Degradon situata në parlament/ Përplasen gratë deputete
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është përplasur ashpër sot...
Drejtuesja e përkohshme e Prokurorisë së Përgjithshme Arta Marku, me të marrë detyrën filloi me spastrimin e ?klanit? të paraardhësit të saj, Adriatik Llalla.
Në intervistën e saj të vetme për media ajo la të kuptohej se do të niste hetimet për Llallën dhe në fakt ashtu ndodhi.
?A po e hetoj Llallën? DASH nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Shqipëri është treguar i gatshëm të japë bashkëpunim për dhënien e drejtësisë. Edhe në këtë rast ka ofruar bashkëpunim dhe të dhëna. A do të hapet një hetim? Nuk mund të flas më tej për këtë çështje?, ka thënë më herët Marku.
Në këtë kuadër ajo dërgoi në krye të Krimeve të Rënda, mikeshën e saj Donika Prela.
Kjo e fundit sapo preku në zyrën e paraardhësit të saj, Besim Hajdarmataj, ?përplasi këmbët? për hetimin e Llallës.
Kur kanë kaluar rreth 11 muaj nga nisja e hetimeve, dosja Llalla, duket se ka mbetur në sirtar.
Përveç vendimit për sekuestrimine pronave të tij, nuk është ndërmarrë asnjë hap tjetër.
Ose prokuroria, Arta Marku dhe Donika Prela kanë dale blof dhe nuk kanë prova, për të çuar në pranga Llallën ashtu siç pretendonin, ose ish-Prokurori i Përgjithshëm ua ka gjetur pikat e dobëta, me të cilat i mban peng.
Llalla i është drejtuar Gjykatës të lartë për të marrë pronat e sekuestruara, ndërkohë që ende nuk ka një vendim.
Ish-Prokurori i Përgjithshëm shkon dhe vjen nga Gjermania, ndërsa mikeshave Arta dhe Donika iu mjaftoi vetëm buja që shkaktuan në media s epo hetojnë ish-shefin e tyre.
Hetimet ndaj Llallës
Gjithçka nisi me vrull. Më 11 maj 2018, Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi regjistrimin e çështjes penale, ndaj Adriatik Llallës për 3 akuza, ?shpërdorim detyre?, ?mos deklarim në kufi? dhe ?deklarim të rremë të pasurisë?.
Ndërsa me 20 korrik 2018 e njëjta Prokurori, njoftoi se janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale.
?Me vendimin nr.179, datë 20.07.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është vendosur pranimi i kërkesës së Prokurorisë, vendosja e masës së sigurimit pasurore ?sekuestro preventive? për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme:
Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës; Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë; Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë; Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë; Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;
Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë në datën 23.07.2018 ka ekzekutuar vendimin gjyqësor për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të mësipërme. Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të mësipërme, në total është në shumën 98.772.000 lekë?, thuhet në njoftimin e Krimeve të Rënda.
Llalla e Apeloi vendimin e Krimeve të Rënda, po masa e sekuestrimit nuk u ndryshuar. Tashmë çështja është në Gjykatën e Lartë.
Kujtojmë se ish-Kryeprokurori nuk iu nënshtrua Vetingut. Ndërsa gjatë procesit në KPA ai nuk u paraqit duke paraqitur një prokurë te lëshuar nga Turqia ku autorizonte avokatin si përfaqësues të tij gjatë procesit..
Më 11 qershor 2018 ky komision la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e vettingut, por saktësoi në vendim edhe pjesën e përjashtimit të ish-kryeprokurorit nga e drejta për të qenë për 15 vite pjesë e organeve te sistemit të drejtësisë./CNA.al
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është përplasur ashpër sot...
Nga foltoja e Kuvendit, kryetarja e LSI-së Monika kryemadhi ...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka thënë se Kryeministr...
Gjatë fjalës së saj në parlament, kryetarja e LSI, Monika Kr...
Konfirmimi vjen nga një studim i kryer nga një ekip hulumtue...
Kryetarja e LSI –së Monika Kryemadhi, ndërsa ka folur për ng...
Rrisni besimin në veteNuk do të vijë asgjë nëse nuk keni bes...
Para së gjithash është e nevojshme të mbani mend se soda e b...
Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka zba...
Janë dëgjuesit më të mirëËshtë e dukshme se kur dikush flet ...
Ke kuptuar se e vetmja arsye pse kjo dashuri ishte në jetën ...
Kreu i PD –së Lulzim Basha, në foltoren e Kuvendit ka thënë ...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar ashpër ndaj ...
Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ka filluar me replik...
Avokado është një specie e pemëve frutore, e lindur në Puebl...
HudhërHudhra ka një fuqi të fortë natyrore antimikrobike dhe...
Dieta mund të jetë shumë e vështirë, sidomos për ata që kthe...
Ne kemi lajm të mirë për të gjithë ata që vuajnë nga efektet...
Kreu i PD Lulzim Basha u ka bërë thirrje socialistëve që të ...
Burra që kalojnë nga një ekstrem në tjetrinAta janë njerëz q...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...