web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-ministrave të LSI-së iu tunden prangat/ Plas skandali i ekspertit të dosjes së Ilir Metës

6 Shkurt 2019, 12:53, Aktualitet CNA

Presidentit Ilir  Meta, ish-ministrave të LSI dhe njerëzve që e shpëtuan nga burgu, po iu tunden prangat.

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se ka rihapur çështjen e mbikëqyrjes elektronike si dhe ka rinisur hetimet për tenderin e byzylykëve.

Në mënyrë të befasishme, kur u duk se gjithçka ishte harruar,  Prokuroria ka vënë nën hetim 12 persona 4 prej të cilëve me masë arresti shtëpie dhe 12 të tjerë janë me detyrim paraqitje.

Në arrest shtëpie janë  vënë  ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha dhe Drejtori i shërbimeve mbështetëse Aurel Lamce si dhe specialistët e IT Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.

Ndërsa dy ish-Ministrat  Ylli Manjani dhe Petrit Vasili janë në verifikim dhe pritet të merren në pyetje pozicionin dhe rolin e tyre që kanë pasur në 5 tendera.

Manjani ka udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë në kohën që u dha tenderi i byzylykëve, në vitin 2016, ndërsa Vasili e ka marrë detyrën në Janar të vitit 2017.

Në muajt mars dhe prill të vitit 2017, dyshohet se ka Vasili ka pasur dijeni për skandalin, por ka heshtur.

Jo rastësisht u bë tenderi i byzlykëve dhe u shndërrua në skandal.

Sipas fakteve të bëra tashmë publike, Ministria e Drejtësisë lidhi marrëveshje për byzlykët  me shoqërinë Soft & Solutions të Ermal Beqirit.

Ermal Beqiri  ka qenë një nga tre ekspertët që nxorën të pafajshëm Ilir Metën dhe rrëzuan videon e përgjimit Meta-Prifti.

Bëhet fjalë për një tender me vlerë 2 milionë euro i cili u fitua nga bashkimi i tre operatorëve ekonomikë: Soft & Solution, Fastech dhe Ratech.

Eksperti i videos Meta-Prifti, qëndron pas skandalit

Pas, skandali të 300 byzylykëve elektronikë, të destinuar për të burgosurit, blerë për 2 milionë euro nga Ministria e Drejtësisë në mars të vitit 2017, duket se fshihen ish-ministra të LSI-së dhe ish-Drejtori i Hipotekës, apo eksperti i videos Meta-Prifti, Ermal Beqiri.

Informacionet kanë dalë sot nga Prokuroria e Shtetit.

Fillesat ky skandal  i ka që në vitin 2016, në kohën që u dha tenderi dhe Ministria e Drejtësisë drejtohej nga Ylli Manjani.

Sipas asaj që është raportuar në media, në garë morën pjesë shtatë firma, por plot pesë prej tyre, në mënyrë të çuditshme, nuk paraqitën as ofertën ekonomike.

Më pas, Komisioni i Vlerësimit e lexoi të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga shtatë kompanitë dhe shpalli fituesin në më pak se 48 orë.

Bashkimi i Operatorëve që fitoi tenderin me vlerë 196 milionë lekë të reja e shkatërroi konkurrencën duke bërë një skonto prej vetëm 2 milionë lekësh të reja (sa 1% e vlerës totale).

Në një muaj kohë,pra në kohë rekord Bashkimi i Operatorëve nënshkroi kontratën për furnizimin me 300 byzylykë elektronikë dhe me softëare-in e administrimit të tyre.

Bashkimi i Operatorëve përbëhej nga tri shoqëri shqiptare: Ratech shpk, Fastech shpk dhe Soft & Solutions.

Është pikërisht prania e shoqërisë Soft & Solutions, që e bëri të dyshimtë kltë proces  pas së cilës qëndron Ermal Beqiri. Ky i fundit njihet si njeri i afërt me ish-Ministrin  Ylli Manjani.

Në atë kohë që u dha tenderi, Ermal Beqirinishte përgjegjës i IT-së pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Në fakt Ermal Beqiri ishte një ndër tre ekspertët, të cilët, në vitin 2011, zhvelerësuan akuzat ndaj Ilir Metës për korrupsion, duke treguar se video-përgjimi i bërë nga Dritan Prifti,  ishte manipuluar.

Rihapja e hetimeve për këtë rast u kërkua me ngulm nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj./CNA.al

Abuzim me tenderat/ Arrestohen 4 zyrtarë, në hetim dy ish-ministra

Thellohet skandali/Byzylykët nuk u vendosen të burgosurve

MD merr në dorëzim byzylykët/Ministri teknik urdhëron shkarkimin e dy zyrtarëve (Emrat)

 Skandali me 300 byzylykët/ Petrit Vasili i zhduku dy muaj para zgjedhjeve/ Dyshime për blerje fiktive

Skandali i byzylykëve/ Prokuroria pushon hetimet

Skandali i byzylykëve/ Gjykata urdhëron të regjistrohet procedimi penal

Gjithollogu i dështuar i politikës

 





Lajmet e fundit nga