e mëdha të shëndetësisë që kanë përshkallëzuar dhunën ndaj mjekëve.

?Ti lene lotet e krokodilit!
Shkallezimi i dhunes ndaj mjekeve e personelit shendetesor e ka burimin te gjendja e mjeruar e sistemit duke ofruar keshtu nje sherbim larg standarteve te kerkuara, te denigrimi i tyre nga Qeverisja per te fajesuar ata per cfare po ndodh.
Pra jane problemet e medha te shendetesise sone, cuarja e saj ne vendin e fundit ne Europe persa i takon kujdesit ndaj pacientit, agresiviteti i qellimshem duke filluar nga Kryeministri ndaj ketij personeli, qe nxisin kete dhune.?-shkruan Shehu.

Më tej, ai thekson se se shëndetësia në vendin tonë, është në nivelet e vendeve afrikane.

?Pergjegjesine per nivelet Afrikano Qendrore te shendetesise sone nuk e kane mjeket, infermieret etj, qe ne kushte shume te veshtira financiare, teknike, logjistike etj, kerkojne te bejne me te miren e mundeshme, por ata qe po qeverisin duke e cuar ne kolaps te gjithe sistemin.?-përfundon postimin e tij Tritan Shehu.





Lajmet e fundit nga